Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 51

Si t’i gëzosh zemrën Jehovait me dhuratën e të folurit?

Si t’i gëzosh zemrën Jehovait me dhuratën e të folurit?

Kur na krijoi, Jehovai na dha një dhuratë të mrekullueshme​—aftësinë për të folur. A ka rëndësi për të si e përdorim këtë dhuratë? Patjetër që po! (Lexo Jakovin 1:26.) Atëherë, si ta përdorim në një mënyrë që ia gëzon zemrën Jehovait?

1. Si duhet ta përdorim dhuratën e të folurit?

Bibla na nxit ‘të vazhdojmë t’i japim zemër e të forcojmë njëri-tjetrin’. (1 Selanikasve 5:11) A të vjen në mendje dikush që ka nevojë për inkurajim? Çfarë mund të bësh për t’i dhënë zemër? Siguroje që e do vërtet. Ndoshta mund t’i tregosh se çfarë vlerëson tek ai. A të vjen në mendje ndonjë shkrim që do t’i fashonte plagët dikujt që njeh? Ka shumë shkrime që mund të përdorësh. Gjithashtu, mos harro se mënyra si e thua diçka mund të ndikojë te të tjerët po aq thellë sa edhe fjalët që përdor. Prandaj, përpiqu të flasësh gjithnjë me përzemërsi e me butësi.​—Proverbat 15:1.

2. Ç’lloj të foluri duhet të shmangim?

Bibla thotë: «Nga goja juaj të mos dalë asnjë fjalë e kalbur.» (Lexo Efesianëve 4:29.) Kjo do të thotë që nuk duhet të përdorim fjalë të pista ose të bëjmë komente të vrazhda e fyese për të lënduar dikë. Gjithashtu duhet të shmangim thashethemet dhe shpifjet.​—Lexo Proverbat 16:28.

3. Si t’i forcojmë të tjerët me mënyrën si flasim?

Shpeshherë, gjërat që themi zbulojnë çfarë kemi vërtet në mendje e në zemër. (Luka 6:45) Prandaj duhet të mësojmë të përqendrohemi te gjërat pozitive​—gjërat e drejta, të dëlira, të dashura dhe të denja për t’u lëvduar. (Filipianëve 4:8) Që të përqendrohemi te këto gjëra, duhet të zgjedhim me mençuri zbavitjen dhe miqtë. (Proverbat 13:20) Diçka tjetër që na ndihmon, është të mendohemi mirë para se të flasim. Mendo se ç’ndikim do të kenë fjalët e tua te të tjerët. Bibla thotë: «Fjalët e pamenduara janë si goditje shpate, por gjuha e të mençurve sjell shërim.»​—Proverbat 12:18.

SHQYRTO MË TEJ

Mëso si të flasësh në një mënyrë që i sjell kënaqësi Jehovait dhe u jep zemër të tjerëve.

4. Mati fjalët

Me raste themi gjëra për të cilat më vonë bëhemi pishman. (Jakovi 3:2) Lexoni Galatasve 5:22, 23 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

  • Që të kontrollosh mënyrën si flet, për cilat nga këto cilësi mund t’i lutesh Jehovait? Si të ndihmojnë këto cilësi?

Lexoni 1 Korintasve 15:33 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Si mund të ndikojnë miqtë dhe zbavitja te mënyra si flet?

Lexoni Eklisiastiun 3:1, 7 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Në cilat raste është më mirë të mos flasim fare ose të presim momentin e duhur për të folur?

5. Fol mirë për të tjerët

Ç’duhet të bëjmë që të shmangim fjalët fyese e lënduese? Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjet që vijojnë.

  • Pse vëllai në këtë video donte të ndryshonte mënyrën si fliste për të tjerët?

  • Çfarë bëri për të ndryshuar?

Lexoni Eklisiastiun 7:16 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Çfarë duhet të mbajmë parasysh kur na vjen të flasim keq për dikë?

Lexoni Eklisiastiun 7:21, 22 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Si të ndihmojnë këto vargje të mos e ekzagjerosh kur dikush flet keq për ty?

6. Fol me ngrohtësi me pjesëtarët e familjes

Jehovai do që të komunikojmë me ngrohtësi dhe dashuri me pjesëtarët e familjes. Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjen që vijon.

  • Çfarë do të të ndihmojë të flasësh me ngrohtësi me familjarët?

Lexoni Efesianëve 4:31, 32 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Si duhet të flasim me familjarët që t’i bëjmë të ndihen mirë?

Jehovai ia tregoi me fjalë Birit të tij, Jezuit, sa shumë e donte. Lexoni Mateun 17:5 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Si mund ta imitosh Jehovain kur flet me familjarët?

Gjej mundësi për t’i lavdëruar të tjerët

DISA THONË: «Unë them atë që mendoj. Nuk është faji im nëse s’u pëlqen të tjerëve.»

  • A je dakord? Pse?

PËRMBLEDHJE

Fjalët mund të kenë shumë peshë. Prandaj, duhet të mendojmë me kujdes çfarë të themi, kur ta themi dhe si ta themi.

Si do të përgjigjeshe?

  • Si mund t’i ndihmojmë të tjerët me mënyrën si flasim?

  • Ç’lloj të foluri duhet të shmangim?

  • Çfarë mund të na ndihmojë që të përdorim fjalë të ngrohta dhe që i forcojnë të tjerët?

Provo këtë

EKSPLORO

Si të flasim në një mënyrë që u jep zemër të tjerëve?

Zhvilloni gjuhën e të mençurve (8:04)

Mëso çfarë mund të të ndihmojë të mos thuash fjalë të pista.

«A është vërtet e gabuar të thuash fjalë të pista?» (Artikull në jw.org)

Shiko se ç’mund të bësh që të shmangësh thashethemet.

Si t’u jap fund thashethemeve? (2:36)

Zbulo si e ndihmoi Jehovai një burrë të luftonte me prirjen për të thënë fjalë të pista.

«Fillova të mendoja seriozisht si do t’i vente filli jetës sime» (Kulla e Rojës, 1 gusht 2013)