KAPITULLI DYMBËDHJETË
U ngushëllua nga Perëndia i tij
1, 2. Çfarë ndodhi në ditën më historike të jetës së Elijas?
ELIJA vraponte nëpër shi në terrin që sa vinte e thellohej. Kishte goxha rrugë për të bërë deri në Jezreel dhe nuk ishte djalë i ri. Megjithatë vraponte pa u lodhur, pasi «dora e Jehovait» ishte mbi të. Energjia që i vërshonte në trup pa dyshim ishte diçka që s’e kishte provuar më parë. Madje sapo ua kishte kaluar kuajve që po tërhiqnin karrocën mbretërore të mbretit Akab!—Lexo 1 Mbretërve 18:46.
2 Elija gjendej i vetëm në rrugën e zbrazët. Përfytyro Elijan në vrapim e sipër që pulit sytë për të hequr pikat e shiut dhe mendon për ditën më historike të jetës së tij. S’ka dyshim që ajo ishte një fitore e lavdishme për Perëndinë e Elijas, Jehovain, dhe për adhurimin e vërtetë. Tutje larg tij, humbur në turbullirën e stuhisë, shtriheshin kreshtat e malit Karmel të rrahura nga era, ku Jehovai kishte përdorur Elijan për t’i dhënë një goditje të fuqishme e të mrekullueshme adhurimit të Baalit. Qindra profetë të Baalit ishin demaskuar si mashtrues të ligj dhe ishin ekzekutuar me të drejtë. Pastaj, Elija i ishte lutur Jehovait që t’i jepte fund thatësirës që kishte pllakosur vendin për tre vjet e gjysmë, dhe shiu ra.—1 Mbret. 18:18-45.
3, 4. (a) Pse shpresat e Elijas mund të kenë qenë të mëdha ndërsa shkonte në Jezreel? (b) Cilat pyetje do të shqyrtojmë?
3 Ndërsa Elija qullej gjatë atyre 30 kilometrave deri në Jezreel, shpresat e tij mund të kenë qenë të mëdha. Mund t’i jetë dukur sikur më në fund kishte ardhur vërtet një pikë kthese. Akabit do t’i duhej të ndryshonte. Pas asaj që kishte parë, sigurisht që s’kishte rrugë tjetër veçse të braktiste adhurimin e Baalit, t’i vinte fre mbretëreshës së tij, Jezebelës, dhe të ndalonte përndjekjen ndaj shërbëtorëve të Jehovait.
4 Kur duket se gjërat po dalin siç i pritnim, është normale të na zgjohen shpresat. Mund të mendojmë se jeta do të na bëhet gjithnjë e më e mirë; ndoshta se edhe problemet më të këqija i kemi hedhur prapa krahëve. Nuk habitemi nëse Elija ka menduar kështu, pasi «ishte njeri me ndjenja si tonat». (Jak. 5:17) Por në fakt, problemet e Elijas sapo kishin filluar. Brenda pak orësh ai do të frikësohej tej mase, do ta lëshonte kaq shumë zemra, sa do të donte të vdiste. Ç’ndodhi dhe si e ndihmoi Jehovai profetin e vet ta gjallëronte besimin dhe guximin? Le ta shohim.
Ngjarjet ndryshojnë papritur
5. A kishte mësuar Akabi të respektonte më shumë Jehovain pas atyre ngjarjeve në malin Karmel? Si e dimë këtë?
5 Kur Akabi mbërriti në pallatin e tij në Jezreel, a dha ndonjë provë se kishte ndryshuar? Lexojmë: «Akabi e njoftoi Jezebelën për gjithë sa kishte bërë Elija dhe i tregoi me hollësi se si i kishte vrarë me shpatë tërë profetët.» (1 Mbret. 19:1) Vër re se tregimi i Akabit për ngjarjet e ditës la pa përmendur Perëndinë e Elijas, Jehovain. Si njeri pa besim, Akabi i pa ngjarjet e mrekullueshme të asaj dite sipas këndvështrimit njerëzor; përmendi vetëm atë që «kishte bërë Elija». Qartë, nuk kishte mësuar të respektonte Perëndinë Jehova. Po gruaja e tij hakmarrëse, si reagoi?
