KAPITULLI 9
«Unë do t’ju jap një zemër të bashkuar»
EZEKIELI 11:19, shën.
NË KËTË KAPITULL: Tema e rivendosjes dhe zhvillimi i saj te profecitë e Ezekielit
1-3. Si i tallin babilonasit adhuruesit e Jehovait dhe pse?
IMAGJINO sikur je një jude besnik që jeton në qytetin e Babilonisë. U bë thuajse gjysmë shekulli që populli yt është në mërgim. Siç e ke zakon në Sabat, nisesh të takosh disa bashkëbesimtarë për të adhuruar Jehovain. Ndërsa ecën nëpër rrugët që gëlojnë nga njerëzit, sheh tempuj madhështorë dhe altarë të panumërt. Në këto vende, njerëzit mblidhen për t’u bërë flijime dhe për t’u kënduar himne perëndive, si Marduku.
2 Larg turmave, takohesh me një grup të vogël bashkadhuruesish. * Gjeni një vend të qetë—mbase pranë një kanali të qytetit—që të luteni, të këndoni psalme dhe të lexoni Fjalën e Perëndisë së bashku. Ndërkohë që luteni, dëgjohet kërcitja e lehtë e varkave prej druri të lidhura buzë kanalit. Sa i lehtësuar ndihesh në këtë atmosferë paqësore! Do të doje që vendësit të mos ju gjenin e t’ju prishin mbledhjen, siç e kanë zakon. Po pse e bëjnë këtë?
3 Babilonia ka fituar plot luftëra, dhe njerëzit ia atribuojnë fuqinë e qytetit perëndive pagane. Babilonasit mendojnë se Psal. 137:3) Shumë psalme flasin për fitoret e Sionit, pra të Jerusalemit, mbi armiqtë e Perëndisë. Mbase babilonasit vdesin të tallen sidomos me këto psalme. Ndërsa psalme të tjera flasin për babilonasit. Ja një shembull: «Jerusalemin në një grumbull rrënojash e kanë katandisur. . . . Ata që na rrethojnë, na përqeshin e tallen me ne.»—Psal. 79:1, 3, 4.
shkatërrimi i plotë i Jerusalemit vërteton se perëndia i tyre, Marduku, është më i fortë se Jehovai! Ndaj vënë në lojë Perëndinë tënd e bashkëkombësit e tu dhe ndonjëherë ju thonë duke u tallur: «Na këndoni ndonjë këngë të Sionit!» (4, 5. Pse ishin shpresëdhënëse profecitë e Ezekielit dhe çfarë do të shqyrtojmë në këtë kapitull? (Shih figurën hapëse.)
4 Përveç kësaj ka edhe judenj apostatë që mezi presin të të tallin, ngaqë beson te Jehovai dhe te profetët e tij. Por, pavarësisht nga talljet, adhurimi i pastër ta ngushëllon zemrën ty dhe familjes tënde. Sa mirë ndihesh kur luteni dhe këndoni bashkë! Leximi i Fjalës së Perëndisë ta qetëson shpirtin. (Psal. 94:19; Rom. 15:4) Tani, mendo sikur këtë ditë, një nga bashkadhuruesit ka sjellë në mbledhje diçka speciale—një rrotull me profecitë e Ezekielit. E dëgjon tërë qejf premtimin e Jehovait për t’ju rivendosur në vendin tuaj. Bëhesh me krahë kur lexohet profecia dhe fillon të imagjinosh kohën emocionuese kur ti me familjen do të ktheheni e do të ndihmoni në rivendosjen e adhurimit të pastër.
5 Libri i Ezekielit është plot me profeci për rivendosjen. Le të shqyrtojmë disa nga këto premtime shpresëdhënëse. Si u përmbushën ato profeci për të mërguarit? Ç’domethënie kanë për kohën tonë? Dhe si do të përmbushen në të ardhmen disa prej profecive?
«Ata do të shkojnë në mërgim, do të shkojnë në robëri»
6. Si e kishte paralajmëruar herë pas here Perëndia popullin e tij rebel?
6 Me anë të Ezekielit, Jehovai ia bëri të qartë popullit si do t’i ndëshkonte për udhën e tyre rebele. Ai tha: «Ata do të shkojnë në mërgim, do të shkojnë në robëri.» (Ezek. 12:11) Siç e pamë në kapitullin 6 të këtij libri, Ezekieli e demonstroi këtë gjykim. Gjithsesi, ky s’ishte paralajmërimi i parë. Që në kohën e Moisiut, thuajse një mijë vjet përpara, Jehovai e kishte paralajmëruar popullin se, po të mos hiqnin dorë nga udha rebele, do të përfundonin në mërgim. (Ligj. 28:36, 37) Edhe profetë të tjerë, si Isaia dhe Jeremia, kishin dhënë paralajmërime të ngjashme.—Isa. 39:5-7; Jer. 20:3-6.
