KUTIA 10C
Jehovai na ndihmon të ringrihemi
SA ZEMËR marrim kur meditojmë për vegimin mbresëlënës tek Ezekieli 37:1-14! Ai përmban një mësim që na vlen në jetë. Cilin?
Me raste, hallet e jetës na vënë përfund e na rraskapitin kaq shumë, sa mezi vazhdojmë përpara. Megjithatë, në momente të tilla mund të marrim forcë nëse meditojmë për përshkrimin e gjallë në vegimin e Ezekielit për rivendosjen. Pse? Sepse ky vegim na mëson se, përderisa Perëndia ka fuqinë t’u japë jetë eshtrave të vdekura, me siguri do të na japë gjithë forcën e nevojshme për të përballuar çdo lloj vështirësie—edhe ato që na duken si male të pakapërcyeshme.—Lexo Psalmin 18:29; Filip. 4:13.
Ia vlen të kujtojmë se shekuj para ditëve të Ezekielit, profeti Moisi tha se Jehovai kishte jo vetëm fuqinë, por edhe dëshirën që ta përdorte forcën në të mirë të popullit të vet. Moisiu shkroi: «Perëndia është strehë që nga kohët e lashta, me krahët e tij të përjetshëm të mban.» (Ligj. 33:27) Ndaj të mos dyshojmë kurrë se, po t’i kërkojmë ndihmë Jehovait në momente të vështira, ai do të na mbajë me dashuri në krahët e tij dhe do të na ndihmojë me butësi të ringrihemi e të marrim veten.—Ezek. 37:10.