6. Ç’mesazh i dërgoi Jezebela Elijas dhe ç’kuptim kishte?
6 Jezebela u xhindos. E mbushur gjithë mllef, i dërgoi këtë mesazh Elijas: «Kështu bëfshin perënditë, madje edhe më keq, nëse nesër në këtë kohë nuk do të kem bërë që shpirti yt të përfundojë si shpirti i secilit prej tyre!» (1 Mbret. 19:2) Nuk kishte kërcënim me vdekje më të keq se ky. Me fjalë të tjera, Jezebela po betohej se do të vdiste ajo vetë nëse nuk e vriste Elijan të nesërmen, si hakmarrje për profetët e saj të Baalit. Përfytyro Elijan që e zgjojnë nga gjumi në ndonjë strehë të thjeshtë në Jezreel atë natë të stuhishme dhe i thonë ato fjalë të tmerrshme të mbretëreshës. Si ndikoi kjo tek ai?
I shkurajuar dhe i frikësuar deri në palcë
7. Si ndikoi kërcënimi i Jezebelës tek Elija dhe çfarë bëri ai?
7 Nëse Elija besonte se lufta kundër adhurimit të Baalit thuajse kishte marrë fund, në atë moment shpresat iu prenë. Jezebela ishte e vendosur. Shumë e shumë nga bashkëpunëtorët besnikë të Elijas tashmë ishin ekzekutuar me urdhër të saj dhe, tani, dukej se e kishte ai radhën. Si ndikoi kërcënimi i saj tek Elija? Bibla na tregon: «Elija u frikësua.» A e përfytyroi Elija me sytë e mendjes vdekjen e tmerrshme që rezervonte Jezebela për të? Po të ketë menduar vazhdimisht për këtë, s’habitemi që iu venit guximi. Sidoqoftë, Elija «iku për të shpëtuar kokën».—1 Mbret. 18:4; 19:3.
Nëse duam të ruajmë guximin, nuk duhet ta mbajmë vazhdimisht mendjen te rreziqet që na frikësojnë
8. (a) Si ngjante problemi i Pjetrit me atë të Elijas? (b) Ç’mësim nxjerrim nga Elija dhe Pjetri?
8 Elija s’ka qenë i vetmi njeri me besim të cilin e mposhti frika. Mateun 14:30.) Prandaj, shembulli i Elijas dhe i Pjetrit na japin një mësim të vlefshëm. Nëse duam të ruajmë guximin, nuk duhet ta mbajmë vazhdimisht mendjen te rreziqet që na frikësojnë. Duhet të jemi vazhdimisht të përqendruar te Burimi i shpresës dhe i forcës sonë.
Mjaft kohë më vonë, apostulli Pjetër hasi të njëjtin problem. Për shembull, kur Jezui bëri që Pjetri të shkonte tek ai duke ecur mbi ujë, apostulli filloi ‘të shihte stuhinë’. Në atë moment humbi guximin dhe nisi të fundosej. (Lexo«S’mundem më»
9. Përshkruaj udhëtimin e Elijas dhe ndjenjat e tij ndërsa ia mbathte.
9 I kapluar nga frika, Elija ia mbathi për në jugperëndim, rreth 150 kilometra deri në Beer-Shebë, qytet afër kufirit jugor të Judës. Atje e la shërbëtorin pas dhe u turr i vetëm për në shkretëtirë. Tregimi thotë se «bëri një ditë udhë», kështu që mund ta imagjinojmë Elijan të jetë nisur në agim dhe ka të ngjarë pa ushqim a gjëra të tjera me vete. I dëshpëruar dhe gjithnjë e më i frikësuar, ai çapitej nëpër terrenin e ashpër e të egër nën diellin përzhitës. Teksa disku vezullues gradualisht përflakej dhe zhytej në horizont, Elijan po e linin forcat. I rraskapitur, u ul nën një gjineshtër—streha më e afërt në atë vend të shkretë.—1 Mbret. 19:4.
