Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

PJESA 8

Ç’kuptim ka për ty vdekja e Jezuit?

Ç’kuptim ka për ty vdekja e Jezuit?

Jezui vdiq që ne të jetojmë. Gjoni 3:16

Tri ditë pas vdekjes së Jezuit, disa gra shkuan te varri i tij dhe e gjetën bosh. Jehovai e kishte ringjallur Jezuin.

Më vonë, Jezui iu shfaq miqve të tij, apostujve.

Po, Jehovai e kishte ringjallur Jezuin si një engjëll të fuqishëm dhe të pavdekshëm. Disa nga ata që rrinin me Jezuin, pra dishepujt e tij, e panë kur u ngrit në qiell.

Perëndia e ringjalli Jezuin dhe e bëri Mbret të Mbretërisë së Perëndisë. Danieli 7:13, 14.

Jezui dha jetën që të çlironte njerëzimin. (Mateu 20:28) Kështu, Perëndia na jep mundësinë të jetojmë përgjithmonë.

Jehovai e caktoi Jezuin si Mbret që të sundojë mbi tokën. Me të do të jenë 144.000 njerëz besnikë që ringjallen nga toka në jetën qiellore. Jezui dhe këta 144.000 besnikë formojnë një qeveri qiellore të drejtë—Mbretërinë e Perëndisë.Zbulesa 14:1-3.

Mbretëria e Perëndisë do ta bëjë tokën parajsë. Nuk do të ketë më luftëra, krime, varfëri dhe uri. Njerëzit do të jenë vërtet të lumtur.Psalmi 145:16.