7. Në ç’mënyra e ndëshkoi Jehovai popullin e tij?
7 Mjerisht, shumica nuk ua vunë veshin paralajmërimeve dhe ia copëtuan zemrën Jehovait. Nën ndikimin e barinjve të këqij, izraelitët u rebeluan kundër Perëndisë, u bënë idhujtarë, jobesnikë dhe kryen një sërë mëkatesh. Ja pse Jehovai lejoi Ezek. 20:6, 7) Pastaj, ashtu siç kishte parathënë nga shumë kohë, Jehovai e ndëshkoi popullin rebel duke e çuar në mërgim. Në vitin 607 p.e.s., mbreti babilonas, Nabukodonosori, i dha goditjen përfundimtare Jerusalemit, duke e shkatërruar bashkë me tempullin. Mijëra judenj të mbijetuar u morën robër në Babiloni, ku vuajtën talljet dhe kundërshtimin e përshkruar në fillim të kapitullit.
që të vuanin nga zia e bukës—diçka e tmerrshme dhe e turpshme, kur mendon se në vendin e tyre «rridhte qumësht e mjaltë». (8, 9. Si e kishte paralajmëruar Perëndia kongregacionin e krishterë për apostazinë?
8 A përjetoi kongregacioni i krishterë diçka të ngjashme me mërgimin në Babiloni? Po. Ashtu si judenjtë në kohët e lashta, edhe dishepujt e Krishtit u paralajmëruan që më përpara. Në fillim të shërbimit të tij, Jezui tha: «Ruhuni nga profetët e rremë, që vijnë te ju të veshur si dele, por përbrenda janë ujqër të pangopur.» (Mat. 7:15) Vite më vonë, edhe apostulli Pavël u frymëzua të jepte një paralajmërim të ngjashëm: «E di se pas ikjes sime do të hyjnë mes jush ujqër grabitqarë, që nuk do ta trajtojnë kopenë me butësi, dhe nga gjiri juaj do të ngrihen njerëz që do të thonë mësime të shtrembëruara për të tërhequr pas vetes dishepujt.»—Vep. 20:29, 30.
9 Të krishterët mësuan si t’i identifikonin e t’i shmangnin këta njerëz të rrezikshëm. Pleqtë e krishterë u udhëzuan t’i hiqnin apostatët nga kongregacioni. (1 Tim. 1:19; 2 Tim. 2:16-19; 2 Pjet. 2:1-3; 2 Gjon. 10) Gjithsesi, siç ndodhi në rastin e Izraelit dhe të Judës së lashtë, gradualisht, mjaft të krishterë e bënë veshin të shurdhër ndaj këtyre paralajmërimeve. Nga fundi i shekullit të parë, apostazia zuri rrënjë në kongregacion. Gjoni, apostulli i fundit që ishte gjallë në atë kohë, e pa kongregacionin të infektohej nga apostazia dhe nga rebelimi. Ai ishte i vetmi apostull që po shërbente «si forcë frenuese» kundër mësimeve të rreme. (2 Sel. 2:6-8; 1 Gjon. 2:18) Por, çfarë ndodhi pas vdekjes së Gjonit?
10, 11. Si u përmbushën fjalët e ilustrimit të Jezuit për grurin dhe egjrat nga shekulli i dytë i e.s. e më tej?
10 Pas vdekjes së Gjonit filloi të përmbushej ajo që tha Jezui në ilustrimin për grurin dhe egjrat. (Lexo Mateun 13:24-30.) Siç e kishte parathënë Jezui, Satanai mbolli në kongregacionin e krishterë «egjër», pra të krishterë të rremë, dhe kongregacioni nisi të ndotej me shpejtësi. Kushedi sa i pikonte në zemër Jehovait tek shihte kongregacionin e themeluar nga Biri i tij të ndotej nga idhujtaria, praktikat dhe festat pagane, si edhe nga doktrinat e rreme të huazuara prej filozofëve paganë dhe feve satanike! Si reagoi Jehovai? Ai lejoi që populli të çohej në robëri, njësoj si në rastin e Izraelit jobesnik. Aty nga shekulli i dytë i e.s. e më tej, të krishterët ngjashëm grurit gati-gati humbën në mesin e të krishterëve të rremë. Faktikisht, kongregacioni i të krishterëve të vërtetë u bë rob i Babilonisë së Madhe, perandorisë botërore të fesë së rreme. Kurse të krishterët e rremë u bënë pjesë e kësaj perandorie të fëlliqur. Dhe ndërsa të krishterët e rremë shtoheshin, filloi të shfaqej i ashtuquajturi krishterim.
