KAPITULLI NJË
«Edhe pse vdiq, ai ende flet»
1. Çfarë e pengonte Adamin dhe Evën të hynin në kopshtin e Edenit dhe cila ishte gjëja më e rëndësishme për Abelin?
ABELI e hodhi vështrimin te tufa e deleve që po kulloste qetë-qetë në shpatin e kodrës. Më pas, ndoshta sytë i shkuan diku përtej deleve, ku mund të vërente vetëm një rrezatim të zbehtë. Ai e dinte se pikërisht atje, një shpatë flakëruese rrotullohej pa pushim duke bllokuar hyrjen për në kopshtin e Edenit. Njëherë e një kohë, atje jetonin prindërit e tij, por tani s’mund të hynin as ata, as fëmijët e tyre. Përfytyroje flladin e pasdites së vonë që i shpupurit flokët Abelit teksa e hedh shikimin lart e mendon për Krijuesin e tij. A do të mbyllej ndonjëherë e çara mes njerëzve dhe Perëndisë? Për Abelin, asgjë tjetër nuk ishte më e rëndësishme se kjo.
2-4. Në ç’kuptim na flet sot Abeli?
2 Abeli të flet ty sot. A mund ta dëgjosh zërin e tij? Ndoshta mendon se kjo është e pamundur. Në fund të fundit, Abeli, djali i dytë i Adamit, vdiq shumë kohë më parë. Eshtrat e tij kanë humbur prej kohësh, janë bërë njësh me dheun e afro 60 shekujve. Në lidhje me të vdekurit, Bibla na mëson: «Të vdekurit s’janë të vetëdijshëm për asgjë.» (Ekl. 9:5, 10) Veç kësaj, Bibla nuk përmend asnjë fjalë të Abelit. Prandaj, si mund të na flasë ai?
3 Apostulli Pavël u frymëzua nga Perëndia dhe shkroi për Abelin: «Nëpërmjet besimit, edhe pse vdiq, ai ende flet.» (Lexo Hebrenjve 11:4.) Nëpërmjet çfarë gjëje na flet Abeli? Nëpërmjet besimit. Abeli ishte njeriu i parë që zhvilloi këtë cilësi të shkëlqyer. Kaq i jashtëzakonshëm ishte besimi që shfaqi, sa shembulli i tij është i gjallë, një standard i lartë për ne sot. Nëse mësojmë nga besimi i tij dhe përpiqemi ta imitojmë, atëherë tregimi për Abelin po na flet sot në një mënyrë tepër reale e të efektshme.
4 Megjithatë, çfarë mund të mësojmë nga Abeli dhe besimi i tij kur për të flitet kaq pak në Bibël? Le ta shohim.
Rritet në fillimet e botës
5. Cili është kuptimi i fjalëve të Jezuit kur e lidhi ekzistencën e Abelit me ‘themelimin e botës’? (Shih edhe shënimin.)
5 Abeli lindi në fillim të historisë njerëzore. Më vonë, Jezui e lidhi ekzistencën e Abelit me ‘themelimin e botës’. (Lexo Lukën 11:50, 51.) Me sa duket, Jezui e kishte fjalën për botën e njerëzimit që mund të shpengohet nga mëkati. Ndonëse ishte njeriu i katërt që erdhi në ekzistencë, me sa duket në sytë e Perëndisë, Abeli ishte i pari që mund të shpengohej. * Është e qartë, Abeli nuk u rrit mes shembujve më të mirë.
6. Ç’lloj prindërish kishte Abeli?
6 Megjithëse bota ishte në fillimet e saj, familjen njerëzore e kishte mbuluar një re e madhe trishtimi. Ka mundësi që prindërit e Abelit, Adami dhe Eva, të ishin njerëz të bukur e dinamikë. Por kishin bërë një gabim trashanik në jetë, dhe e dinin mirë këtë. Dikur gëzonin përsosmëri dhe para tyre shtrihej mundësia e jetës së përjetshme. Më pas u rebeluan ndaj Perëndisë Jehova dhe u dëbuan nga shtëpia parajsore, që ndodhej në kopshtin e Edenit. Ngaqë vunë dëshirat e tyre përpara gjithçkaje, madje para nevojave të pasardhësve, ata humbën përsosmërinë dhe jetën e përjetshme.—Zan. 2:15–3:24.
