PJESA 2
‘Mësonte e predikonte lajmin e mirë’
Zdrukthëtar. Mrekullibërës. Shërues. Jezui i përmbushi të gjitha këto role, e madje shumë të tjera. Megjithatë, njerëzit nuk përdornin këta tituj kur i drejtoheshin atij. E thërrisnin Mësues. Po, vepra kryesore në jetën e tij ishte ‘t’u mësonte e t’u predikonte lajmin e mirë’ njerëzve. (Mateu 4:23) Si dishepuj të Jezuit, ne kemi të njëjtën vepër për të bërë. Në këtë pjesë, do të studiojmë shembullin e tij, që na tregon si ta kryejmë këtë vepër.