A e zbulon veshja personalitetin tim?
Kapitulli 11
A e zbulon veshja personalitetin tim?
«NUK është shumë i shkurtër,—u bërtiste me sa kishte në kokë Elsa prindërve.—Por jeni ju jashtë mode.» Dhe vrapoi drejt e në dhomën e vet. Për një fund që donte të vishte, grindja u kthye në një dramë. Ndoshta edhe ti ke qenë në qendër të një kundërshtimi të ngjashëm, kur një prind, një mësues apo një punëdhënës ka kritikuar disa mënyra të veshuri që ti i pëlqen shumë. Sipas teje ka qenë një veshje e përshtatshme për rastin, kurse për ata një veshje jo e rregullt. Për ty është një veshje elegante, kurse për ata pa shije dhe provokuese.
Duhet pranuar se shijet ndryshojnë dhe ti ke të drejtë të kesh mendimin tënd. Por, a do të thotë kjo se pa e vrarë shumë mendjen mund të përdorësh çfarëdolloj veshjeje?
A lë përshtypje të mira?
«Ajo që vesh,—thotë një vajzë me emrin Pamela,—tregon në të vërtetë se kush je dhe se çfarë mendon për veten.» Po, veshja lë përshtypje, krijon një pohim tek të tjerët lidhur me ty. Veshja mund të flasë në heshtje për ndërgjegjen, ekuilibrin dhe normat e larta morale, ose mund të tregojë me zë të lartë mosbindje dhe pakënaqësi. Gjithashtu, mund të shërbejë si një mënyrë për t’u identifikuar. Disa të rinj përdorin rroba të shqyera, stilin ‘pank’ ose rroba të kushtueshme me stampë si një shenjë dalluese. Të tjerë përdorin veshjen për të tërhequr vëmendjen e seksit të kundërt ose për t’u dukur më të mëdhenj nga ç’janë.
Prandaj, është e lehtë të kuptosh se përse veshja është kaq e rëndësishme për shumë të rinj. Megjithatë, Xhon T. Moloi, autor i një libri (Dress for Success), vëren: «Mënyra në të cilën vishemi, ka një ndikim të dukshëm tek njerëzit
që takojmë dhe ndikon në një masë të madhe në mënyrën në të cilën na trajtojnë.»S’është për t’u habitur që prindërit i kushtojnë kaq shumë vëmendje mënyrës se si vishesh. Për ta përbën diçka më shumë sesa shija personale. Ata duan që të lësh një përshtypje të mirë, si një person i ekuilibruar dhe i përgjegjshëm. A i plotëson, atëherë, gjithë këto mënyra jote e të veshurit? Nga çfarë udhëhiqesh në zgjedhjen e rrobave?
«Bëj ashtu siç duan të bëjnë të gjithë shokët»
Për shumë të rinj, veshja është një shpallje e pavarësisë dhe e individualitetit të tyre. Por si i ri që je, personaliteti yt gjendet akoma në një gjendje ndryshimi të vazhdueshëm, që akoma zhvillohet dhe ndryshon. Prandaj, edhe pse dëshiron të bësh një shpallje lidhur me veten, ndoshta nuk je edhe aq i sigurt se çfarë duhet të paraqesë dhe si duhet ta paraqesë kjo shpallje atë. Në këtë mënyrë, disa të rinj stolisen në mënyrat nga më të çuditshmet dhe ekstravagantet. Megjithatë, jo vetëm që nuk e krijojnë «individualitetin» e tyre, por thjesht tërheqin vëmendjen drejt papjekurisë së tyre, për të mos përmendur shqetësimin që u krijojnë prindërve.
Të rinjve të tjerë, thjesht u shkrep në kokë të vishen si bashkëmoshatarët, gjë që u jep atyre ndjenjën e sigurisë dhe i identifikon me një grup. Pa dyshim që nuk është detyrimisht e gabuar dëshira për t’u bashkuar me të tjerët. (Krahaso 1. Korintasve 9:22.) Por, a duhet të ketë dëshirë një i krishterë të identifikohet me të rinj jobesimtarë? Gjithashtu, a është e mençur të kërkosh me çdo kusht miratimin e bashkëmoshatarëve? Një vajzë pranoi: «Bëj ashtu siç duan të bëjnë të gjithë shokët e mi e kështu s’kanë ç’të thonë.» Por, çfarë është për ty dikush që të tjerët e tërheqin prej hunde e që i nënshtrohet tekave të të tjerëve? Bibla përgjigjet: «A nuk e dini: në qoftë se e vini veten në shërbim të dikujt . . . jeni skllevër të atij që e dëgjoni?»—Romakëve 6:16, DSF.
Tek të rinjtë, «rëndësia që ata i japin pëlqimit nga të tjerët, mund të bëhet kaq e fuqishme, sa anëtarët e grupit kanë përshtypjen se janë të burgosur nga normat e grupit, duke u varur tek ata [bashkëmoshatarët e tyre] për këshilla se si të vishen, si të flasin, çfarë të bëjnë dhe madje çfarë të mendojnë dhe të besojnë».—Adolescence: Transition From Childhood to Maturity.