11 Përgjatë shekujve të errët të dominimit të të ashtuquajturit krishterim, kishte disa të krishterë të vërtetë, që në ilustrimin e Jezuit krahasohen me «grurin». Ashtu si judenjtë e mërguar të përmendur tek Ezekieli 6:9, edhe ata e kujtonin Perëndinë e vërtetë. Disa, plot guxim, dolën kundër doktrinave të rreme të të ashtuquajturit krishterim, e si pasojë hasën tallje dhe përndjekje. Por, a do ta linte përgjithmonë Jehovai popullin e tij nën robërinë e fesë së rreme? Kurrsesi! Siç ndodhi me Izraelin e lashtë, zemërimi i Jehovait do të shprehej në masën e duhur dhe për aq kohë sa të ishte e nevojshme. (Jer. 46:28) Për më tepër, Jehovai nuk e la popullin e tij pa shpresë. Le të kthehemi te judenjtë e mërguar në Babiloninë e lashtë e të shohim premtimin shpresëdhënës të Jehovait se robëria do të merrte fund.
«Zemërimi im do të shuhet»
12, 13. Pse do të shuhej zemërimi i Jehovait kundër të mërguarve në kohën e Ezekielit?
12 Jehovai e tregoi hapur se ishte mjaft i zemëruar me popullin e tij, ama edhe i siguroi se nuk do të mbetej përgjithmonë i indinjuar. Vër re si u shpreh: «Zemërimi im do të shuhet, furia ime do të fashitet e unë do të gjej qetësi. Kur të kem shfryrë tërë furinë time mbi ta, ata kanë për ta marrë vesh se unë, Jehovai, kam folur ngaqë kërkoj me këmbëngulje të më përkushtohen vetëm mua.» (Ezek. 5:13) Pse do të shuhej zemërimi i Jehovait?
13 Mes robërve të çuar në mërgim, nuk kishte vetëm judenj jobesnikë, por edhe besnikë. Për më tepër, nëpërmjet Ezekielit Perëndia paratha se disa të mërguar do të pendoheshin. Judenjtë që do t’i brente ndërgjegjja, do të kujtonin gjërat e turpshme që kishin bërë kundër Jehovait e do t’i përgjëroheshin që t’i falte dhe t’i miratonte. (Ezek. 6:8-10; 12:16) Ezekieli ishte midis besnikëve, siç ishin edhe profeti Daniel me tre shokët e tij. Në fakt, Danieli e pa me sytë e vet fillimin dhe fundin e mërgimit. Ai u lut me gjithë shpirt për të shprehur pendim për mëkatet e Izraelit, dhe kjo është dokumentuar te kapitulli 9 i Danielit. S’ka dyshim se ndjenjat e tij përfaqësonin ndjenjat e mijëra të mërguarve që u qante zemra për faljen e Jehovait dhe për bekimet e tij. Sa drithëruese duhet të kenë qenë premtimet e frymëzuara të Ezekielit për çlirimin dhe për rivendosjen!
14. Pse do ta rivendoste Jehovai popullin e tij?
14 Gjithsesi, kishte një arsye edhe më të rëndësishme pse Jehovai do ta çlironte e do ta rivendoste popullin. Robëria e tyre e gjatë nuk do të merrte fund ngaqë e meritonin çlirimin, por ngaqë kishte ardhur koha që Jehovai ta shenjtëronte emrin e tij para tërë kombeve. (Ezek. 36:22) Babilonasit do të merrnin vesh një herë e mirë se perënditë e tyre demonike, si Marduku, nuk krahasoheshin dot me Zotërinë Sovran Jehova. Tani le të shohim pesë premtime që Jehovai frymëzoi Ezekielin t’u thoshte judenjve të mërguar. Fillimisht do të shqyrtojmë domethënien e tyre për të mërguarit besnikë. Pastaj do të trajtojmë si u përmbushën në një shkallë edhe më të madhe.
15. Çfarë do të ndryshonte te mënyra e adhurimit të judenjve të kthyer nga mërgimi?