7, 8. Çfarë tha Eva kur lindi Kainin dhe ç’mund të ketë pasur në mendje?
7 Adami dhe Eva e kishin të vështirë jetën si të dëbuar nga Zan. 3:15; 4:1) Mos vallë Eva mendonte se ishte gruaja e profecisë dhe se Kaini ishte ‘fara’ e premtuar?
kopshti. Megjithatë, kur u lindi fëmija i parë, e quajtën Kain ose ‘diçka e bërë’, për të cilin Eva tha: «Solla në jetë një burrë me ndihmën e Jehovait.» Fjalët e saj nënkuptojnë se ajo mund të ketë pasur në mendje premtimin që Jehovai bëri në kopsht, i cili parathoshte se një grua do të lindte një ‘farë’ ose pasardhës. Ky pasardhës një ditë do të shkatërronte të ligun që kishte nxjerrë nga udha e drejtë Adamin dhe Evën. (8 Nëse po, e kishte shumë gabim. Gjithashtu, në qoftë se ajo bashkë me Adamin i kanë ushqyer Kainit ide të tilla teksa rritej, sigurisht që nuk kanë ndikuar aspak mirë te krenaria e tij e papërsosur. Me kalimin e kohës, Eva lindi djalin e dytë, por për të nuk i lexojmë këto deklarata pompoze. Atë e quajtën Abel, që mund të ketë kuptimin «avull» ose «kotësi». (Zan. 4:2) A pasqyronte zgjedhja e këtij emri më pak pretendime, sikur të kishin më shumë shpresa te Kaini se tek Abeli? Nuk e dimë me saktësi.
9. Ç’mund të mësojnë prindërit sot nga prindërit tanë të parë?
9 Prindërit e sotëm mund të mësojnë shumë nga prindërit e parë. A do ta ushqeni krenarinë, ambicien dhe prirjet egoiste të fëmijëve me fjalët dhe veprimet tuaja? Apo do t’u mësoni ta duan Perëndinë Jehova dhe të përpiqen të fitojnë miqësinë e tij? Mjerisht, çifti i parë dështoi në përmbushjen e përgjegjësisë si prindër. Prapëseprapë, për pasardhësit e tyre kishte shpresë.
Çfarë e ndihmoi Abelin të kishte besim?
10, 11. Me çfarë pune u morën Kaini dhe Abeli? Cilën cilësi zhvilloi Abeli?
10 Ndërsa dy djemtë rriteshin, ka të ngjarë që Adami t’i ketë stërvitur për punë, që të plotësonin nevojat e familjes. Kaini u mor me bujqësi, kurse Abeli me blegtori.
11 Gjithsesi, Abeli bëri diçka shumë më të rëndësishme. Me kalimin e viteve, ai zhvilloi besim, këtë cilësi të bukur për të cilën shkroi Pavli më vonë. Mendo pak: Abeli s’kishte asnjë shembull njerëzor për të imituar. Atëherë, si e zhvilloi besimin te Perëndia Jehova? Shqyrto tri gjëra që e ndihmuan Abelin të zhvillonte besim të fortë.
12, 13. Si mund t’i jetë forcuar besimi Abelit ndërsa sodiste krijimin?