10, 11. (a) Ç’kuptim kishte lutja që Elija i bëri Jehovait? (b) Me anë të shkrimeve, përshkruani ndjenjat e disa shërbëtorëve besnikë të Jehovai të cilët i lëshoi zemra.
10 Elija u lut gjithë dëshpërim. Kërkoi të vdiste. Ai tha: «Unë nuk jam më i mirë se paraardhësit e mi.» E dinte që paraardhësit e tij të tretur në varr, ishin të paaftë që t’i bënin ndonjë të mirë njeriu. (Ekl. 9:10) Elija ndihej po aq i pavlerë. Ja përse thirri: «S’mundem më.» Me fjalë të tjera, pse të jetonte akoma?
11 A duhet të tronditemi që një njeri i Perëndisë ta lëshojë kaq shumë veten? Jo medoemos. Disa burra e gra besnikë në tregimet biblike përshkruhen me ndjenja kaq të thella trishtimi, sa kanë dëshiruar vdekjen—midis tyre ishin Rebeka, Jakobi, Moisiu dhe Jobi.—Zan. 25:22; 37:35; Num. 11:13-15; Jobi 14:13.
12. Si ta ndjekësh shembullin e Elijas nëse ndonjëherë ndihesh shumë i dëshpëruar?
12 Sot jetojmë në «kohë kritike, të vështira për t’u përballuar», prandaj nuk habitemi që shumë veta, edhe shërbëtorë besnikë të 2 Tim. 3:1) Nëse ndonjëherë ndihesh kaq i dëshpëruar, imito shembullin e Elijas: zbrazja ndjenjat Perëndisë. Në fund të fundit, Jehovai është «Perëndia i çdo ngushëllimi». (Lexo 2 Korintasve 1:3, 4.) A e ngushëlloi Elijan?
Perëndisë, ndonjëherë i lëshon zemra. (Jehovai e mbështeti profetin e tij
13, 14. (a) Si tregoi Jehovai me anë të një engjëlli merak të dashur për profetin e tij të trazuar? (b) Pse është ngushëlluese që Jehovai di gjithçka për secilin prej nesh, përfshirë kufizimet tona?
13 Si mendon se u ndie Jehovai teksa shihte nga qielli profetin e tij të shtrenjtë, ulur nën atë pemë në shkretëtirë duke u lutur që të vdiste? S’ka pse të hamendemi për këtë. Pasi Elijan e zuri gjumi, Jehovai dërgoi një engjëll tek ai. Engjëlli e zgjoi me butësi duke e prekur dhe i tha: «Çohu, ha.» Elija hëngri, pasi engjëlli i kishte siguruar me dashamirësi një vakt të thjeshtë me bukë të sapopjekur dhe ujë. A u kujtua ta falënderonte engjëllin? Tregimi thotë vetëm që profeti hëngri e piu dhe ra sërish të flinte. Mos ishte tepër zemërlëshuar për të folur? Sidoqoftë, engjëlli e zgjoi për herë të dytë, ndoshta në agim. Edhe një herë e nxiti Elijan: «Çohu, ha.» Më pas shtoi këto fjalë që të bëjnë përshtypje: «Sepse udhëtimi është tepër i vështirë për ty.»—1 Mbret. 19:5-7.
14 Falë kuptueshmërisë që i kishte dhënë Perëndia, engjëlli e dinte për ku ishte drejtuar Elija. Po ashtu e dinte se udhëtimi do të ishte tepër i vështirë për Elijan nëse do ta bënte me forcat e veta. Sa ngushëlluese është t’i shërbejmë një Perëndie që i njeh synimet dhe kufizimet tona më mirë se ne! (Lexo Psalmin 103:13, 14.) Si e ndihmoi ai vakt Elijan?