15 PREMTIMI 1. Idhujtaria dhe praktika të tjera të fëlliqura të fesë së rreme do të merrnin fund. (Lexo Ezekielin 11:18; 12:24.) Siç e pamë në kapitullin 5 të këtij libri, Jerusalemi dhe tempulli ishin ndotur me praktikat e fesë së rreme, të tilla si idhujtaria. Kështu, populli kishte degraduar dhe ishte larguar nga Jehovai. Nëpërmjet Ezekielit, Jehovai paratha se të mërguarit do ta prisnin me padurim kohën kur do t’i riktheheshin adhurimit të pastër e të pandotur. Bekimet e tjera të premtuara do të vareshin nga kjo çështje kryesore: rivendosja e adhurimit të pastër.
16. Çfarë i premtoi Jehovai popullit në lidhje me vendin e tyre?
Ezek. 11:17) Ky ishte një premtim i mrekullueshëm, pasi babilonasit që e qesëndisnin popullin e robëruar, nuk u kishin dhënë fije shprese se do të riktheheshin në tokën e tyre të dashur. (Isa. 14:4, 17) Për më tepër, për sa kohë që të rikthyerit të mbeteshin besnikë, toka do të ishte pjellore dhe do t’u siguronte ushqim e punë të kënaqshme. Turpi dhe mjerimi nga zia e bukës do të ishin thjesht një kujtim i largët.—Lexo Ezekielin 36:30.
16 PREMTIMI 2. Do të rivendoseshin në vendin e tyre. Jehovai u tha të mërguarve: «Do t’ju jap vendin e Izraelit.» (17. Çfarë do të ndodhte me flijimet që i paraqiteshin Jehovait?
17 PREMTIMI 3. Populli do të ofronte sërish flijime në altarin e Jehovait. Siç e pamë në kapitullin 2 të këtij libri, nën Ligjin e Moisiut, flijimet dhe blatimet ishin pjesë thelbësore e adhurimit të pastër. Për sa kohë judenjtë e rikthyer nga mërgimi do t’i bindeshin dhe do të adhuronin vetëm Jehovain, Ai do t’ua pranonte flijimet. Kështu do t’u faleshin mëkatet dhe do të ruanin miqësinë me Perëndinë. Jehovai premtoi: «Mbarë shtëpia e Izraelit do të më shërbejë si një e tërë. Atje do të kënaqem me ju e atje do të kërkoj të paraqitni kontributet dhe frytet e para, tërë gjërat tuaja të shenjta.» (Ezek. 20:40) Po, adhurimi i pastër do të rivendosej e do t’i sillte bekime popullit të Perëndisë.
18. Si do të kujdesej Jehovai për popullin?
18 PREMTIMI 4. Do të çliroheshin nga barinjtë e ligj. Një arsye kryesore pse populli i Perëndisë ishte katandisur aq keq, ishte ndikimi i burrave jobesnikë që merrnin drejtimin. Jehovai premtoi se kjo situatë do të ndryshonte. Ja çfarë tha për barinjtë e ligj: «Nuk do t’i lë më që të kullotin delet e mia . . . Unë do t’i çliroj delet e mia nga goja e tyre.» Njëkohësisht, i siguroi besnikët me fjalët: «Unë do të kujdesem për delet e mia.» (Ezek. 34:10, 12) Si do ta bënte këtë? Duke caktuar si barinj burra besnikë.
19. Çfarë premtoi Jehovai për unitetin?
Ezek. 11:19) Nëse judenjtë e rikthyer do të qëndronin të bashkuar me Perëndinë Jehova dhe me njëri-tjetrin, asnjë kundërshtar s’do t’i mposhtte dot. Si komb, do t’i jepnin sërish lavdi Jehovait në vend se t’i sillnin sharje dhe çnderim.
19 PREMTIMI 5. Mes adhuruesve të Jehovait do të kishte unitet. Imagjino sa e dhimbshme duhet të ketë qenë për adhuruesit besnikë të shihnin përçarjen e popullit të Perëndisë para mërgimit! Nën ndikimin e profetëve të rremë dhe të barinjve jobesnikë, populli u rebelua kundër profetëve besnikë që përfaqësonin Jehovain; madje, shkoi deri aty sa u nda në grupe rivale. Ja pse, një nga aspektet më të bukura të rivendosjes ishte ky premtim që u dha nëpërmjet Ezekielit: «Unë do t’ju jap një zemër të vetme [të bashkuar, shën.] dhe do t’ju përtërij mendjen.» (20, 21. Si u përmbushën premtimet e Perëndisë kur judenjtë u kthyen nga mërgimi?
