Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Hyrje për pjesën 6

Hyrje për pjesën 6

Kur më në fund izraelitët hynë në Tokën e Premtuar, tabernakulli u bë qendra e adhurimit të vërtetë atje. Priftërinjtë i mësonin popullit Ligjin, ndërsa gjykatësit e udhëhiqnin kombin. Kjo pjesë tregon sa shumë ndikojnë veprimet dhe vendimet e dikujt te të tjerët. Çdo izraelit duhej të ishte besnik ndaj Jehovait dhe të tjerëve. Nxirr në pah ndikimin që patën te të tjerët Debora, Naomi, Josiu, Hana, vajza e Jefteut dhe Samueli. Thekso se edhe disa joizraelitë si Rahaba, Rutha, Jaela dhe gibeonitët morën anën e izraelitëve ngaqë e dinin se Perëndia ishte me ta.

NË KËTË PJESË

MËSIMI 29

Jehovai zgjodhi Josiun

Perëndia i dha Josiut udhëzime që mund të na ndihmojnë edhe ne sot.

MËSIMI 30

Rahaba fshehu zbuluesit

Muret e Jerikosë u rrafshuan por shtëpia e Rahabës nuk u shemb, ndonëse ishte pjesë e mureve të qytetit.

MËSIMI 31

Josiu dhe gibeonitët

Josiu iu lut Perëndisë që ta bënte ‘diellin të ndalej’. A iu përgjigj Perëndia?

MËSIMI 32

Një udhëheqës tjetër dhe dy gra trime

Pasi Josiu vdiq, izraelitët filluan të adhuronin idhuj. Jeta u vështirësua, por ndihma erdhi me anë të gjykatësit Barak, profeteshës Debora dhe Jaelës me kunjin e tendës!

MËSIMI 33

Rutha dhe Naomi

Dy gra që u kishin vdekur burrat, u kthyen në Izrael. Njëra prej tyre, Rutha, shkoi të punonte në fusha, ku u vu re nga Boazi.

MËSIMI 34

Gideoni mundi midianitët

Pasi midianitët ua nxinë jetën izraelitëve, populli iu përgjërua për ndihmë Jehovait. Si arriti ushtria e vogël e Gideonit të mposhtte 135.000 ushtarë armiq?

MËSIMI 35

Hana u lut për një djalë

Elkanahu mori Hanën, Peninën dhe fëmijët që të adhuronin Perëndinë në tabernakull, në Shiloh. Atje, Hana u lut për një djalë. Një vit më vonë, ajo lindi Samuelin!

MËSIMI 36

Premtimi i Jefteut

Cilin premtim bëri Jefteu dhe pse? Si reagoi vajza e Jefteut ndaj premtimit të të atit?

MËSIMI 37

Jehovai foli me Samuelin

Dy djemtë e Kryepriftit Eli shërbenin si priftërinj në tabernakull, por nuk u bindeshin ligjeve të Perëndisë. Samueli i vogël ishte ndryshe dhe Jehovai i thirri atij.

MËSIMI 38

Jehovai e bëri Samsonin të fortë

Perëndia e bëri të fortë Samsonin që të luftonte kundër filistinëve por, kur ai mori një vendim të gabuar, filistinët e kapën.