MËSIMI 06
Si filloi jeta?
«Veç ti [Perëndi] je burimi i jetës.» (Psalmi 36:9) A e beson këtë? Disa mendojnë që jeta erdhi rastësisht. Po të jetë kështu, atëherë jeta nuk ka qëllim. Ama, ndryshon puna nëse jetën e ka krijuar Perëndia Jehova, apo jo? a Shqyrto si e përshkruan Bibla fillimin e jetës dhe pse është e logjikshme t’u besosh fjalëve të saj.
1. Si u formua universi?
Bibla thotë: «Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.» (Zanafilla 1:1) Shumica e shkencëtarëve nuk e vënë në diskutim se universi ka pasur një fillim. Si e krijoi Zoti universin? Ai përdori ‘forcën e tij vepruese’—pra frymën e shenjtë—për të krijuar çdo gjë në univers, ku përfshihen galaktikat, yjet dhe planetët.—Zanafilla 1:2.
2. Pse e krijoi Zoti tokën?
Jehovai «nuk e krijoi [tokën] pa një qëllim, por e formoi që të banohej». (Isaia 45:18) Ai donte që planeti ynë të ishte një shtëpi e rehatshme dhe e përhershme për njerëzit. (Lexo Isainë 40:28 dhe 42:5.) Shkenca thotë se toka është unike. Është i vetmi planet i njohur ku njerëzit mund të jetojnë.
3. Çfarë i dallon njerëzit nga kafshët?
Pasi bëri tokën, Jehovai krijoi forma të ndryshme jete. Fillimisht, ai e mbushi tokën me lloj-lloj bimësh dhe kafshësh. Më pas, ‘Perëndia krijoi njeriun sipas imazhit të vet’. (Lexo Zanafillën 1:27.) Pse ne njerëzit jemi unikë? Sepse jemi krijuar sipas imazhit të Perëndisë dhe mund të shfaqim cilësitë e tij, siç janë dashuria dhe drejtësia. Gjithashtu, ai na ka krijuar me aftësinë për të mësuar gjuhë të ndryshme, për t’u kënaqur me të bukurën dhe për të shijuar muzikën. Dhe, ndryshe nga kafshët, mund të bëhemi miq me Krijuesin.
SHQYRTO MË TEJ
Le të shohim nga afër disa prova se jeta u projektua dhe se përshkrimi i Biblës për krijimin është i logjikshëm. Mëso çfarë tregojnë për Perëndinë cilësitë që shfaqim ne si njerëz.
4. Jeta u projektua
Njerëzit marrin meritën për projekte që kanë kopjuar nga natyra. Por, kush duhet ta marrë meritën për origjinalet? Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
-
Çfarë kanë kopjuar njerëzit nga natyra?
Çdo shtëpi projektohet dhe ndërtohet nga dikush. Po gjërat që shohim në natyrë, kush i ka projektuar dhe ndërtuar? Lexoni Hebrenjve 3:4 dhe diskutoni për këto pyetje:
-
Cilat projekte që sheh në natyrë të bëjnë më shumë përshtypje?
-
A është e logjikshme të besojmë se universi dhe gjithçka në të është projektuar? Pse?
A e di se . . .
Për këtë temë mund të gjesh artikuj dhe video në sitin jw.org, në seritë «A është projektuar?» dhe «Pikëpamje për origjinën e jetës».
«Sigurisht, çdo shtëpi ndërtohet nga dikush, por ai që ka ndërtuar gjithçka, është Perëndia»
5. Tregimi i Biblës për krijimin është logjik
Në kapitullin e parë të Zanafillës, Bibla tregon si u krijua toka dhe jeta në të. A është i besueshëm ky tregim apo është thjesht diçka e sajuar? Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për këto pyetje:
-
A mëson Bibla se toka dhe jeta në të u krijuan brenda gjashtë ditëve 24-orëshe?
-
A mendon se ajo që thotë Bibla për krijimin është logjike dhe e arsyeshme? Pse?
Lexoni Zanafillën 1:1 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
-
Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se universi ka pasur një fillim. Si përputhet ky pohim me atë që sapo lexove në Bibël?
Disa mendojnë se Perëndia mund të ketë përdorur evolucionin për të krijuar të gjitha format e jetës. Lexoni Zanafillën 1:21, 25, 27 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:
-
A mëson Bibla se Perëndia përdori evolucionin për të sjellë në jetë peshqit, kafshët dhe njerëzit? Apo ai krijoi gjithçka sipas «llojit» të vet? b
6. Njerëzit janë krijim unik i Perëndisë
Ne ndryshojmë shumë nga kafshët që krijoi Jehovai. Lexoni Zanafillën 1:26 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:
-
Meqë jemi krijuar sipas imazhit të Perëndisë, çfarë tregon për personalitetin e tij fakti që mund të shfaqim dashuri dhe dhembshuri?
DISA THONË: «Tregimi i Biblës për krijimin është histori e sajuar.»
-
Po ti, si mendon? Pse?
PËRMBLEDHJE
Jehovai krijoi universin dhe çdo formë jete.
Si do të përgjigjeshe?
-
Çfarë thotë Bibla për origjinën e universit?
-
A përdori Perëndia evolucionin për të sjellë në ekzistencë forma të ndryshme të jetës apo i krijoi vetë të gjitha?
-
Pse ne njerëzit jemi unikë?
EKSPLORO
Lexo për disa projekte në natyrë që tregojnë se ka një Krijues.
Shih se si një baba i shpjegon djalit të vogël tregimin e Biblës për krijimin.
Shqyrto nëse evolucioni përputhet me atë që thotë Bibla.
«A përdori evolucionin Perëndia për të krijuar format e ndryshme të jetës?» (Artikull në jw.org)
Çfarë tregojnë dëshmitë fosile dhe eksperimentet shkencore për jetën, se është krijuar apo se ka ardhur nga rastësia?