20 A u përmbushën këto premtime kur judenjtë u kthyen nga mërgimi? Të mos harrojmë fjalët e Josiut, një besniku të lashtësisë: «Nuk mbeti pa u plotësuar as edhe një fjalë nga të gjitha të mirat që ju premtoi Jehovai, Perëndia juaj. Të gjitha dolën të vërteta. Asnjë nuk mbeti pa u plotësuar.» (Jos. 23:14) Në ditët e Josiut, Jehovai kishte mbajtur çdo premtim; njësoj do të bënte edhe me judenjtë e rikthyer.
21 Judenjtë hoqën dorë nga idhujtaria dhe nga çdo praktikë e fëlliqur e fesë së rreme, që i kishte larguar nga Jehovai. Ndonëse dukej e pamundur, u rikthyen në vendin e tyre, kultivuan tokën dhe gëzuan një jetë domethënëse. Ndër gjërat e para që bënë, ishte rindërtimi i altarit të Jehovait në Jerusalem dhe paraqitja e flijimeve të pranueshme. (Ezd. 3:2-6) Jehovai i bekoi me barinj të shkëlqyer, si: Ezdra që ishte prift dhe kopist besnik, Nehemia dhe Zorobabeli që shërbyen si guvernatorë, Josiu që ishte kryeprift dhe Hageu, Zakaria e Malakia, të cilët ishin profetë të guximshëm. Për sa kohë populli ndoqi drejtimin dhe udhëheqjen e Jehovait, gëzoi një unitet që kishte goxha kohë pa e provuar.—Isa. 61:1-4; lexo Jereminë 3:15.
22. Nga e dimë se përmbushja fillestare e profecive të rivendosjes ishte thjesht pamje paraprake e një përmbushjeje më të madhe?
22 Pa dyshim, përmbushja e parë e premtimeve të Jehovait për rivendosjen ishte shumë zemërdhënëse. Gjithsesi, mbetej thjesht pamje paraprake e një përmbushjeje shumë më të madhe. Nga e dimë këtë? Po ja, Jehovai do t’i plotësonte
premtimet vetëm me një kusht: populli duhej të vazhdonte t’i bindej me gatishmëri. Ama, me kalimin e kohës judenjtë nuk u bindën dhe u rebeluan. Sidoqoftë, siç theksoi Josiu, fjala e Jehovait del gjithmonë e vërtetë. Ja pse mund të thuhet se ato premtime do të kishin një përmbushje më të madhe e më afatgjatë. Le të shohim cilën.«Do të kënaqem me ju»
23, 24. Kur dhe si filloi ‘koha e rivendosjes së të gjitha gjërave’?
23 Nga studimi i Biblës dimë se në vitin 1914 ky sistem i lig hyri në periudhën e tij më të errët, në ditët e fundit. Megjithatë, si shërbëtorë të Jehovait kjo nuk na mërzit. Në fakt, Bibla tregon se viti 1914 shënoi fillimin e një periudhe emocionuese—‘të kohës së rivendosjes së të gjitha gjërave’. (Vep. 3:21) Nga e dimë këtë? Po ja, të mendojmë se çfarë ndodhi në 1914-n: Jezu Krishti hipi në fron si Mbret Mesianik. Pse kjo ngjarje shënonte fillimin e rivendosjes? Mos harro se Jehovai i premtoi Davidit që linja e tij mbretërore do të zgjaste përgjithmonë. (1 Kron. 17:11-14) Por ajo linjë u ndërpre në vitin 607 p.e.s., kur babilonasit shkatërruan Jerusalemin dhe i dhanë fund mbretërimit të dinastisë së Davidit.
24 Si «Biri i njeriut», Jezui ishte pasardhës i Davidit, ndaj u bë trashëgimtar i ligjshëm i linjës së tij mbretërore. (Mat. 1:1; 16:13-16; Luka 1:32, 33) Në 1914-n, Jehovai e vuri Jezuin në fron si mbret qiellor dhe kështu filloi ‘koha e rivendosjes së të gjitha gjërave’. Kjo hapi rrugën që Jehovai të përdorte këtë Mbret të përsosur për të vazhduar punën e rivendosjes.
25, 26. (a) Kur mori fund robëria e gjatë nën Babiloninë e Madhe dhe nga e dimë këtë? (Shih edhe kutinë «Pse viti 1919?») (b) Cilat profeci filluan të përmbushen nga viti 1919?
