Si mund të fitoj më shumë liri nga prindërit?
Kapitulli 3
Si mund të fitoj më shumë liri nga prindërit?
TI thua se je mjaft i madh për të qëndruar jashtë deri natën vonë gjatë fundjavëve. Ata thonë se duhet të kthehesh shpejt. Ti thua se dëshiron të shikosh atë film të ri për të cilin flasin të gjithë. Ata thonë s’ke për ta parë. Ti thua se ke njohur disa miq të mirë, me të cilët të pëlqen të shoqërohesh. Ata thonë se më parë do t’u pëlqente të njiheshin me ta.
Kur je adoleshent, nganjëherë mund të të duket se prindërit ushtrojnë në jetën tënde një ndikim që të zë frymën. Duket se çdo fjalë «dua», ndiqet në mënyrë të pashmangshme nga një «jo, nuk është e mundur». «Syve zhbirues» të prindërve nuk u shpëton asnjë aspekt i jetës sate. Denisa 15-vjeçare thotë: «Babi do të dijë gjithmonë se ku jam dhe kur do të kthehem. Shumë prindër bëjnë kështu. A duhet patjetër të dinë gjithçka? Duhet të më japin më shumë liri.»
Përveç kësaj, të rinjtë ankohen se prindërit nuk i respektojnë. Në vend që të tregojnë se kanë besim në ta, i gjykojnë fajtorë pa asnjë provë kur diçka nuk shkon mirë. Në vend që t’i lejojnë të vendosin për veten, i kufizojnë me shumë rregulla.
«Ankth»
A të trajtojnë ndonjëherë prindërit si kalama? Nëse po, mos harro se jo shumë kohë më parë ishe vërtet kalama. Imazhi që kanë prindërit për ty si një fëmijë i
pambrojtur, është akoma i freskët në mendjen e tyre dhe nuk mund të hiqet lehtë. Akoma u vijnë ndër mend gabimet e tua fëminore e prandaj duan të të mbrojnë, do apo s’do ti.Hovi për të të mbrojtur është shumë i fuqishëm. Kur mami dhe babi nuk punojnë për të të siguruar një strehë ku të futësh kokën, veshje apo ushqim, ata shpesh rropaten për faktin se duan të të sigurojnë mësim, stërvitje dhe madje mbrojtje. Interesi i tyre për ty nuk është i rastit. Ata janë përgjegjës përpara Perëndisë për mënyrën se si të edukojnë. (Efesianëve 6:4) Ata shqetësohen, kur duket se diçka e kërcënon mirëqenien tënde.
Le të shohim prindërit e Jezu Krishtit. Pas një vizite në Jerusalem, ata morën rrugën e kthimit pa u rënë ndër mend se ai nuk ishte me ta. Kur e vunë re mungesën e tij, e kërkuan me ngulm e madje të merakosur. Kur më në fund «e gjetën në tempull», nëna e Jezuit thërriti: «Bir, pse Luka 2:41-48) Kur Jezui, një fëmijë i përsosur u shkaktonte shqetësim prindërve, mendo sa shumë telashe mund t’u shkaktosh ti prindërve të tu!
na e bëre këtë? Ja, yt atë dhe unë, në ankth, po të kërkonim!» (Le të marrim, për shembull, konfliktin që s’ka të sosur, lidhur me orën kur duhet të kthehesh në shtëpi. Ndoshta nuk sheh asnjë arsye për të qenë i kufizuar në këtë mënyrë. Por, a i ke parë ndonjëherë gjërat nga pikëpamja e prindërve të tu? Disa fëmijë shkolle, autorë të librit Libri i fëmijëve për prindërit (The Kids’ Book About Parents), u përpoqën ta bënin këtë. Ata bënë një listë me ato që i quanin «fantazitë që mund t’u shkonin nëpër mend prindërve mbi faktin se çfarë mund të bënin fëmijët kur nuk ishin në shtëpi në kohën e caktuar». Në listë ishin përfshirë gjëra të tilla si: të drogohesh, të bësh ndonjë aksident automobilistik, të sorollatesh nëpër parqe, të të arrestojnë, të shkosh për të parë filma porno, të shesësh narkotikë, të të dhunojnë apo të të sulmojnë, të përfundosh në burg dhe të turpërosh emrin e familjes.