15, 16. (a) Çfarë arriti të bënte Elija falë ushqimit që i siguroi Jehovai? (b) Pse duhet ta çmojmë mënyrën si i mbështet Jehovai shërbëtorët e tij sot?
15 Lexojmë: «Ai u çua dhe hëngri e piu. Me fuqinë që i dha ushqimi, eci për dyzet ditë e dyzet net deri në Horeb, në malin e Perëndisë së vërtetë.» (1 Mbret. 19:8) Ashtu si Moisiu rreth gjashtë shekuj para tij dhe si Jezui rreth dhjetë shekuj pas tij, Elija agjëroi për 40 ditë e 40 net. (Dal. 34:28; Luka 4:1, 2) Ai vakt i vetëm nuk ia hoqi të gjitha problemet, por e mbështeti në një mënyrë të mrekullueshme. Përfytyroje atë burrë të moshuar duke u munduar përmes shkretëtirës pa shtigje, ditë pas dite, javë pas jave, për afro një muaj e gjysmë.
16 Edhe sot Jehovai i mbështet shërbëtorët e tij, jo me vakte fizike nëpërmjet mrekullive, por në një mënyrë shumë më jetësore. Ai siguron ushqim frymor për shërbëtorët e tij. (Mat. 4:4) Kur mësojmë për Perëndinë nga Fjala e tij dhe nga botimet që bazohen ngushtësisht në Bibël, besimi ynë forcohet. Ky ushqim frymor mund të mos na i heqë të gjitha problemet, por mund të na ndihmojë të përballojmë gjëra që përndryshe do të ishin të papërballueshme. Gjithashtu, ky ushqim çon në «jetën e përhershme».—Gjoni 17:3.
17. Ku shkoi Elija dhe pse ishte domethënës ky vend?
17 Elija eci për afro 320 kilometra derisa më në fund arriti në malin Horeb (mali Sinai). Ky mal ishte një vend shumë domethënës sepse mjaft kohë më parë, Perëndia Jehova i ishte shfaqur Moisiut në kaçubën me gjemba nëpërmjet një engjëlli, dhe më vonë kishte bërë besëlidhjen e Ligjit me Izraelin. Elija u strehua në një shpellë.
Si e ngushëlloi dhe e forcoi Jehovai profetin e tij?
18, 19. (a) Cilën pyetje i bëri lajmëtari engjëllor Elijas dhe si u përgjigj ai? (b) Cilat ishin tri arsyet pse e kishte lëshuar zemra?
18 Në Horeb, «fjala» e Jehovait—me sa duket e përcjellë nëpërmjet një lajmëtari engjëllor—iu drejtua me këtë pyetje të thjeshtë: «Ç’bën këtu, Elija?» Ka të ngjarë që pyetja të jetë bërë me ëmbëlsi, pasi Elija e mori si ftesë që të zbrazte zemrën. Dhe pikërisht këtë bëri. Ai tha: «Më pushtoi zelli për ty, o Jehova, Perëndi i ushtrive, sepse bijtë e Izraelit kanë lënë besëlidhjen tënde, kanë shembur altarët e tu dhe kanë vrarë me shpatë profetët e tu. Kam mbetur vetëm unë, dhe ata po kërkojnë të ma marrin shpirtin.» (1 Mbret. 19:9, 10) Fjalët e Elijas tregojnë të paktën tri arsye pse e kishte lëshuar zemra.
19 Së pari, Elija mendonte se puna e tij kishte qenë e kotë. Pas gjithë atyre viteve ‘i pushtuar nga zelli’ në shërbim të Jehovait, duke vënë emrin dhe adhurimin e shenjtë të Perëndisë mbi çdo gjë tjetër, Elijas i dukej se gjërat vetëm sa ishin përkeqësuar. Populli ishte ende i pabesë dhe rebel, kurse adhurimi i rremë po përhapej vrullshëm. Së dyti, Elija ndihej i vetmuar. «Kam mbetur vetëm unë»,—tha ai, sikur të ishte i vetmi nga kombi që ende i shërbente Jehovait. Së treti, Elija ishte i frikësuar. Shumë nga shokët e tij profetë tashmë ishin vrarë dhe ishte i bindur se e kishte ai radhën. Mund të mos ketë qenë e lehtë për Elijan t’i pranonte këto ndjenja, por nuk lejoi të sprapsej nga krenaria ose sikleti. Duke ia hapur zemrën Perëndisë në lutje, ai la një shembull të mirë për të gjithë njerëzit besnikë.—Psal. 62:8.