25 Në fillim të mbretërimit të tij, Krishti bashkë me të Atin hetuan mënyrën si ishte organizuar adhurimi i pastër në tokë. (Mal. 3:1-5) Siç kishte parathënë Jezui në ilustrimin e grurit dhe të egjrave, për shumë kohë kishte qenë e pamundur të dalloje grurin (të krishterët e vërtetë të mirosur) nga egjrat (të krishterët e rremë). * Ama, ky dallim u bë i qartë në 1914-n, kur filloi koha e korrjes. Në dekadat para 1914-s, Studentët besnikë të Biblës kishin demaskuar mëkatet e rënda të krishterimit të rremë dhe kishin filluar të largoheshin nga ajo organizatë e korruptuar. Tani ishte koha që Jehovai të rivendoste adhurimin e pastër. Prandaj, në fillim të 1919-s, vetëm pak vite pasi filloi ‘koha e korrjes’, populli i Perëndisë u çlirua plotësisht nga robëria e Babilonisë së Madhe. (Mat. 13:30) Mërgimi mori fund!
26 Profecitë e Ezekielit për rivendosjen nisën të përmbushen në një shkallë shumë më të madhe nga ç’kishte parë ndonjëherë populli i Perëndisë. Tani do të shqyrtojmë përmbushjen më të madhe të pesë premtimeve që diskutuam më herët.
27. Si e pastroi Perëndia popullin e tij nga idhujtaria?
27 PREMTIMI 1. Idhujtaria dhe praktika të tjera të fëlliqura të fesë së rreme do të merrnin fund. Nga fundi i shekullit të 19-të dhe fillimi i shekullit të 20-të, të krishterët besnikë formuan grupe të vogla dhe filluan të braktisnin praktikat e fesë së rreme. Ata hodhën poshtë mësimet jobiblike që i kishin rrënjët te feja e rreme, si Triniteti, pavdekësia e shpirtit dhe ferri i zjarrtë. Gjithashtu, kuptuan qartë se përdorimi i shëmbëlltyrave për të adhuruar Perëndinë është idhujtari. Gradualisht, populli i Perëndisë dalloi edhe se përdorimi i kryqit është formë idhujtarie.—Ezek. 14:6.
28. Në ç’kuptim populli i Jehovait u rivendos në vendin e tij?
28 PREMTIMI 2. Do të rivendoseshin në «vendin» e tyre. Ndërsa braktisnin fenë e rreme, të krishterët besnikë u rivendosën në vendin e tyre, pra në parajsën e figurshme, ku do të bekoheshin gjithmonë me ushqim besimforcues. (Lexo Ezekielin 34:13, 14.) Siç do të trajtohet më gjerësisht në kapitullin 19 të këtij botimi, Jehovai e ka bekuar si kurrë më parë këtë «vend» me ushqim të bollshëm nga Fjala e tij.—Ezek. 11:17.
29. Si mori hov vepra e predikimit duke filluar nga viti 1919?
29 PREMTIMI 3. Populli do të ofronte sërish flijime në altarin e Jehovait. Në shekullin e parë, të krishterët mësuan se Perëndia nuk u kërkonte më që t’i ofronin kafshë, por flijime shumë më të çmuara: fjalët e buzëve të tyre, me të cilat lëvdonin Jehovain dhe u flisnin të tjerëve për Të. (Hebr. 13:15) Gjatë shekujve që ishin nën robërinë e Babilonisë së Madhe, nuk kishte një organizatë që ta drejtonte popullin e Perëndisë të bënte flijime të tilla. Por, nga fundi i robërisë, populli i Perëndisë po i paraqiste këto flijime lëvdimi. Ishin zhytur kokë e këmbë në veprën e predikimit dhe e lëvdonin me gëzim Perëndinë në mbledhje. Nga viti 1919 e më tej, «skllavi besnik dhe i mençur» i ka dhënë rëndësi të jashtëzakonshme veprës së predikimit dhe e ka organizuar më plotësisht. (Mat. 24:45-47) Kështu, ushtria e lëvduesve të emrit të shenjtë të Jehovait është rritur dita-ditës dhe ka paraqitur një lumë flijimesh në altarin e tij.
30. Ç’bëri Jezui për t’i siguruar barinj të mirë popullit të Perëndisë?
