Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Hyrje për pjesën 5

Hyrje për pjesën 5

Dy muaj pasi kaluan përmes Detit të Kuq, izraelitët arritën në malin e Sinait. Atje Jehovai bëri një besëlidhje me Izraelin, që të ishte kombi i tij i veçantë. Ai i mbrojti dhe u siguroi çdo gjë që kishin nevojë: manë për të ngrënë, rroba që nuk u vjetruan dhe vende të sigurta për të ngritur kampin. Nëse je prind, ndihmoje fëmijën të kuptojë pse Jehovai u dha izraelitëve Ligjin, tabernakullin dhe priftërinë. Thekso se ka rëndësi të mbajmë fjalën, të jemi të përulur dhe t’i qëndrojmë gjithnjë besnikë Jehovait.

NË KËTË PJESË

MËSIMI 23

Një premtim ndaj Jehovait

Izraelitët i bënë Perëndisë një premtim të veçantë kur po fushonin në malin Sinai.

MËSIMI 24

Nuk e mbajtën premtimin

Ndërkohë që Moisiu po merrte Dhjetë Urdhërimet, populli bëri një mëkat të tmerrshëm.

MËSIMI 25

Një tabernakull për adhurim

Në këtë tendë të veçantë mbahej arka e besëlidhjes.

MËSIMI 26

Dymbëdhjetë vëzhguesit

Josiu dhe Kalebi ishin ndryshe nga dhjetë burrat e tjerë që vëzhguan vendin e Kanaanit.

MËSIMI 27

U rebeluan kundër Jehovait

Korahu, Datani, Abirami dhe 250 burra të tjerë nuk arritën të kuptonin një fakt të rëndësishëm në lidhje me Jehovain.

MËSIMI 28

Gomarica e Balaamit flet

Gomarica pa dikë që ishte i padukshëm për Balaamin.