Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KUTIA 20A

Ndarja e vendit

Ndarja e vendit

Përshkrimi me hollësi i kufijve u dha garancinë të mërguarve se vendi i tyre i dashur do të kthehej se s’bën në gjendjen e mëparshme. Ç’mësojmë nga ky vegim? Të shqyrtojmë dy aspekte të tij:

Një vend të sigurt dhe një caktim të çmuar

Çdo i mërguar do të trashëgonte një pjesë të vendit kur të kthehej në Tokën e Premtuar. Edhe sot ka një vend në parajsën e figurshme për të gjithë shërbëtorët e Jehovait. Pavarësisht sa modest mund të jetë roli ynë në organizatë, secili ka një vend të sigurt dhe një caktim të çmuar në këtë parajsë të figurshme. Jehovai i çmon njësoj të gjithë shërbëtorët e tij.

Ndarje e barabartë

Në vegimin e Ezekielit, çdo banor i Tokës së Premtuar, pavarësisht se në ç’territor banonte, kishte mundësi të barabartë të shijonte begatinë e vendit. Edhe sot Jehovai u ka dhënë të gjithë shërbëtorëve të tij mundësi të barabarta për të shijuar bekimet e parajsës së figurshme.