30 PREMTIMI 4. Do të çliroheshin nga barinjtë e ligj. Krishti e çliroi popullin e Perëndisë nga barinjtë egoistë dhe të paskrupuj të krishterimit të rremë. Kopeja e Krishtit u pastrua nga kushdo që sillej si ata barinj të rremë. (Ezek. 20:38) Si Bariu i Shkëlqyer, Jezui u sigurua që delet e tij të kishin kujdesin e duhur. Ja pse në vitin 1919 emëroi skllavin besnik e të mençur. Ai grup i vogël me të mirosur besnikë mori drejtimin për të siguruar ushqim besimforcues, që popullit të Perëndisë të mos i mungonte asgjë. Me kohë, pleqtë e kongregacionit u stërvitën që të kujdeseshin për «kopenë e Perëndisë». (1 Pjet. 5:1, 2) Fjalët e frymëzuara tek Ezekieli 34:15, 16, janë përdorur shpesh për t’u kujtuar barinjve të krishterë standardin e vënë nga Perëndia Jehova dhe nga Jezu Krishti.
31. Si e plotësoi Jehovai premtimin e Ezekielit 11:19?
31 PREMTIMI 5. Mes adhuruesve të Jehovait do të kishte unitet. Përgjatë shekujve, krishterimi i rremë është ndarë në mijëra fe dhe sekte që s’kanë pikë uniteti, madje kundërshtojnë njëra-tjetrën. Ndërsa për popullin e tij të rivendosur, Jehovai ka bërë diçka vërtet të mrekullueshme. Nëpërmjet Ezekielit, Ai premtoi: «Unë do t’ju jap një zemër të vetme [të bashkuar].» (Ezek. 11:19, shën.) Ky premtim është plotësuar në mënyrë të jashtëzakonshme. Anembanë botës, Krishti ka miliona dishepuj që vijnë nga lloj-lloj fesh dhe etnish e që ndryshojnë për nga shtresa shoqërore dhe niveli ekonomik. E megjithatë, të gjithë kanë mësuar të njëjtat të vërteta të Biblës dhe bëjnë të njëjtën vepër, me një harmoni që të lë gojëhapur. Natën e fundit të jetës në tokë, Jezui u lut me zjarr që dishepujt e tij të kishin unitet. (Lexo Gjonin 17:11, 20-23.) Në ditët tona, Jehovai e ka plotësuar në mënyrë mbresëlënëse këtë kërkesë.
32. Si ndihesh kur sheh përmbushjen e profecive të rivendosjes? (Shih edhe kutinë «Profeci për robërinë dhe rivendosjen».)
32 A nuk të drithëron fakti që po jeton në këtë kohë emocionuese rivendosjeje? E shohim me sytë tanë si po përmbushen profecitë e Ezekielit në çdo aspekt të adhurimit që i bëjmë Jehovait. S’kemi fije dyshimi se Jehovai e sheh popullin e tij me miratim, tamam siç kishte parathënë me anë të Ezekielit: «Do të kënaqem me ju.» (Ezek. 20:41) A e kupton ç’privilegj të pashoq ke?! Je pjesë e një populli të bashkuar e të ushqyer mirë që lëvdon Jehovain në çdo cep të globit, një populli të çliruar pas shekujsh robërie nën Babiloninë e Madhe. Gjithsesi, disa nga profecitë e rivendosjes do të kenë një përmbushje edhe më të madhe.
«Si kopshti i Edenit»
33-35. (a) Ç’nënkuptonte profecia e Ezekielit 36:35 për judenjtë e mërguar? (b) Ç’nënkupton kjo profeci për popullin e Perëndisë sot? (Shih edhe kutinë «Koha e rivendosjes së të gjitha gjërave».)
33 Siç e pamë, ‘koha e rivendosjes së të gjitha gjërave’ filloi në vitin 1914, kur u rivendos linja mbretërore e Davidit me kurorëzimin e Jezuit si Mbret. (Ezek. 37:24) Më tej, Jehovai i dha Krishtit autoritet për të rivendosur adhurimin e pastër mes popullit të tij, pas shekujsh të tërë nën robërinë e Babilonisë së Madhe. Mos vallë mbaroi me kaq puna e Krishtit për rivendosjen? Përkundrazi, sapo kishte filluar. Ajo do të vazhdojë në mënyrë spektakolare në të ardhmen, dhe profecitë e Ezekielit zbulojnë detaje që na e ngrenë zemrën peshë.