12 Krijimi i Jehovait. Është e vërtetë se Jehovai e kishte mallkuar tokën dhe ajo prodhonte gjemba e gjembaçë që e pengonin bujqësinë. Sidoqoftë, toka prodhonte ushqim me bollëk që plotësonte nevojat e familjes së Abelit. Gjithashtu nuk ishin mallkuar kafshët, ku përfshiheshin zogjtë dhe peshqit; as malet, liqenet, Romakëve 1:20.) Pa dyshim, ndërsa meditonte tërë vlerësim rreth këtyre gjërave, besimi i tij forcohej.
lumenjtë dhe detet; as qiejt, retë, dielli, hëna dhe yjet. Ngado që hidhte sytë, Abeli mund të shihte dëshmi të dashurisë, mençurisë dhe mirësisë së madhe të Perëndisë Jehova, të atij që krijoi gjithçka. (Lexo13 Me siguri Abeli kalonte kohë duke menduar për Jehovain. Imagjinoje teksa kujdesej për kopenë. Jeta e një bariu kërkonte të ecje goxha. Ai i drejtonte krijesat e buta mbi kodra, nëpër lugina, përmes lumenjve—gjithnjë kërkonte barin më të gjelbër, vendet më të mira me ujë, strehët më të përshtatshme për të pushuar. Nga të gjitha krijesat e Perëndisë, delet dukeshin më të brishtat, sikur të ishin krijuar që t’i varnin shpresat te njeriu për udhëheqje e mbrojtje. Po Abeli, a e kuptonte se edhe ai kishte nevojë për udhëheqje, mbrojtje e kujdes nga Dikush shumë më i mençur e më i fuqishëm se çdo njeri? Pa dyshim që shumë mendime të tilla i shprehte në lutje, dhe rrjedhimisht, besimi vazhdonte t’i rritej.
14, 15. Ç’mundësi për meditim i dhanë Abelit premtimet e Jehovait?
14 Premtimet e Jehovait. Adami dhe Eva duhet t’ua kenë treguar bijve ngjarjet në kopshtin e Edenit që çuan në dëbimin e tyre. Kështu, Abeli kishte shumë gjëra për të medituar.
15 Jehovai tha se toka do të ishte e mallkuar. Abeli mund t’i shihte qartë gjembat dhe gjembaçët si përmbushje e këtyre fjalëve. Gjithashtu, Jehovai paratha se Eva do të kishte dhembje gjatë shtatzënisë dhe lindjes. Me siguri Abeli e mësoi edhe vërtetësinë e këtyre fjalëve kur e ëma lindi fëmijë të tjerë. Jehovai parapa se Eva do të kishte dëshirë të tepruar për dashurinë dhe vëmendjen e burrit, dhe se Adami, nga ana tjetër, do të sundonte mbi të. Abeli e pa këtë realitet të trishtë teksa i shpalosej para syve. Në çdo rast, ai vërejti se fjala e Jehovait është plotësisht e besueshme. Prandaj, kishte arsye të forta për të besuar në premtimin e Perëndisë se një ‘farë’ ose pasardhës do t’i ndreqte një ditë të këqijat që kishin nisur në Eden.—Zan. 3:15-19.
16, 17. Ç’mund të ketë mësuar Abeli nga kerubinët e Jehovait?
16 Shërbëtorët e Jehovait. Abeli nuk kishte shembuj të mirë në familjen njerëzore, por në atë kohë, përveç njerëzve, në tokë kishte edhe krijesa të tjera me aftësi për të arsyetuar. Kur Adami dhe Eva u dëbuan nga kopshti, Jehovai u sigurua që as ata, as pasardhësit e tyre të mos hynin në atë Parajsë tokësore. Për të ruajtur hyrjen, Jehovai vuri kerubinë, engjëj të një rangu shumë të lartë, bashkë me një shpatë flakëruese që rrotullohej vazhdimisht.—Lexo17 Përfytyro si ndihet djaloshi Abel teksa sheh ata kerubinë. Në formë të materializuar, natyrisht që pamja e tyre tregonte se ishin tejet të fuqishëm. Gjithashtu, ‘shpata’ gjithnjë flakëruese e që rrotullohej vazhdimisht, ngjallte nderim të thellë. Teksa Abeli rritej, a vërejti ndonjëherë se ata kerubinë u mërzitën dhe e lanë caktimin? Jo. Ditë e natë, vit pas viti, dekadë pas dekade, këto krijesa të fuqishme e me aftësi për të arsyetuar, nuk lëvizën nga vendi. Kështu, Abeli mësoi se Perëndia Jehova kishte shërbëtorë të drejtë e të palëkundur. Besnikërinë dhe bindjen që ata kerubinë shfaqnin ndaj Jehovait, Abeli s’mund ta gjente te familja e tij. Me siguri ky shembull engjëllor ia forcoi besimin.
