Si të kapërcej një dashuriçkë?
Kapitulli 28
Si të kapërcej një dashuriçkë?
«PËR shumicën e adoleshentëve,—pohonte një revistë e përhapur ndër të rinjtë,—dashuriçkat janë po aq të zakonshme sa edhe gripi.» U ndodh gati të gjithë të rinjve dhe pothuajse të gjithë ia dalin mbanë ta lënë pas këtë përvojë dhe të arrijnë moshën e rritur, pa cënuar krenarinë dhe ndjenjën e tyre të humorit. Por ama, kur të zë mirë qymyri, nuk është aspak për të qeshur. «Ndihesha i zhgënjyer,—kujton një djalë,—sepse s’mund të bëja asgjë. E dija se ajo ishte shumë e madhe për mua, por më pëlqente. Me të vërtetë nuk dija ku kisha kokën.»
Karakteristikat e një dashuriçke
Nuk është mëkat të dashurohesh pas dikujt, nëse ndjenja të tilla nuk janë imorale apo të gabuara (si për shembull, nëse ai dikushi të ishte i martuar). (Proverbat 5:15-18) Megjithatë, kur je i ri, shpesh «pasionet rinore» i bëjnë zap veprimet dhe mendimet e tua. (2. Timoteut 2:22) Ndërkohë që akoma mëson të sundojë dëshirat e reja dhe të fuqishme, të zhvilluara në moshën e pubertetit, një djalë apo një vajzë e re mund të jetë plot me ndjenja të forta romantike, pa pasur asnjë mbi të cilin t’i shfaqë.
Përveç kësaj, «vajzat bëhen të drejtpeshuara dhe mësojnë të ndihen rehat në shoqëri, shumë më përpara se djemtë». Si pasojë «shpesh shokët e klasës u duken të papjekur dhe jo shumë tërheqës në krahasim me profesorët» apo burra të tjerë më të mëdhenj dhe të paarritshëm. (Revista Seventeen) Pra, një vajzë mund ta shikojë profesorin e saj të preferuar, një këngëtar pop apo ndonjë të njohur më të moshuar si personin «ideal». Shpesh, ndodh ashtu edhe me djemtë. Megjithatë, dashuria që provohet për një person
kaq të largët, sigurisht që bazohet më shumë në fantazi sesa në realitet.Përse dashuriçkat mund të jenë të dëmshme?
Edhe pse në përgjithësi zgjasin çuditërisht pak, dashuriçkat prapëseprapë mund ta dëmtojnë shumë një të ri. Para së gjithash, shumë persona pas të cilëve adoleshentët dashurohen, thjesht nuk janë të denjë për t’u vlerësuar. Një njeri i shquar për urtësi, tha: «Marrëzia është vënë në detyra të larta.» (Eklisiastiu 10:6) Kështu që një këngëtar bëhet idhull për zërin e tij melodioz apo për bukurinë e tij. Por, a është për t’u lavdëruar sjellja e tij morale? Ky person, a «është në Zotërinë» si një i krishterë apo e krishterë e dedikuar?—1. Korintasve 7:39, BR.
Bibla jep edhe këtë paralajmërim: «Miqësia me botën është armiqësi me Perëndinë.» (Jakovit 4:4) A nuk mendon se do të rrezikoje miqësinë me Perëndinë, nëse do të dëshiroje me zjarr një person, sjelljen e të cilit Perëndia e dënon? Përveç kësaj, Bibla urdhëron: «Ruani veten nga idhujt.» (1. Gjonit 5:21) Kur një djalë apo një vajzë e mbush dhomën e tij apo e saj me fotografitë e një divi të muzikës, si do ta quaje ti këtë? A nuk do t’i shkonte për shtat të quhej «idhujtari»? Si do të doje që e gjithë kjo t’i pëlqente Perëndisë?
Disa të rinj, madje lejojnë që fantazitë e tyre ta mposhtin arsyen. Një vajzë thotë: «Sa herë që e pyes se çfarë ndien për mua, gjithmonë më thotë se nuk ndien asgjë. Por nga shikimet e tij dhe mënyra se si vepron, mund të them se nuk
është e vërtetë.» I riu në fjalë është përpjekur të shfaqë mosinteresimin e tij, duke u treguar i sjellshëm, por ajo nuk do ta marrë si një refuzim.Një vajzë tjetër, që i ishte prishur mendja pas një këngëtari të famshëm, shkruan: «Dua që të bëhet i dashuri im dhe jam lutur që kjo dëshirë të më plotësohet! Flija me albumin e tij, sepse kështu mund të qëndroja sa më afër tij. Kam arritur deri në atë pikë që nëse nuk arrij ta kem, do të vras veten.» A mund t’i pëlqejë një pasion kaq i paarsyeshëm Perëndisë, i cili na urdhëron që t’i shërbejmë me «mendje të shëndoshë»?—Romakëve 12:3, BR.