34 Për shembull, le të shqyrtojmë këto fjalë të frymëzuara: «Njerëzit do të thonë: ‘Toka e djerrë është bërë si kopshti i Edenit.’» (Ezek. 36:35) Ç’nënkuptonte ky premtim për Ezekielin dhe për të mërguarit e tjerë? Pa dyshim, ata nuk prisnin një përmbushje të mirëfilltë, pra që vendi ku do të riktheheshin të bëhej vërtet si kopshti i Edenit, si Parajsa që kishte përgatitur vetë Jehovai. (Zan. 2:8) Përkundrazi, kuptuan qartë se Jehovai po i siguronte që vendi do të ishte i bukur dhe i frytshëm.
35 Po për ne, ç’nënkupton ky premtim? Për sa kohë që këtë botë të ligë e sundon Satana Djalli, nuk presim një përmbushje të mirëfilltë. Por e dallojmë se sot ky premtim po përmbushet në mënyrë të figurshme. Si shërbëtorë të Jehovait, po jetojmë në një parajsë të figurshme, ku i shërbejmë Atij në mënyrë domethënëse dhe e bëjmë adhurimin e tij boshtin e jetës. Ky vend i figurshëm po bëhet gjithnjë e më i bukur. Po në të ardhmen, çfarë do të ndodhë?
36, 37. Cilat premtime do të përmbushen në Parajsën e ardhshme?
36 Pas luftës së madhe të Armagedonit, puna e rivendosjes do të përfshijë edhe tokën si planet. Gjatë Mbretërimit Mijëvjeçar, nën drejtimin e Jezuit, njerëzimi do ta transformojë gjithë globin në një parajsë të ngjashme me kopshtin e Edenit, tamam siç ishte qëllimi fillestar i Jehovait. (Luka 23:43) Në atë kohë, njerëzit do të jetojnë në paqe me njëri-tjetrin dhe do të kujdesen për planetin. Nuk do të ketë më as rreziqe, as kërcënime. Mendo sa bukur do të jetë kur të përmbushet edhe ky premtim: «Unë do të bëj me to një besëlidhje paqeje dhe do të zhduk nga vendi egërsirat e pamëshirshme, që delet e mia të jetojnë të sigurta në shkretëtirë e të flenë pa frikë në pyje.»—Ezek. 34:25.
37 E imagjinon dot? Do të vizitosh çdo cep të tokës pa pikë frike. Nuk do të të kanoset asnjë rrezik nga kafshët ose nga njerëzit. Do të ecësh i vetëm në zemër të pyllit, do të soditësh
bukurinë e tij madhështore e madje do të flesh atje pa frikë, i bindur se do të zgjohesh i çlodhur dhe shëndoshë e mirë!38. Si ndihesh për premtimin që përmendet tek Ezekieli 28:26?
38 Do të shohim me sytë tanë edhe plotësimin e këtij premtimi: «Do të banojnë [në vend] të sigurt, do të ndërtojnë shtëpi e do të mbjellin vreshta. Ata do të banojnë të sigurt kur unë të ekzekutoj gjykimin tim kundër të gjithë popujve përreth që i trajtojnë me përçmim. Atëherë kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai, Perëndia i tyre.» (Ezek. 28:26) Pasi të shkatërrohen të gjithë armiqtë e Jehovait, do të gëzojmë paqe dhe siguri në mbarë tokën. Do të kujdesemi për tokën, për veten e për njerëzit tanë të dashur, si dhe do të ndërtojmë shtëpi të rehatshme e do të mbjellim vreshta.
39. Pse mund të jesh i sigurt se profecitë e Ezekielit për Parajsën do të përmbushen se s’bën?
39 A të tingëllojnë premtime të tilla si ëndrra të parealizueshme? Atëherë, mos harro çfarë ke parë tashmë gjatë kësaj kohe ‘të rivendosjes së të gjitha gjërave’! Jezuit iu dha autoriteti që të rivendoste adhurimin e pastër gjatë periudhës më të errët të kësaj bote dhe ia doli, pavarësisht nga kundërshtimi i egër i Satanait. Ç’dëshmi e fuqishme se çdo premtim që Perëndia tha me anë të Ezekielit do të përmbushet se s’bën!
^ par. 2 Shumica e judenjve të mërguar jetonin në njëfarë distance nga qyteti i Babilonisë. Për shembull, Ezekieli jetonte mes judenjve pranë lumit Kebar. (Ezek. 3:15) Megjithatë kishte disa judenj që jetonin brenda në qytet, ku përfshiheshin «ata me prejardhje mbretërore e fisnike».—Dan. 1:3, 6; 2 Mbret. 24:15.
^ par. 25 Për shembull, nuk mund ta themi me siguri se cilët nga reformatorët e shekullit të 16-të ishte i krishterë i mirosur.