18. Çfarë bazash të shumta kemi sot për të ndërtuar besimin?
18 Kur meditonte për gjithçka që Jehovai kishte zbuluar për veten nëpërmjet krijimit, premtimeve hyjnore dhe shembullit të shërbëtorëve të Tij engjëllorë, Abeli kuptoi se besimi i forcohej gjithnjë e më shumë. Shembulli i tij na flet sot, apo jo? Në veçanti,
të rinjtë mund të marrin zemër kur kuptojnë se është e mundur të zhvillojnë besim të vërtetë te Perëndia Jehova, pavarësisht se çfarë bëjnë pjesëtarët e familjes. Me mrekullitë e krijimit përreth, me Biblën e plotë në dispozicion dhe me mjaft shembuj të njerëzve plot besim, sot kemi baza të shumta për të ndërtuar besimin.Pse u pëlqye flijimi i Abelit?
19. Cilën të vërtetë të thellë arriti të kuptonte Abeli me kalimin e kohës?
19 Teksa besimi i Abelit te Jehovai rritej, ai kërkonte një mënyrë që ta shprehte me vepra këtë besim. Por, çfarë mund t’i jepte një njeri i thjeshtë Krijuesit të universit? Patjetër, Perëndia s’kishte nevojë për ndonjë dhuratë ose ndihmë nga njerëzit. Me kalimin e kohës, Abeli arriti të kuptonte një të vërtetë të thellë: nëse me motivin e duhur thjesht i ofronte Jehovait më të mirën e asaj që kishte, Ati i tij i dashur do të kënaqej.
20, 21. Ç’blatim i ofroi Kaini Jehovait dhe ç’blatim i ofroi Abeli? Si u përgjigj Jehovai?
20 Abeli u përgatit të flijonte disa dele nga kopeja. Ai zgjodhi më të mirat, pjellat e para, dhe pjesët që mendonte se ishin më të mirat. Ndërkohë, edhe Kaini kërkoi bekimin dhe pëlqimin e Perëndisë; përgatiti një blatim me prodhimet e tokës. Por motivet e tij nuk ishin si të Abelit. Ndryshimi u bë i dukshëm kur vëllezërit ofruan blatimet.
21 Të dy bijtë e Adamit mund të kenë përdorur altarë dhe zjarr për blatimet e tyre, mbase nën shikimin e kerubinëve, të cilët në atë kohë ishin të vetmit përfaqësues të gjallë të Jehovait në tokë. Jehovai u përgjigj! Në Bibël lexojmë: «Jehovai e pa me pëlqim Abelin dhe blatimin e tij.» (Zan. 4:4) Se si e bëri të dukshëm Perëndia pëlqimin e tij, Bibla nuk e thotë.
22, 23. Pse e pa me pëlqim Jehovai blatimin e Abelit?
22 Pse e pa me pëlqim Abelin? A kishte të bënte me llojin e blatimit? Abeli ofroi një krijesë të gjallë dhe derdhi gjakun e saj të çmuar. A e kuptonte Abeli sa vlerë do të kishte një flijim i tillë? Shumë shekuj pas kohës së Abelit, Perëndia përdori flijimin e një qengji të patëmetë për të përfaqësuar flijimin e Birit të Tij të përsosur, ‘Qengjit të Perëndisë’, i cili do të derdhte gjakun e tij të pafajshëm. (Gjoni 1:29; Dal. 12:5-7) Gjithsesi, shumë nga këto gjëra pa dyshim ishin përtej njohurisë dhe kuptueshmërisë së Abelit.
23 Ajo që dimë me saktësi është kjo: Abeli ofroi më të mirën e asaj që kishte. Jehovai pa me pëlqim jo vetëm blatimin, por edhe vetë njeriun. Abeli veproi i motivuar nga dashuria për Jehovain dhe nga besimi i sinqertë tek ai.