Jo të gjithë prindërit arrijnë në përfundime të tilla në dukje të tendosura. Por, a nuk është e vërtetë se shumë të rinj janë ngatërruar me gjëra të tilla? Prandaj, a duhet të hidhesh përpjetë nga ideja se mund të jetë e rrezikshme të qëndrosh jashtë deri natën vonë dhe me shoqëri të këqija? Ja, përse edhe prindërit e Jezuit donin të dinin se ku ndodhej!
Përse tregojnë kujdes të tepërt?
Disa të rinj thonë se frika e prindërve se mos u ndodh diçka e keqe fëmijëve gati të bezdis. Por, mos harro sa kohë dhe dashuri të kanë dedikuar. Mendimi se po rritesh dhe përfundimisht do t’i lësh, mund t’i shqetësojë prindërit e tu. Një prind shkroi: «Djali, fëmija i vetëm, tani është nëntëmbëdhjetë vjeç dhe s’mund ta duroj mendimin se një ditë do të ikë nga shtëpia.»
Disa prindër priren në këtë mënyrë t’u qëndrojnë mbi kokë ose të kujdesen tepër për fëmijët e tyre. Megjithatë, do të ishte vërtet gabim që ti nga ana jote të reagoje keq. Një grua e re kujton: «Deri rreth moshës 18 vjeç, unë dhe nëna ishim shumë të lidhura. . . . [Por] ndërsa rritesha, filluam të kishim probleme. Unë doja të kisha njëfarë pavarësie, të cilën ajo duhej ta kishte parë si një kërcënim për marrëdhënien tonë. Ajo nga ana e vet filloi të përpiqej të më mbante më afër, kurse unë reagoja duke u larguar gjithnjë e më shumë.»
Është mirë të kesh njëfarë pavarësie, por jo në dëm të lidhjeve të tua familjare. Si mund të krijosh marrëdhënie prej të rriturish me prindërit, të bazuara në kuptueshmërinë reciproke, tolerancën dhe respektin? Para së gjithash, respekti ngjall respekt. Njëherë, apostulli Pavël kujtoi: «Etërit tanë sipas mishit i patëm për të na ndrequr dhe i nderonim ata.» (Hebrenjve 12:9) Prindërit e këtyre të krishterëve të hershëm nuk ishin të pagabueshëm. «Ata na ndreqën . . . ashtu siç u dukej më mirë»,—vazhdoi Pavli në vargun 10.
Ndonjëherë, këta njerëz gabuan në gjykimet e tyre. Megjithatë, e meritonin respektin e fëmijve të tyre, ashtu siç e meritojnë prindërit e tu. Fakti se mund të jenë nga ata lloj personash që të rrinë si çekiç mbi kokë, nuk është një arsye për të qenë të pabindur. Respektoji ashtu siç dëshiron të të respektojnë.
Keqkuptime
Mos vallë të ka ndodhur ndonjëherë të kthehesh vonë në shtëpi për rrethana të paparashikuara? A e kanë dramatizuar prindërit çështjen? Këto keqkuptime të sigurojnë një tjetër mundësi për të fituar respekt. Sill ndër mend Luka 2:49) Pa dyshim që prindërit e Jezuit u mahnitën nga pjekuria që tregoi ai. Prandaj, «përgjigjja e ëmbël» jo vetëm «fashit zemërimin», por edhe të ndihmon të fitosh respektin e prindërve.—Proverbat 15:1.
