PJESA 1
Si ta dëgjojmë Perëndinë?
Perëndia na flet me anë të Biblës. —2 Timoteut 3:16
Perëndia i drejtoi njerëzit që t’i shkruanin mendimet e tij në një libër të shenjtë. Ky libër është Bibla. Ajo përmban informacione të rëndësishme që Perëndia dëshiron t’i dish.
Perëndia e di ç’është më e mirë për ne. Duke e dëgjuar, do të bëhesh vërtet i mençur.
Perëndia do që çdo njeri ta lexojë Biblën. Tani ajo mund të gjendet në shumë gjuhë.
Nëse dëshiron ta dëgjosh Perëndinë, duhet ta lexosh e ta kuptosh Biblën.
Mateu 28:19
Në mbarë botën, njerëzit po mësojnë për Perëndinë.Dëshmitarët e Jehovait mund të të ndihmojnë të kuptosh Biblën.
Në mbarë tokën, ata u mësojnë njerëzve të vërtetën për Perëndinë.
Që të mësosh prej tyre, nuk duhet të paguash. Gjithashtu, mund të mësosh për Perëndinë në Sallën e Mbretërisë të Dëshmitarëve të Jehovait në zonën tënde.