Megjithatë, sa janë në gjendje shokët e tu të të japin këshilla të tilla? (Krahaso Mateun 15:14.) A nuk po përballojnë edhe ata të njëjtat dhimbje të rritjes emocionale si edhe ti? A është, atëherë, e mençur që duke u treguar i butë t’u lejosh të vënë norma për ty, madje edhe kur ato janë kundër asaj që duket e pranueshme ose kundër vlerave dhe dëshirave të prindërve?
Sot «në modë», nesër «jashtë mode»
Të rinj të tjerë udhëhiqen nga tekat e modës. Por, sa të ndryshueshme janë këto teka! Na vijnë ndër mend fjalët e Biblës: «Skena e kësaj bote ndryshon.» (1. Korintasve 7:31, BR) Ajo që sot është «në modë», nesër mund të dalë jashtë mode nga të papritura të habitshme (për të mos thënë të kushtueshme). Fundet zgjaten e shkurtohen, pantallonat zgjerohen e ngushtohen, të gjitha në përfitim të prodhuesve dhe stilistëve, të cilët nxjerrin fitime të mëdha nga një publik që manipulohet lehtë.
Le të shohim, për shembull, xhinset me stampë të pak viteve më parë. Brenda një kohe të shkurtër, xhinset ishin shumë në modë. Njerëzit paguanin çmime të tepruara vetëm e vetëm për t’u kthyer në tabela lëvizëse reklamash, që mbanin emra të tillë si Kalvin Klein dhe Gloria Vanderbilt. «Njerëzit i pëlqejnë veshjet me një etiketë»,—thotë Eli Kaplan, presidenti i shtëpisë prodhuese të xhinseve «Sergio Valente». Megjithatë, kush është ky Z. Valente, emri i famshëm i të cilit qepet shumë dukshëm nëpër xhepat e xhinseve? «Ai nuk ekziston»,—raportonte gazeta Newsweek. Gjithashtu, duke dhënë një shpjegim, Kaplan vetë pyet: «Kush do t’i blente xhinset Eli Kaplan?»
«Mos vallë është gabim të ndjekësh modën?»—mund të pyesësh. Jo, detyrimisht. Në kohët biblike, shërbëtorët e Perëndisë visheshin sipas shijeve lokale. Për shembull, Bibla thotë se Tamara vishte një mantel me vija, «sepse kështu visheshin vajzat e mbretit akoma të virgjëra».—2. Samuelit 13:18.
Por, a duhet të bëhemi skllevër të modës? Një vajzë u ankua: «Sheh në dyqan një palë pantallona të bukura,
si ato që veshin të gjithë dhe thua: ‘Mami, m’i bli këto pantallona.’ Kurse ajo të përgjigjet: ‘Jo, mund të t’i qep vetë në shtëpi.’ Unë i them: ‘S’më kuptove. Unë dua këto pantallona.’» Megjithatë, fakti që bëhesh një gur shahu në dorë të stilistëve, a nuk të zhvesh nga individualiteti yt dhe ta errëson personalitetin tënd? A duhet t’i lejosh vetes të kontrollohesh nga reklamat, parrullat provokuese dhe nga emrat e stilistëve me famë?Në Romakëve 12:2, Bibla na thotë: «Mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë.» Cili është «i pëlqyeri vullnet i Perëndisë», kur bëhet fjalë për zgjedhjen e veshjes?
‘Modestë dhe me shije’
Letra e parë e Timoteut 2:9, i inkurajon të krishterët «të stolisen me rroba me shije, me modesti dhe mendje të shëndoshë». (BR) Natyrisht që ‘rrobat me shije’ duhet të jenë të rregullta dhe të pastra. ‘Modestia’ merr parasysh rrethanat. Një kostum i prerë mirë, mund të ishte i përshtatshëm për një lloj pune, por do të ishte i papërshtatshëm në plazh. Anasjelltas, një kostum banjoje do të ishte qesharak po të përdorej në zyrë.
Prandaj, Dëshmitarët e rinj të Jehovait duhet të kenë kujdes që ajo që veshin në mbledhjet e krishtere apo në veprën e predikimit të mos jetë tepër e shkujdesur, por t’i identifikojë ata si shërbëtorë të rinj të Perëndisë. Sill ndër mend fjalët e Pavlit në 2. Korintasve 6:3, 4: «Ne nuk japim asnjë shkas për skandal në asnjë gjë, që të mos shahet shërbesa jonë; por në çdo gjë e rekomandojmë veten tonë si shërbëtorë të Perëndisë.»