se çfarë qëndrimi mbajti i riu Jezu, kur prindërit e tij të tronditur e gjetën më në fund në tempull, duke folur me çiltërsi për Fjalën e Perëndisë me disa mësues. A u lëshua Jezui në ndjenja të pafrenueshme, apo ia plasi të qarit dhe u ankua se sa të padrejtë ishin treguar duke vënë në dyshim motivet e tij? Vëre përgjigjen e tij të qetë: «Përse më kërkonit? A nuk e dinit se më duhet të merrem me punët e Atit tim?» (Norma dhe rregulla
Edhe mënyra se si u përgjigjesh kërkesave të prindërve ka të bëjë shumë me mënyrën se si do të trajtohesh. Disa të rinj rrinë tërë hundë e buzë, gënjejnë ose haptazi tregohen të pabindur. Përpiqu të sillesh më shumë si i rritur! Nëse kërkon leje të qëndrosh jashtë deri natën vonë, mos e kërko si kalama dhe mos u anko se «të gjithë fëmijët e tjerë mund të qëndrojnë jashtë deri vonë».
Shkrimtarja Andrea Eagan këshillon: «[Thuaju] sa më shumë që të mundesh se çfarë dëshiron të bësh, në mënyrë që të kuptojnë vërtet situatën. . . . Kur u thua gjithçka se ku e me kë do të shkosh dhe përse është e rëndësishme që të qëndrosh më vonë, . . . ndoshta të thonë se mund të shkosh.»Ose nëse prindërit dëshirojnë të njihen me shokët e tu, ashtu siç e kanë për detyrë të bëjnë, mos u bëj si fëmijë qaraman. Revista Seventeen sugjeronte: «Herë pas here silli shokët në shtëpi, në mënyrë që kur të thuash se po shkon në kinema me Bledin, babi të mos ketë arsye për të ulëritur nga dhoma tjetër: ‘Me Bledin? Bledi kush?’»
«Do t’i jepet edhe më»
Eltoni buzëqesh kur flet për vëllain e tij më të vogël, Rolandin. «Kemi vetëm 11 muaj diferencë,—thotë ai,—megjithatë prindërit na trajtonin shumë ndryshe. Mua më jepnin shumë liri. Më linin të përdorja makinën. Një vit madje më lejuan të merrja me vete një vëlla më të ri se unë për një udhëtim në Nju Jork.
Kurse me Rolandin ndryshonte puna,—vazhdon Eltoni.—Nuk i jepej asnjëherë shumë liri. Madje kur i erdhi mosha, babi as nuk e mori mundimin ta mësonte të ngiste makinën. Dhe kur mendonte se ishte mjaft i rritur për të filluar të shoqërohej me vajza, prindërit nuk e lejonin.»
Mbajtje me hatër? Jo. Eltoni shpjegon: «Rolandi kishte prirje të ishte i papërgjegjshëm. I mungonte iniciativa. Shpesh, i linte pa kryer detyrat që i caktoheshin. Unë kurrë nuk ua ktheja prindërve, kurse Rolandi pa iu bërë vonë thoshte se nuk ishte dakort. Kjo gjë po atij i binte përsëri në kurriz.» Në Mateun 25:29 Jezui tha: «Atij që ka do t’i jepet edhe më e do të ketë me bollëk të madh, por atij që nuk ka, do t’i merret edhe ajo që ka.»
Mateu 21:28, 29) Bindi prindërit se nëse të kërkojnë të bësh diçka, sado e vogël që të jetë, është njëlloj sikur u tha, u bë.
A dëshiron të kesh më shumë liri dhe përgjegjësi? Atëherë tregohu i denjë për besim! Merre seriozisht çdo detyrë që të caktojnë prindërit! Mos i përngjaj të riut në një nga shëmbëlltyrat e Jezuit! I ati i tha djalit: «Bir, shko sot të punosh në vreshtin tim.» Djali tha: «‘Po, imzot, do ta bëj’, por nuk shkoi.» («U tregova prindërve se isha i aftë të plotësoja përgjegjësitë,—kujton Eltoni.—Ata më dërgonin në bankë, më linin të paguaja faturat e shërbimit komunal, të shkoja në supermerkatë e të bëja pazarin. Kur mamasë i duhej të punonte, unë përgatisja madje edhe për të ngrënë.»
