SHTOJCA
Pikëpamja e Biblës për divorcin dhe ndarjen
Jehovai pret nga të martuarit t’i qëndrojnë besnikë betimit martesor. Kur bashkoi në martesë burrin dhe gruan e parë, Jehovai tha: «Burri... do të lidhet ngushtë me gruan e vet, dhe ata do të bëhen një mish i vetëm.» Më vonë edhe Jezu Krishti e përsëriti këtë pohim, e shtoi: «Prandaj, atë që Perëndia e ka bashkuar, asnjeri të mos e ndajë.» (Zanafilla 2:24; Mateu 19:3-6) Pra, Jehovai dhe Jezui e shohin martesën si një lidhje për gjithë jetën, e cila mbaron vetëm kur vdes njëri nga bashkëshortët. (1 Korintasve 7:39) Meqë martesa është e shenjtë, divorci nuk duhet parë si çështje pa rëndësi. Në fakt, Jehovai e urren divorcin që bëhet pa një bazë biblike.—Malakia 2:15, 16.
Zanafilla 39:9; 2 Samuelit 11:26, 27; Psalmi 51:4) Kaq e pështirë i duket kurvëria, saqë e lejon si bazë për divorcin. (Shih kapitullin 9, paragrafin 7, ku shpjegohet më gjerësisht ç’përfshin kurvëria.) Jehovai i jep të drejtën bashkëshortit të pafajshëm të vendosë nëse do të qëndrojë me bashkëshortin fajtor apo do të divorcohet. (Mateu 19:9) Prandaj, nëse bashkëshorti i pafajshëm vendos të kërkojë divorcin, nuk po bën një hap që Jehovai e urren. Por, në të njëjtën kohë, kongregacioni i krishterë nuk nxit askënd që të kërkojë divorcin. Në fakt, disa situata mund ta shtyjnë bashkëshortin e pafajshëm të qëndrojë me fajtorin, sidomos nëse ky është penduar sinqerisht. Gjithsesi, në fund, ata që kanë një bazë biblike për divorc, duhet të vendosin vetë dhe të pranojnë pasojat që mund të sjellë vendimi i tyre.—Galatasve 6:5.
Cila është baza biblike për divorcin? Jehovai i urren kurorëshkeljen dhe kurvërinë. (Në situata ekstreme, disa të krishterë kanë vendosur të ndahen ose të divorcohen nga bashkëshorti, edhe pse ai ose ajo s’ka kryer kurvëri. Në këtë rast, Bibla specifikon se kush ndahet, duhet të mbetet i «pamartuar ose përndryshe të pajtohet sërish» me bashkëshortin. (1 Korintasve 7:11) S’është i lirë të shoqërohet me dikë tjetër me synimin për t’u rimartuar. (Mateu 5:32) Më poshtë shpjegohen tri situata ekstreme që disa i kanë konsideruar si bazë për ndarjen.
Refuzimi i qëllimshëm për të mbështetur ekonomikisht familjen. Një familje mund të zhytet në skamje e të mos ketë as gjërat elementare të jetës, sepse burri nuk i mbështet ekonomikisht, edhe pse është në gjendje ta bëjë këtë. Bibla thotë: «Nëse dikush nuk siguron gjërat e nevojshme për... pjesëtarët e shtëpisë së vet, ai e ka mohuar besimin dhe është më i keq se një njeri pa besim.» (1 Timoteut 5:8) Nëse burri s’pranon të ndryshojë rrugë, gruas do t’i duhet të vendosë nëse ka nevojë të mbrojë mirëqenien e saj e të fëmijëve, duke bërë ndarjen ligjore. * Natyrisht, pleqtë e krishterë duhet ta shqyrtojnë me kujdes akuzën se një i krishterë nuk pranon të mbështetë ekonomikisht familjen e tij. Refuzimi për t’u kujdesur për familjen, mund të sjellë si pasojë përjashtimin.
Keqtrajtimi fizik ekstrem. Bashkëshorti abuzues mund të sillet kaq dhunshëm, sa të vërë në rrezik shëndetin ose edhe jetën e bashkëshortit tjetër. Nëse bashkëshorti abuzues është i krishterë, pleqtë e kongregacionit duhet t’i analizojnë këto akuza. Shpërthimet e zemërimit dhe sjellja e dhunshme e vazhdueshme janë bazë për përjashtim.—Galatasve 5:19-21.
Rrezikimi absolut i gjendjes frymore. Një bashkëshort mund të përpiqet pareshtur t’ia bëjë të pamundur tjetrit që të vazhdojë adhurimin e pastër ose edhe ta detyrojë të shkelë në ndonjë mënyrë ligjet e Perëndisë. Në rast të tillë, bashkëshorti i kërcënuar duhet të vendosë nëse e vetmja rrugë ‘për t’iu bindur Perëndisë si sundimtar, dhe jo njerëzve’ është të bëjë ndarjen ligjore.—Veprat 5:29.
Në të gjitha rastet që lidhen me situata kaq ekstreme sa ato që thamë më lart, askush s’duhet t’i bëjë presion bashkëshortit të pafajshëm që të ndahet ose të qëndrojë me tjetrin. Edhe pse miqtë e pjekur frymësisht dhe pleqtë mund të japin mbështetje dhe këshilla biblike, ata s’kanë si t’i dinë gjithë hollësitë se ç’ndodh mes burrit dhe gruas. Vetëm Jehovai mund ta shohë këtë. Natyrisht, një grua e krishterë nuk e nderon Perëndinë dhe rregullin e martesës, nëse i zmadhon problemet e saj familjare vetëm që të jetojë e ndarë nga i shoqi, ose anasjelltas. Jehovai i di fare mirë gjithë intrigat që mund të thuren për t’u ndarë, pavarësisht sa përpiqet t’i fshehë dikush. «Të gjitha gjërat janë lakuriq e fare sheshit në sytë e atij, të cilit do t’i japim llogari.» (Hebrenjve 4:13) Por, nëse një situatë shumë e rrezikshme vazhdon për një kohë të gjatë, askush s’duhet ta kritikojë të krishterin që, si mundësi të fundit, zgjedh ndarjen. Në fund të fundit, «të gjithë do të qëndrojmë përpara fronit të gjykimit të Perëndisë».—Romakëve 14:10-12.
^ par. 3 Zbatohet në ato vende ku mund të merret kjo lloj ndarjeje.