Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KUTIA 1B

Përmbledhje e librit të Ezekielit

Përmbledhje e librit të Ezekielit

Në vija të përgjithshme, libri i Ezekielit ndahet si më poshtë:

KAPITUJT 1-3

Në vitin 613 p.e.s., ndërsa Ezekieli është mes judenjve të mërguar në Babiloni, sheh vegime nga Jehovai dhe caktohet t’u profetizojë judenjve që jetojnë pranë lumit Kebar.

KAPITUJT 4-24

Ndërmjet viteve 613-609 p.e.s., Ezekieli shpall profeci që përmbajnë kryesisht gjykime kundër Jerusalemit dhe banorëve të tij rebelë e idhujtarë.

KAPITUJT 25-32

Duke filluar nga viti 609 p.e.s., vit kur nisi rrethimi i fundit i Jerusalemit nga Babilonia, Ezekieli nuk shpall më gjykime kundër Jerusalemit, por kundër kombeve armike fqinje—Amonit, Edomit, Egjiptit, Moabit, Filistisë, Sidonit dhe Tirit.

KAPITUJT 33-48

Duke filluar nga viti 606 p.e.s., ndërsa Jerusalemi dhe tempulli dergjen nën rrënoja mijëra kilometra larg, Ezekieli përqendrohet në një mesazh shprese—rivendosjen emocionuese të adhurimit të pastër të Perëndisë Jehova.

Ngjarjet në librin e Ezekielit janë renditur në radhë kronologjike dhe sipas temës. Profecitë për shkatërrimin e Jerusalemit dhe të tempullit radhiten para shumicës së profecive për rivendosjen e adhurimit të pastër. Kjo është logjike, sepse profecitë për rivendosjen lënë të kuptohet se në tempull ishte ndërprerë adhurimi.

Për më tepër, profecitë e Ezekielit kundër kombeve fqinje armike (kapitujt 25-32) gjenden ndërmjet mesazheve të gjykimit kundër Jerusalemit dhe profecive për rivendosjen e adhurimit të pastër. Duke komentuar mbi mesazhet e gjykimit kundër këtyre kombeve, një studiues vëren: «Ato përbëjnë procesin e kalimit nga shprehjet e zemërimit të Perëndisë në shprehjet e mëshirës ndaj popullit të vet, sepse ndëshkimi i armiqve është në vetvete pjesë e çlirimit të popullit të Tij.»

Kthehu te kapitulli 1, paragrafi 18