20, 21. (a) Përshkruaj çfarë pa Elija nga hyrja e shpellës në malin Horeb. (b) Çfarë mësoi Elija nga shfaqja e fuqisë së Jehovait?
20 Si reagoi Jehovai ndaj frikës dhe shqetësimeve të Elijas? Engjëlli i tha Elijas të qëndronte në hyrje të shpellës. Ai u bind, 1 Mbret. 19:11, 12.
edhe pse nuk e dinte ç’e priste. Papritur filloi një erë e furishme. Ajo duhet të ketë shkaktuar uturimë shurdhuese, pasi ishte kaq e fortë, sa i çau më dysh malet e kreshtat. Përfytyro Elijan duke u përpjekur të mbrojë sytë, teksa struket fort në veshjen e ashpër e të rëndë prej leshi, që vrulli i erës ia ngjesh pas trupit. Pastaj i duhej të përpiqej të rrinte në vend ngaqë vetë toka nisi të tundej e të dridhej—vendin e tronditi një tërmet. Zor se e kishte marrë veten, kur vendin e përpiu një zjarr i madh që e detyroi të sprapsej në shpellë për t’u mbrojtur nga nxehtësia përvëluese.—21 Në secilin rast, tregimi na kujton se Jehovai nuk gjendej në asnjërën prej këtyre shfaqjeve spektakolare të fuqisë së natyrës. Elija e dinte se Jehovai nuk ishte ndonjë perëndi mitik i natyrës, siç ishte Baali të cilin adhuruesit e çoroditur e nderonin si «kalorësi i reve» ose si ai që sjell shirat. Jehovai është Burimi i vërtetë i gjithë fuqisë së mahnitshme që gjendet në natyrë, por është edhe tejet më i madh se gjithçka që ka bërë. Madje as qiejt fizikë nuk e mbajnë dot. (1 Mbret. 8:27) Si e ndihmoi e gjithë kjo Elijan? Kujto frikën që kishte. Me një Perëndi si Jehovain në krahun e tij, me gjithë atë fuqi të mahnitshme që Ai ka në dispozicion, Elija nuk kishte pse të frikësohej nga Akabi dhe Jezebela.—Lexo Psalmin 118:6.
22. (a) Si e siguroi Elijan ‘zëri i qetë e i ulët’ që nuk ishte i pavlerë? (b) Kush mund të ketë qenë burimi i ‘zërit të qetë e të ulët’? (Shih shënimin.)
22 Pasi zjarri u zhduk, u bë qetësi dhe Elija dëgjoi ‘një zë të qetë e të ulët’. Ai e ftoi Elijan të shprehej sërish dhe Elija bëri ashtu, duke i zbrazur shqetësimet për të dytën herë. * Mbase kjo i solli lehtësim të mëtejshëm. Por s’ka dyshim që Elija u ngushëllua edhe më tepër nga ajo që i tha më pas ‘zëri i qetë e i ulët’. Jehovai e siguroi Elijan se nuk ishte i pavlerë. Pse nuk ishte i tillë? Perëndia zbuloi shumë gjëra rreth qëllimit që kishte për të ardhmen në lidhje me luftën kundër adhurimit të Baalit në Izrael. Qartë, puna e Elijas nuk kishte qenë e kotë, sepse qëllimi i Perëndisë po shkonte përpara pa u ndalur. Për më tepër, Elija kishte ende rol në atë qëllim, pasi Jehovai e dërgoi sërish në caktim duke i dhënë udhëzime specifike.—1 Mbret. 19:12-17.
