Seksi dhe morali
Pjesa VI
Seksi dhe morali
Sigurisht që shumë të rinj do të fillojnë ta lexojnë librin nga kjo pjesë. Përse? Sepse asnjë temë tjetër nuk ngjall kaq shumë pyetje, diskutime dhe ngatërresa, sa seksi dhe morali. Megjithatë, morali përfshin shumë më tepër sesa sjellja morale. Për shembull, a mund ta quash të moralshëm një djalë apo vajzë që gënjen e mashtron? Ose, a ka situata në të cilat justifikohet pandershmëria? Lumturisht, Bibla na jep disa norma praktike dhe të drejtpërdrejta mbi çështje të tilla morale.