Kushtoju leximit dhe mësimdhënies
Ky botim është përgatitur që të të ndihmojë të mprehësh aftësitë në leximin publik dhe në artin e oratorisë e të mësimdhënies.
Letër nga Trupi Udhëheqës
Ne u mësojmë të tjerëve mesazhin më të rëndësishëm që u është dhënë ndonjëherë njerëzve.
MËSIMI 2
Fol natyrshëm
Kur flet natyrshëm, auditori ndihet rehat dhe i ndihmon ta mirëpresin mesazhin tënd.
MËSIMI 3
Përdorimi i pyetjeve
Bëj pyetje me takt që të zgjosh interesin dhe që të theksosh pika të rëndësishme.
MËSIMI 4
Prezantimi i duhur i Shkrimeve
Shiko si ta përgatitësh mendjen e dëgjuesve para se të lexosh një shkrim.
MËSIMI 6
Bëje të qartë si zbatohet shkrimi
Ndihmoji dëgjuesit ta kuptojnë qartë lidhjen mes shkrimit që lexon dhe pikës që po thekson.
MËSIMI 7
Ji i saktë dhe bindës
Dëshmitë e sakta dhe bindëse do t’i ndihmojnë dëgjuesit të nxjerrin përfundimin e duhur.
MËSIMI 8
Ilustrime që përmbajnë mësime
Përmirësoje mësimdhënien tënde me ilustrime që janë të thjeshta e tërheqëse për dëgjuesit dhe që u mësojnë atyre pika të rëndësishme.
MËSIMI 9
Përdorimi i duhur i mjeteve figurative
Përdor mjete figurative për t’ua ngulitur më mirë në mendje dëgjuesve atë që po mëson.
MËSIMI 10
Intonacioni
Ndrysho ritmin, tonin dhe fuqinë e zërit që të ngjallësh emocione dhe t’i motivosh dëgjuesit të veprojnë.
MËSIMI 11
Shprehu me entuziazëm
Entuziazmi tregon se po flet nga zemra dhe ndihmon ta mbash gjallë interesin e dëgjuesve.
MËSIMI 12
Shfaq ngrohtësi dhe empati
Kur flet me ndjenja të sinqerta, u tregon dëgjuesve se i ke për zemër.
MËSIMI 13
Trego qartë vlerën praktike
Ndihmoji dëgjuesit të kuptojnë si ndikon te jeta e tyre tema që po trajton e tregoju si ta zbatojnë atë që po mësojnë.
MËSIMI 14
Thekso pikat kryesore
Ndihmoje auditorin të të ndjekë gjatë fjalimit dhe trego qartë se si lidhet çdo pikë kryesore me synimin dhe me temën e fjalimit.
MËSIMI 15
Fol me bindje
Fol me bindje. Trego se ke besim të patundur se ajo që po thua është e rëndësishme.
MËSIMI 16
Ji inkurajues dhe pozitiv
Ji inkurajues dhe jo kritik. Tërhiqe vëmendjen te të vërtetat freskuese të Fjalës së Perëndisë.
MËSIMI 17
I kuptueshëm për të tjerët
Ndihmoji dëgjuesit ta kuptojnë mesazhin tënd. Përcilli qartë pikat kyçe.
MËSIMI 18
Mësoji auditorit diçka me vlerë
Stimulo mendjen e dëgjuesve dhe ndihmoji të mësojnë diçka me vlerë.
MËSIMI 20
Mbyllje e efektshme
Një mbyllje e efektshme do t’i ndihmojë dëgjuesit ta pranojnë dhe ta zbatojnë atë që kanë mësuar.
Shëno përparimin tënd
Shëno përparimin tënd teksa përpiqesh të përmirësosh aftësitë e tua në lexim e mësimdhënie.
Mund të të pëlqejë edhe . . .
SERI VIDEOSH
Kushtoju leximit dhe mësimdhënies—Video
Zhvillo aftësi të rëndësishme për leximin publik dhe mësimdhënien.