Në Proverbat 13:12, Bibla thotë: «Pritja e zgjatur e ligështon zemrën.» Pra, është keq të ushqesh pritje romantike për një marrëdhënie të pamundur, sepse dashuria që nuk përgjigjet është përcaktuar nga mjekët si shkak për «dëshpërim, ankth e hidhërim . . . pagjumësi ose plogështi, dhimbje në kraharor ose vështirësi në frymëmarrje». (Krahaso 2. Samuelit 13:1, 2.) Një vajzë marrëzisht e dashuruar rrëfen: «Nuk ha dot. . . . S’më bëhet të studioj. . . . E ëndërroj me sy hapur. . . . Ndihem përtokë.»
Mendo se ç’dëm që shkakton kur lejon që jeta jote të mbizotërohet nga një iluzion. Dr. Lorens Boman vëren se një nga shenjat e para të një dashuriçke të shfrenuar, është «rënia e angazhimit në shkollë». Një pasojë tjetër e zakonshme është izolimi nga miqtë dhe familja. Gjithashtu mund të pasojë poshtërimi. «Më vjen turp ta pranoj,—thotë shkrimtari Xhil Shvarc,—por, kur më zuri qymyri me
Xhudin jam sjellë si një palaço.» Edhe shumë kohë pasi kjo dashuriçkë kalon, mund ta kesh të vështirë të harrosh kohën kur i vije rrotull dikujt, ndonjë skenë që ke bërë në publik dhe në përgjithësi se si bëheshe qesharak.Shihe realitetin në sy!
Mbreti Solomon, një nga njerëzit më të mençur që kanë jetuar ndonjëherë, u dashurua marrëzisht pas një vajze që nuk iu përgjigj ndjenjave të tij. Shkroi për të disa nga vargjet më të bukura të të gjitha kohërave, duke i thënë se ishte «e bukur si hëna e plotë, e pastër si dielli që shkëlqen», e megjithatë nuk pati as më të voglin rezultat!—Kënga e këngëve 6:10, BR.
Megjithatë, më në fund, Solomoni i braktisi përpjekjet e tij për ta fituar. Po ti, si mund të fitosh kontrollin mbi ndjenjat e tua? «Kush i beson zemrës së tij është budalla»,—thotë Bibla. (Proverbat 28:26) Kjo është veçanërisht e vërtetë kur humbet në ndonjë ëndërr romantike. Nga ana tjetër, «ai që ecën me urtësi do të shpëtojë». Kjo do të thotë t’i shohësh gjërat ashtu siç janë.
«Si i bëhet për të dalluar nëse një shpresë është me themel apo jo?—pyet dr. Houard Halpern.—Duke i parë faktet me kujdes dhe objektivitet.» Mendo: Sa mundësi ka që të lindë një marrëdhënie e vërtetë romantike me atë person? Nëse bëhet fjalë për ndonjë të famshëm, ka mundësi që kurrë të mos kesh rast ta takosh. Mundësitë janë, gjithashtu, të pakta kur personi në fjalë është më i madh se ty, si për shembull, një profesor.
Për më tepër, a ka treguar deri tani personi që të pëlqen, ndopak interes për ty? Nëse jo, a ka ndonjë arsye të vlefshme për të besuar që gjërat do të ndryshojnë në të ardhmen? Apo je ti që interpreton fjalë dhe gjeste të pafajshme si një shenjë interesimi romantik nga ana e tij apo e saj? Dhe, meqë ra fjala, në shumicën e vendeve është zakon që burrat të marrin iniciativën në punët e zemrës. Një vajzë mund të poshtërohet, nëse i qepet nga pas me këmbëngulje dikujt që as që i shkon mendja për të.
Veç kësaj, çfarë do të bëje ti, nëse dashuria jote do të gjente përgjigje? A je në gjendje të mbash përgjegjësitë që sjell martesa? Nëse jo, «elimino nga zemra jote trishtimin», duke hedhur tej fantazitë. Ka «një kohë për të dashuruar» dhe ajo kohë mund të vijë disa vite më pas, kur të jesh më i apo e rritur.—Analizo ndjenjat e tua!