24. (a) Pse themi se blatimi i Kainit nuk kishte ndonjë të metë në vetvete? (b) Si ngjan Kaini me shumë njerëz në ditët tona?
Zan. 4:5) Blatimi i Kainit nuk kishte ndonjë të metë në vetvete, sepse më vonë Ligji i Perëndisë e lejoi blatimin me prodhimet e tokës. (Lev. 6:14, 15) Por, Bibla thotë se «veprat e tij [të Kainit] ishin të liga». (Lexo 1 Gjonit 3:12.) Ashtu si shumë veta në ditët tona, ndoshta Kaini mendonte se mjaftonte thjesht një shfaqje e jashtme e përkushtimit ndaj Perëndisë. Ai s’kishte besim ose dashuri të vërtetë për Jehovain, dhe kjo u bë shumë shpejt e dukshme nga veprimet e tij.
24 Me Kainin ndryshonte puna. Jehovai «nuk e pa fare me pëlqim Kainin dhe blatimin e tij». (25, 26. Ç’paralajmërim i dha Jehovai Kainit, por çfarë bëri ai?
25 A u përpoq Kaini të mësonte nga shembulli i Abelit kur vërejti se nuk kishte fituar pëlqimin e Jehovait? Jo. Ai ziente nga urrejtja për të vëllanë. Jehovai pa se çfarë po i ndodhte zemrës së Kainit dhe me durim u përpoq të arsyetonte me të. Ai e paralajmëroi Kainin se drejtimi që kishte marrë po e çonte drejt një mëkati të rëndë e i dha mundësi që të kishte ‘pëlqimin e tij’, thjesht duke kthyer rrugë.—Zan. 4:6, 7.
26 Kaini e shpërfilli paralajmërimin e Perëndisë. Ai e ftoi vëllanë më të vogël jo dyshues të shkonte me të në fushë. Atje Kaini e sulmoi Abelin dhe e vrau. (Zan. 4:8) Në njëfarë kuptimi, Abeli u bë kështu viktima e parë e përndjekjes fetare, martiri i parë. Ai vdiq, por historia e tij nuk mbaroi aspak aty.
27. (a) Pse mund të jemi të sigurt se Abeli do të ringjallet? (b) Si mund të sigurohemi që do ta takojmë një ditë?
27 Në kuptimin e figurshëm, gjaku i Abelit i thirri për hakmarrje ose për drejtësi Perëndisë Jehova. Dhe Perëndia vuri drejtësi, duke e ndëshkuar Kainin e lig për krimin. (Zan. 4:9-12) Ç’është më e rëndësishmja, tregimi për besimin e Abelit na flet sot. Jetëgjatësia e tij, mbase rreth një shekull, ishte e shkurtër për njerëzit e asaj epoke, por Abeli jetoi në një mënyrë që e kënaqi Perëndinë. Vdiq duke e ditur se kishte dashurinë dhe miratimin e Atit të tij qiellor, Jehovait. (Hebr. 11:4) Prandaj, mund të jemi të sigurt se Jehovai po e ruan në kujtesën e tij të pakufishme, në pritje për ta ringjallur në Parajsën tokësore. (Gjoni 5:28, 29) A do ta takosh atje? Mund ta takosh, nëse je i vendosur ta dëgjosh Abelin teksa të flet dhe ta imitosh besimin e tij të jashtëzakonshëm.
^ par. 5 Shprehja «themelimi i botës» përfshin idenë e derdhjes së farës; ka të bëjë me riprodhimin, prandaj lidhet me pasardhësit njerëzorë më të hershëm. Por atëherë, pse Jezui e lidhi ‘themelimin e botës’ me Abelin dhe jo me Kainin që ishte pasardhësi i parë? Vendimet dhe veprimet e çuan Kainin deri aty sa u rebelua me dashje ndaj Perëndisë Jehova. Ashtu si prindërit e tij, ka të ngjarë që as Kaini të mos ringjallet e të mos shpengohet.