Merr iniciativën
Po sikur prindërit mos të të besojnë detyra të tilla? Merr iniciativa të ndryshme! Revista Seventeen sugjeronte: «Tregohu i gatshëm të gatuash një drekë për familjen dhe thuaju prindërve se dëshiron të bësh vetë gjithçka: menunë, llogaritjen e shpenzimeve, listën e gjërave që duhen blerë, pazarin, gatimin dhe pastrimin.» Po qe se gatimi nuk është pika jote e fortë, hidh sytë përqark e shiko ç’gjë tjetër mund të bësh! Nuk ke pse pret urdhër nga prindërit që të luash vendit kur janë pjatat për t’u larë, dyshemeja për t’u pastruar dhe dhomat për t’u rregulluar.
Shumë të rinj bëjnë punë gjysmëditore gjatë verës apo fundjavëve. Nëse është kështu edhe në rastin tënd, a ke treguar se je i aftë të kursesh dhe të administrosh të ardhurat e tua? A je treguar i gatshëm të kontribuosh për qiranë dhe për ushqimin? (Mund të mbetesh gojëhapur po të pyesësh se sa kushton një dhomë me qira në zonën tënde.) Duke bërë kështu mund të kesh më pak para në xhep, por prindërit do të jenë të prirur të të japin më shumë liri tek shohin se tregohesh i matur në përdorimin e parasë.
Më shumë fushë të lirë veprimi
Prindërit duhet të jenë miqtë tanë të besuar, një burim i pashtershëm këshillash. (Krahaso Jereminë 3:4.) Megjithatë, kjo nuk do të thotë se duhet të nxitosh tek ata për çdo vendim të parëndësishëm. Vetëm duke përdorur «aftësitë e tua shquese», fiton besim në aftësinë tënde për të marrë vendime.—Hebrenjve 5:14, BR.
Prandaj, në vend që të nxitosh tek prindërit që në shenjën e parë të shqetësimit më të vogël, përpiqu më parë t’i japësh zgjidhje problemit në mendjen tënde. Në vend që të tregohesh «tepër i nxituar» ose impulsiv lidhur me çështjet, ndiq këshillën e Biblës për «të shqyrtuar njohurinë» më parë. (Isaia 32:4, BR) Bëj disa kërkime, veçanërisht nëse hyjnë në lojë parimet biblike. Pasi t’i kesh vlerësuar çështjet me qetësi, atëherë shko tek prindërit. Shpjego situatën dhe mos thuaj gjithmonë: «Babi, ç’duhet të bëj?» «Mami çfarë do të kishe bërë ti?» Tregoju se si ke arsyetuar mbi situatën dhe më pas kërko mendimin e tyre.
Prindërit tani shohin se ti nuk flet më si një kalama, por si i rritur. Ke bërë një hap të madh përpara, duke treguar se po bëhesh një i rritur që meriton deri diku liri. Prindërit patjetër mund të fillojnë të të trajtojnë si një të rritur.
Pyetje për t’u trajtuar
□ Përse prindërit shpesh shqetësohen shumë për të mbrojtur fëmijët e tyre dhe për të ditur se ku ndodhen?
□ Përse është e rëndësishme t’i trajtosh prindërit me respekt?
□ Cila është mënyra më e mirë për të zgjidhur keqkuptimet me prindërit?
□ Si mund t’i zbatosh normat dhe rregullat e prindërve e megjithatë të kesh njëfarë lirie?
□ Në cilat mënyra mund t’u tregosh prindërve se je i përgjegjshëm?
[Diçitura në faqen 29]
«Babi do të dijë gjithmonë se ku jam dhe kur do të kthehem. . . . A duhet patjetër të dinë gjithçka?»
[Figura në faqen 27]
A të duket sikur prindërit të kanë mbyllur në një kafaz?
[Figura në faqen 30]
Mbaj qetësinë kur të ndodhin keqkuptime dhe do të fitosh respekt