Dr. Çarls Zastrou vëren: «Dashuriçkat lindin kur idealizohet personi pas të cilit bie në dashuri, duke e parë si ‘të përsosur’; d.m.th., nxirret si përfundim se ka të gjitha karakteristikat e dëshiruara në një bashkëshort apo bashkëshorte.» Megjithatë, nuk ekziston asnjë «i përsosur», «sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë»,—thotë Bibla.—Romakëve 3:23.
Prandaj, pyet veten: «A e njoh me të vërtetë mirë personin që dëshiroj kaq shumë? A jam dashuruar pas një ideali? A i mbyll sytë para të metave të tij?» Një vështrim objektiv i djalit apo i vajzës së ëndrrave të tua, mund të mjaftojë për të të nxjerrë nga kjo mpirje romantike. Gjithashtu, është e dobishme të analizosh se çfarë lloj dashurie ndien për atë person. Shkrimtarja Keti MekKoi thotë: «Dashuria e papjekur mund të lindë dhe të zhduket brenda një çasti . . . Vëmendja u është drejtuar vetë juve dhe jeni të dashuruar thjesht pas idesë se ke rënë në dashuri . . . Dashuria e papjekur është ngulmuese, zotëruese dhe xheloze. . . . Dashuria e papjekur kërkon përsosmërinë.»—Shiko dallimin me 1. Korintasve 13:4, 5.
Si ta heqësh personin nga mendja
Duhet të pranosh se asnjë arsyetim në botë nuk mund t’i fshijë krejtësisht ndjenjat e tua. Por, mund të shmangësh rëndimin e problemit. Duke lexuar romane therëse dashurie, duke parë në televizor filma me dashuri, apo vetëm duke dëgjuar një lloj të veçantë muzike, mund ta rritësh ndjenjën e Proverbat 26:20.
vetmisë. Përpiqu, pra, të mos e bluash situatën në mendje! «Kur mungojnë drutë, zjarri shuhet.»—Një dashuri e imagjinuar nuk mund të zëvendësojë ata që me të vërtetë të duan dhe interesohen për ty. Mos ‘u veço’. (Proverbat 18:1) Sigurisht, mund të vëresh se prindërit e tu mund të të ndihmojnë shumë. Me gjithë përpjekjet që bën për t’i fshehur ndjenjat, ka shumë mundësi që ata tashmë ta kenë kuptuar se diçka të bren nga brenda. Përse nuk u afrohesh atyre e t’u hapësh zemrën? (Krahaso Proverbat 23:26.) Edhe një i krishterë i pjekur mund të tregohet një person i besuar.
«Zëre kohën me diçka»,—këshillon Ester Davidoviç, që shkruan për adoleshentët. Kushtoju një veprimtarie që të pëlqen, bëj ushtrime fizike, studio një gjuhë të huaj, ndërmerr një kërkim mbi ndonjë argument biblik. Përqendrimi në veprimtari të dobishme mund ta lehtësojë shërimin nga pasioni për dikë.
Nuk është e lehtë të kapërcesh një dashuriçkë. Por me kalimin e kohës dhimbja do të zvogëlohet. Do të kesh mësuar shumë rreth vetvetes e ndjenjave të tua dhe do të jesh më mirë i përgatitur apo e përgatitur për të ardhmen kur do të paraqitet dashuria e vërtetë! Por si mund ta njohësh «dashurinë e vërtetë»?
Pyetje për t’u trajtuar
□ Përse dashuriçkat janë të zakonshme ndër të rinjtë?
□ Cilët persona janë shpesh objekt i fantazive romantike të të rinjve dhe përse?
□ Përse dashuriçkat mund të jenë të dëmshme?
□ Çfarë mund të bëjë një djalë apo një vajzë për të kapërcyer një dashuriçkë?
□ Ç’mund të bëjë një i ri për të mos ushqyer një ëndërr dashurie?
[Diçitura në faqen 223]
‘Nuk ha dot. S’më bëhet të studioj. E ëndërroj me sy hapur. Ndihem përtokë’
[Figura në faqen 220]
Dashuriçkat për persona të seksit të kundërt më të mëdhenj në moshë dhe të paarritshëm, janë bërë gati të zakonshme
[Figura në faqen 221]
Një vështrim i kthjellët dhe objektiv mbi këtë person, mund të të shërojë nga mendimet e tua romantike