Kush e sundon sot botën?
Si mendon, e sundon . . .
Zoti?
njerëzit?
dikush tjetër?
BIBLA THOTË:
«Mbarë bota është nën pushtetin e Djallit.»
«Është shfaqur Biri i Perëndisë: për të shkatërruar veprat e djallit.»
KËTO TË VËRTETA TË JAPIN
Shpjegim logjik për problemet në botë.
Arsye për të besuar se bota do të përmirësohet.
A MUND TA BESOSH ATË QË THOTË BIBLA?
Po! Ja tri arsye:
Sundimin e Satana Djallit e pret shkatërrimi. Jehovai është i vendosur t’i japë fund pushtetit që ka Satanai mbi njerëzimin. Ai premton ‘të asgjësojë Djallin’ dhe të çrrënjosë plotësisht të këqijat që Djalli ka sjellë.
—Hebrenjve 2:14, Përkthimi Bota e Re. Zoti ka zgjedhur Jezu Krishtin për të qeverisur botën. Jezui është krejt e kundërta e sundimtarit të tanishëm mizor dhe egoist. Për mbretërimin e Jezuit, Perëndia premton: «Atij do t’i dhimbset i përvuajturi dhe i varfri. . . . Nga shtypja dhe dhuna, do t’ua shpengojë shpirtin.»
—Psalmi 72:13, 14. Zoti nuk mund të gënjejë. Bibla e thotë qartë: «Është e pamundur që Perëndia të gënjejë.» (Hebrenjve 6:18) Kur Jehovai premton të bëjë diçka, është punë e mbaruar. (Isaia 55:10, 11) «Sundimtari i kësaj bote do të dëbohet.»
—Gjoni 12:31.
MENDO PAK
Si do të jetë bota pasi të zhduket sundimtari i saj?
Bibla i përgjigjet kësaj pyetjeje te PSALMI 37:10, 11 dhe te ZBULESA 21:3, 4.