Hyrje për pjesën 2
Pse Jehovai e shkatërroi botën e asaj kohe me një përmbytje? Në fillim të historisë njerëzore kishte nisur një luftë—lufta mes së mirës dhe së keqes. Disa njerëz, si Adami, Eva dhe djali i tyre, Kaini, morën anën e së keqes. Disa të tjerë, si Abeli dhe Noeja, morën anën e së mirës. Shumica e njerëzve u bënë aq të këqij sa Jehovai i dha fund asaj bote të ligë. Me anë të kësaj pjese do të mësojmë se Jehovai e sheh cilën anë marrim dhe se nuk do të lejojë kurrë që e keqja ta mundë të mirën.
NË KËTË PJESË
MËSIMI 3
Adami dhe Eva nuk iu bindën Perëndisë
Çfarë kishte të veçantë një pemë në kopshtin e Edenit? Pse e hëngri Eva frytin e asaj peme?
MËSIMI 4
Zemërimi mund të jetë i rrezikshëm
Perëndia pranoi blatimin e Abelit, por jo të Kainit. Kur Kaini e kuptoi, u zemërua shumë dhe bëri diçka të tmerrshme.
MËSIMI 5
Arka e Noesë
Kur engjëjt e këqij u martuan me gra në tokë, patën bij gjigantë që silleshin si bullistë. Kudo kishte dhunë, por Noeja ishte ndryshe. Ai e donte dhe i bindej Perëndisë.
MËSIMI 6
Tetë veta i mbijetuan Përmbytjes
Gjatë Përmbytjes ra shi për 40 ditë e 40 net. Noeja dhe familja e tij ndenjën në arkë më shumë se një vit. Në fund, ata mund të dilnin nga arka.