23. Cilat janë dy mënyrat si e ndihmoi Jehovai Elijan të përballonte ndjenjat e vetmisë?
23 Ç’të themi për ndjenjat e vetmisë që provonte Elija? Jehovai bëri dy gjëra për këtë. Së pari, i tha Elijas të miroste Eliseun si profetin që më vonë do ta pasonte. Ky burrë më i ri do të bëhej shoku dhe ndihmësi i Elijas për disa vjet. Sa ngushëllim praktik! Së dyti, Jehovai zbuloi këtë lajm emocionues: «Unë kam lënë shtatë mijë veta në Izrael, të gjithë ata, gjunjët e të cilëve nuk janë përkulur para Baalit dhe goja e të cilëve nuk e ka puthur atë.» (1 Mbret. 19:18) Elija nuk ishte aspak vetëm. Sa duhet t’i jetë ngrohur zemra kur dëgjoi për ata mijëra njerëz besnikë që nuk pranuan të adhuronin Baalin! Ata kishin nevojë që Elija të vazhdonte shërbimin besnik, që të linte një shembull besnikërie të patundur ndaj Jehovait në ato kohë të errëta. Elija duhet të jetë prekur thellë kur dëgjoi ato fjalë të lajmëtarit të Jehovait, ‘zërit të qetë e të ulët’. Për të ishte sikur t’i fliste vetë Perëndia.
Bibla mund të jetë si ai «zë i qetë e i ulët» sot, nëse e lejojmë të na drejtojë
24, 25. (a) Si mund ta dëgjojmë sot ‘zërin e qetë e të ulët’ të Jehovait? (b) Pse jemi të sigurt se Elija e pranoi ngushëllimin që i dha Jehovai?
24 Ashtu si Elija, me të drejtë mund të mrekullohemi nga forcat natyrore tejet të mëdha që duken në krijim. Krijimi e pasqyron në mënyrë të gjallë fuqinë e Krijuesit. (Rom. 1:20) Jehovai ka ende shumë dëshirë ta përdorë fuqinë e pakufishme për të ndihmuar shërbëtorët e tij besnikë. (2 Kron. 16:9) Megjithatë, Perëndia na flet më plotësisht nëpërmjet faqeve të Fjalës së tij, Biblës. (Lexo Isainë 30:21.) Në njëfarë kuptimi, Bibla mund të jetë si ai «zë i qetë e i ulët» sot, nëse e lejojmë të na drejtojë. Në faqet e saj të çmuara Jehovai na drejton, na ndreq, na nxit dhe na siguron për dashurinë e tij.
25 A e pranoi Elija ngushëllimin që i dha Jehovai në malin Horeb? Pa dyshim që po. Shpejt ndodhej sërish në caktim; ishte përsëri ai profet i guximshëm e besnik që iu kundërvu ligësisë së adhurimit të rremë. Nëse edhe ne i marrim për zemër fjalët e frymëzuara të Perëndisë, ‘ngushëllimin nga Shkrimet’, do të arrijmë të imitojmë besimin e Elijas.—Rom. 15:4.
^ par. 22 Burimi i këtij ‘zëri të qetë e të ulët’ mund të ketë qenë i njëjti engjëll që u përdor për të përcjellë ‘fjalën e Jehovait’ siç përmendet te 1 Mbretërve 19:9. Vargu 15 i referohet këtij engjëlli thjesht me emrin ‘Jehova’. Kjo mund të na kujtojë përfaqësuesin engjëllor të cilin Jehovai e përdori si udhërrëfyes të Izraelit në shkretëtirë dhe për të cilin Perëndia tha: «Emri im është në të.» (Dal. 23:21) Patjetër që nuk mund të jemi të prerë në këtë pikë, por ia vlen të vërejmë se gjatë ekzistencës paranjerëzore, Jezui shërbeu si «Fjala», Zëdhënësi i veçantë për shërbëtorët e Jehovait.—Gjoni 1:1.