Nga Egjipti në Tokën e Premtuar
Nga Egjipti në Tokën e Premtuar
NJERËZIT ngado e dinë se si doli Izraeli nga Egjipti. Por çfarë i priste Moisiun dhe popullin e Perëndisë pasi kaluan Detin e Kuq? Çfarë drejtimi morën dhe si arritën deri në lumin Jordan për të hyrë më pas në Tokën e Premtuar?
Synimi i tyre ishte të shkonin në vendin e Kanaanit, por Moisiu nuk mori rrugën më të shkurtër që shtrihej rreth 400 km përgjatë bregut ranor të Detit Mesdhe, e cila do t’i kishte çuar drejt e në Filisti, që ishte territori i armiqve të tyre. Madje ai as nuk u priu në brendësi të gadishullit të Sinait, që ishte një zonë e paanë, ku vapa përvëluese piqte rrafshnaltën plot zhavorr dhe gur gëlqeror. Jo, Moisiu e çoi popullin drejt jugut, duke zbritur nëpër rrafshin e ngushtë bregdetar. Fushimi i parë u bë në Marah, ku Jehovai e ktheu ujin e hidhur në të ëmbël. * Pasi u nisën nga Elimi, populli murmuriti për ushqimin dhe Perëndia dërgoi shkurta e pastaj mana. Kur ishin në Refidim, uji u bë përsëri shkak për grindje. Po atje, amalekitët që sulmonin ishin mundur dhe vjehrri i Moisiut e nxiti atë vetë të kërkonte ndihmë nga burra që ishin të zotë.—Da, kap. 15-18.
Më pas, Moisiu i priu Izraelit drejt maleve më në jug dhe fushoi në malin e Sinait. Atje populli i Perëndisë mori Ligjin, ndërtoi tabernakullin dhe bëri flijime. Vitin e dytë, u nisën drejt veriut, duke përshkuar një «shkretëtirë të madhe e të frikshme». Ky udhëtim për në viset e Kadeshit (Kadesh-Barnea) me sa duket zgjati 11 ditë. (Lp 1:1, 2, 19; 8:15) Meqenëse u frikësua nga fjalët jo të mira që thanë dhjetë zbuluesit, popullit iu desh të endej për 38 vjet nëpër ato vise. (Nu 13:1–14:34) Disa nga ndalimet e tyre u bënë në Abronah dhe Ezion-Geber, e më pas u kthyen përsëri në Kadesh.—Nu 33:33-36.
Më në fund, erdhi koha që Izraeli t’i afrohej Tokës së Premtuar. Megjithatë, izraelitët nuk morën rrugën drejt veriut. Rruga që ndoqën i çoi përreth zonës qendrore të Edomit dhe drejt veriut nëpër «rrugën e mbretit», domethënë nëpër Rrugën Mbretërore. (Nu 21:22; Lp 2:1-8) Nuk ishte aspak e lehtë që një komb i tërë me fëmijë, kafshë dhe tenda të kalonte nëpër atë shteg. Ata duhej të dredhonin duke zbritur e duke u ngjitur nëpër humnerat e thepisura të Zeredit dhe Arnonit (rreth 520 m të thella).—Lp 2:13, 14, 24.
Së fundi, izraelitët mbërritën në malin e Nebos. Miriami kishte vdekur në Kadesh, dhe Aaroni në malin e Horit. Kurse Moisiu vdiq aty afër, nga ku mundi të shihte vendin që e kishte dëshiruar shumë. (Lp 32:48-52; 34:1-5) Tani i erdhi radha Josiut ta printe Izraelin drejt atij vendi, duke përfunduar një udhëtim që kishte nisur 40 vjet më parë.—Js 1:1-4.
[Shënimi]
^ par. 3 Vendndodhja e saktë e shumicës së vendeve ku fushuan nuk dihet.
[Kutia në faqen 8]
LIBRA TË BIBLËS TË ASAJ PERIUDHE:
Zanafilla
Dalja
Levitiku
Numrat
Ligji i përtërirë
Jobi
Psalmet (pjesërisht)
[Harta në faqen 9]
(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)
Rruga e eksodit
Rruga që bëri Izraeli
A7 EGJIPT
A5 Ramses?
B5 Sukot?
C5 Etam?
C5 Pihahirot
Ç6 Marah
Ç6 Elim
D6 SHKRETËTIRA E SINIT
D7 Dofkah
DH8 Refidim
DH8 M. Sinai (Horeb)
DH8 SHKRETËTIRA E SINAIT
DH7 Kibrot-Hatavah
E7 Hazerot
E6 Rimon-Perez
E5 Risah
E3 Kadesh
E3 Bene-Jakan
E5 Hor-Hagidgad
Ë5 Jotbatah
Ë5 Abronah
Ë6 Ezion-Geber
E3 Kadesh
E3 SHKRETËTIRA E ZINIT
Ë3 M. Hor
Ë3 Zalmonah
F3 Punon
F3 Ije-Abarim
F2 MOAB
F1 Dibon
F1 Almon-Diblataim
Ë1 Jeriko
[Vende të tjera]
A3 GOSHEN
A4 On
A5 Memfis (Nof)
B3 Zoan
B3 Tahpanes
C5 Migdol
Ç3 SHUR
Ç5 SHKRETËTIRA E ETAMIT
DH5 SHKRETËTIRA E PARANIT
E1 FILISTI
E1 Ashdod
E2 Gazë
E2 Beer-Shebë
E3 Azmon
E3 NEGEB
Ë1 Jerusalem
Ë1 Hebron (Kiriat-Arba)
Ë2 Arad (i Kanaanit)
Ë4 SEIR
Ë4 EDOM
F7 MIDIAN
Rrugët kryesore
Rruga për në vendin e filistinëve
Rruga për në Shur
F4 Rruga e mbretit
Udhë karvanësh
Rruga El Haj
[Malet]
DH8 M. Sinai (Horeb)
Ë3 M. Hor
F1 M. Nebo
[Masa ujore]
D2 Deti Mesdhe (Deti i Madh)
Ç7/E7 Deti i Kuq
F1 Deti i Kripur
[Lumenj dhe përrenj]
A6 Nili
DH3 L.p. të Egjiptit
F2 Arnoni
F3 Zeredi
[Figura në faqen 8]
Karvanët kaluan gadishullin e Sinait
[Figura në faqen 8]
Izraeli fushoi para malit të Sinait
[Figura në faqen 9]
Uji sigurohej nga burimet në Kadesh ose pranë tij
[Figura në faqen 9]
Mbarë Izraeli përshkoi luginën e përroit të Arnonit