Gjithashtu, modestia merr parasysh edhe ndjenjat e të tjerëve. Siç shkroi apostulli Pavël, një i krishterë në veprimet e tij duhet të marrë parasysh jo vetëm ndërgjegjen e tij, 1. Korintasve 10:29) A nuk duhet të kesh veçanërisht kujdes lidhur me ndërgjegjen e prindërve?
por edhe «të tjetrit». (Dobitë e veshjes së përshtatshme
Bibla na flet për kohën kur mbretëresha Ester duhej të paraqitej para të shoqit, mbretit. Por paraqitja e paftuar përpara mbretit përbënte një ofendim, i cili mund të ndëshkohej me vdekje. Pa dyshim, Estera iu lut me zjarr Perëndisë për ndihmën e tij. Por i kushtoi, gjithashtu, vëmendje paraqitjes së saj, ‘duke veshur rrobën mbretërore’ që ishte e përshtatshme për rastin. «Sa e pa mbreti mbretëreshën Ester më këmbë në oborr, ajo fitoi simpatinë e tij.»—Estera 5:1, 2.
Veshja jote tërheqëse, por modeste, mund të të ndihmojë të lësh një përshtypje të mirë kur paraqitesh tek punëdhënësi. Viki L. Baum, drejtoreshë e një qendre orientimi profesional, vëren: «Disa gra hutohen kur paraqiten para punëdhënësit. Mendojnë se është njëlloj sikur të dalin me një djalë dhe përpiqen të duken provokuese.» E çfarë fitojnë? «Vetëm zvogëlojnë aftësitë e tyre profesionale.» Ajo këshillon të mos vishen «gjëra tepër të ngushta ose provokuese».
Edhe djemtë duhet të përpiqen të vishen me shije, kur vihen në kërkim të një pune. Xhon T. Moloi ka vërejtur këtë gjë lidhur me biznesmenët: «I kanë flokët të krehura mirë dhe këpucët të lustruara. Të njëjtën gjë kërkojnë edhe nga të tjerët.»
Nga ana tjetër, veshja jomodeste mund të dëmtojë marrëdhënien tënde me të tjerët. Një revistë (Psychology Today) citonte një anketë mes adoleshentëve, që tregonte se «këmishat dekolte, pantallonat e shkurtra, xhinset e ngushta ose mosmbajtja e sytjenave», kishte shumë rrezik të interpretoheshin nga disa meshkuj si një ftesë seksuale. Një djalë pranoi: «Unë personalisht, e kam të vështirë të mendoj vetëm gjëra të pastra për vajzat, kur shoh mënyrën në të cilën vishen.» Veshja modeste u jep mundësi njerëzve të çmojnë tek ti cilësitë e brendshme. Nëse nuk je i sigurt se
një lloj veshjeje nuk është modeste, kërkoju prindërve një këshillë.Vish ‘njeriun e brendshëm’
Apostulli Pavël i inkurajoi të krishterët që bukuria e tyre të ishte si në «personin e fshehtë të zemrës, në veshjen e pakorruptueshme të frymës së qetë dhe të butë, e cila ka vlerë të madhe në sytë e Perëndisë», po, edhe në sytë e të tjerëve. (1. Pjetrit 3:4, BR) Një veshje në modë mund t’i lërë pa mend bashkëmoshatarët e tu. Megjithatë, nuk janë rrobat që fitojnë zemrën ose që bëjnë shokë të vërtetë. Një gjë e tillë arrihet duke veshur «njeriun e brendshëm», që vepron në personin tënd të brendshëm. (2. Korintasve 4:16, BR) Kush është i bukur përbrenda, do të jetë gjithmonë tërheqës për të tjerët, edhe nëse rrobat e tij apo të saj nuk janë të modës së fundit ose nuk stolisen me etiketa qesharake stilistësh.
Kush e di se si do të jetë moda e ardhshme që do t’i bëjë të rinjtë të vërshojnë drejt dyqaneve. Sido që të jetë, ti mendo për veten! Mbaj norma të larta veshjeje! Shmang veshjet ekstravagante dhe rrobat që provokojnë seksualisht! Mbaj një qëndrim konservativ, duke mos qenë as i pari dhe as i fundit që ndjek një lloj mode! Zgjidh rroba me cilësi, që rrojnë e që nuk u ikën shpejt moda! Sigurohu se rrobat e tua lënë përshtypje të mirë, jo duke shfaqur disa imazhe të krijuara artificialisht nga komplimentet e bashkëmoshatarëve, por duke shfaqur personalitetin tënd të vërtetë!
Pyetje për t’u trajtuar
□ Në ç’mënyrë veshja lë përshtypje?
□ Përse disa të rinj priren të zgjedhin rroba të çuditshme?
□ Deri në ç’masë ndikohesh nga bashkëmoshatarët, kur bëhet fjalë për zgjedhjen e rrobave?
□ Çfarë disavantazhesh ka kur ndiqet gjithmonë moda?
□ Ç’gjë e përcakton një modë si ‘modeste dhe me shije’?
[Diçitura në faqen 94]
«Ajo që vesh, tregon në të vërtetë se kush je dhe se çfarë mendon për veten»
[Figura në faqen 91]
Prindërit shpesh nuk janë dakort me fëmijët e tyre mbi mënyrën se si vishen. A duhet thënë se prindërit janë të dalë jashtë mode?
[Figura në faqen 92]
Shumë të rinj përpiqen ta zbulojnë individualitetin e tyre, duke u veshur në mënyra të çuditshme
[Figurat në faqen 93]
Vishu sipas rrethanave. Veshja flet në emrin tënd.