MËSIMI 10
Intonacioni
Proverbat 8:4, 7
PËRMBLEDHJE: Përcilli qartë idetë dhe ngjall emocion duke ndryshuar volumin, tonin dhe ritmin.
SI TA ARRISH:
-
Ndrysho volumin. Ngrije volumin për të theksuar pikat kryesore dhe për t’i motivuar dëgjuesit. Vepro njësoj kur lexon shkrime që përmbajnë gjykime. Ule volumin për të krijuar një ndjenjë pritjeje a për të transmetuar frikë ose ankth.
-
Përdor larmi tonesh. Nëse është e përshtatshme në gjuhën tuaj, ngrije tonin për të shprehur entuziazëm ose për të treguar madhësi a distancë. Ule tonin për të shprehur pikëllim ose ankth.
-
Përdor larmi ritmesh. Fol më shpejt që të transmetosh emocion. Fol më ngadalë për pikat e rëndësishme.