‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë

Ky botim tregon si u themelua kongregacioni i krishterë i shekullit të parë dhe si lidhet me ne sot.

Hartat

Harta që tregojnë atë që zakonisht njihet si Toka e Shenjtë dhe udhëtimet misionare të apostullit Pavël.

Letër nga Trupi Udhëheqës

Pse mund të jemi të sigurt për mbështetjen e Perëndisë ndërsa vazhdojmë ‘të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e tij?

KAPITULLI 1

«Shkoni dhe bëni dishepuj»

Jezui paratha se mesazhi i Mbretërisë do t’u predikohej të gjitha kombeve. Si është arritur kjo?

KAPITULLI 2

«Do të jeni dëshmitarët e mi»

Si i përgatiti Jezui apostujt që të merrnin drejtimin në veprën e predikimit?

KAPITULLI 3

«U mbushën me frymë të shenjtë»

Ç’rol luajti fryma e shenjtë e Perëndisë në themelimin e kongregacionit të krishterë?

KAPITULLI 4

«Njerëz të pashkolluar e të thjeshtë»

Apostujt vepruan me guxim dhe Jehovai i bekoi.

KAPITULLI 5

«Duhet t’i bindemi Perëndisë si sovran»

Me qëndrimin që mbajtën, apostujt krijuan një precedent për të gjithë të krishterët e vërtetë.

KAPITULLI 6

Perëndia i dha Stefanit «miratimin e tij dhe fuqi të jashtëzakonshme»

Ç’mund të mësojmë nga dëshmia e guximshme e Stefanit para gjykatës së lartë judaike?

KAPITULLI 7

Shpallën «lajmin e mirë për Jezuin»

Filipi la një shembull të mirë si ungjillëzues.

KAPITULLI 8

Kongregacioni hyri «në një periudhë paqeje»

Përndjekësi i egër Saul u bë një i krishterë i zellshëm.

KAPITULLI 9

«Perëndia nuk është i anshëm»

Vepra e predikimit u përhap te jojudenjtë e parrethprerë.

KAPITULLI 10

«Fjala e Jehovait përhapej»

Pjetri shpëtoi nga burgu, dhe përndjekja nuk arriti ta ndalte përhapjen e lajmit të mirë.

KAPITULLI 11

«Plot gëzim dhe frymë të shenjtë»

Pavli la një shembull të shkëlqyer kur u përball me njerëz armiqësorë e indiferentë.

KAPITULLI 12

«Folën me guxim e me autoritetin që u kishte dhënë Jehovai»

Pavli dhe Barnaba shfaqën përulësi, këmbëngulje dhe elasticitet.

KAPITULLI 13

«Patën një mosmarrëveshje jo të vogël»

Çështja e rrethprerjes iu parashtrua trupit udhëheqës.

KAPITULLI 14

«Vendosëm njëzëri»

Mëso si arriti të merrte një vendim për rrethprerjen trupi udhëheqës dhe si e forcoi ai vendim unitetin e kongregacioneve.

KAPITULLI 15

«Forcoi kongregacionet»

Mbikëqyrësit udhëtues i ndihmojnë kongregacionet të bëhen të patundura në besim.

KAPITULLI 16

«Kalo në Maqedoni»

Pranimi i një caktimi dhe përballimi me gëzim i përndjekjes, sjellin bekime.

KAPITULLI 17

«Arsyetoi me ta nga Shkrimet»

Pavli u dha dëshmi të plotë judenjve në Selanik dhe në Bere.

KAPITULLI 18

‘Kërkojeni Perëndinë dhe gjejeni vërtet’

Çfarë mundësish iu krijuan Pavlit për të predikuar pasi vendosi një bazë të përbashkët me dëgjuesit?

KAPITULLI 19

«Vazhdo të flasësh e të mos heshtësh»

Ç’mësojmë nga aktivitetet e Pavlit në Korint, dhe si na ndihmon kjo të japim dëshmi të plotë për Mbretërinë e Perëndisë në territorin tonë?

KAPITULLI 20

‘Fjala e Jehovait përhapej e triumfonte’, pavarësisht nga kundërshtimi

Mëso si kontribuan Apoli dhe Pavli për përparimin e lajmit të mirë.

KAPITULLI 21

«Jam i pastër nga gjaku i të tërë njerëzve»

Zelli i Pavlit në shërbim dhe këshillat që u dha pleqve.

KAPITULLI 22

«U bëftë vullneti i Jehovait!»

Pavli shkoi në Jerusalem, i vendosur të bënte vullnetin e Perëndisë.

KAPITULLI 23

«Dëgjoni tani mbrojtjen time!»

Pavli mbrojti të vërtetën para turmave të zemëruara dhe para Sinedrit.

KAPITULLI 24

‘Merr zemër!’

Pavli i shpëtoi komplotit për ta vrarë dhe u mbrojt para guvernatorit Feliks.

KAPITULLI 25

«Unë i apelohem Cezarit!»

Pavli la një shembull për mbrojtjen e lajmit të mirë.

KAPITULLI 26

«Asnjë nga ju nuk do të vdesë»

Ndërsa anija shkallmohej, Pavli shfaqi besim të fortë dhe dashuri për njerëzit.

KAPITULLI 27

‘Dha dëshmi të plotë’

Pavli vazhdoi të predikonte, edhe pse i burgosur në Romë.

KAPITULLI 28

«Deri në skajin më të largët të tokës»

Dëshmitarët e Jehovait po bëjnë një vepër që e nisën dishepujt e Jezu Krishtit në shekullin e parë të erës sonë.

Treguesi i figurave

Lista e figurave kryesore të këtij botimi.