Letër nga Trupi Udhëheqës
Të dashur bashkëshërbëtorë të shtëpisë,
Jemi të lumtur t’ju shkruajmë në fillim të këtij viti historik. Në fund të 2014-s, do të ketë kaluar një shekull i tërë që nga koha kur Mbreti ynë i dashur Jezu Krisht nisi të qeverisë mes armiqve.
Në fillim të këtij viti shërbimi, në mbledhjen vjetore të Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania, Komiteti i Përkthimit të Biblës Bota e Re nxori në anglisht botimin e saporishikuar të përkthimit më të mirë të Biblës që ekziston. Më shumë se gjashtë dekada më parë, Jehovai përdori bijtë e tij të lindur nga fryma për të siguruar Përkthimin Bota e Re. (Rom. 8:15, 16) Mjafton ky fakt për ta bërë të veçantë këtë përkthim. A nuk jeni dakord?
Për vite me radhë, Komiteti i Shkrimit i Trupit Udhëheqës i ka
Na preket zemra kur dëgjojmë për sprovat që hasin motrat dhe vëllezërit tanë të shtrenjtë. Kuptohet, mund të kalojnë momente kur e kanë të vështirë të gëzojnë si vëllezërit e tjerë. Për shembull, kohët e fundit një familjeje në Azi i ndryshoi jeta kryekëput kur papritur mamaja u paralizua krejtësisht. Të pështjelluar, specialistët e mjekësisë nuk arritën të bënin gjë. Sa e trishtë! Tani bashkëshorti kujdeset 24 orë për gruan. Djali dhe dy vajzat e tyre lënë një shembull të shkëlqyer si të krishterë duke i mbështetur me dashuri prindërit. Kjo familje e mrekullueshme, si edhe të gjithë ata që kanë përballuar me sukses vështirësi të ndryshme, mund të ndiejnë gëzimin që vjen kur qëndrojmë në sprovat e besimit. (Jak. 1:2-4) Jehovai i siguron të mirosurit e tij dhe delet e tjera se të gjithë do të jemi të lumtur që vazhduam të qëndronim në sprova, sepse do të bekohemi me dhuratën e jetës së përhershme.
Vitin e kaluar, në Përkujtim ishin të pranishëm 19.241.252 veta. Sa inkurajuese është të shohim kaq shumë njerëz që nderojnë Jehovain dhe Jezu Krishtin me praninë e tyre në mbledhjen më të rëndësishme të vitit për popullin e Perëndisë! Gjatë periudhës së Përkujtimit, Jehovai mori një lëvdim të jashtëzakonshëm kur më shumë se dy milionë lajmëtarë shërbyen si pionierë
Sa forcë marrim kur vërejmë se gjatë vitit të kaluar të shërbimit, 277.344 kanë simbolizuar kushtimin e tyre me pagëzimin në ujë dhe tani janë në udhën e jetës bashkë me vëllezërit e tyre në mbarë botën. (Mat. 7:13, 14) Këta të rinj në besim kanë nevojë për mbështetjen tonë që të bëhen «të qëndrueshëm në besim». (Kolos. 2:7) Vazhdoni të inkurajoni njëri-tjetrin që të qëndroni deri në fund. (Mat. 24:13) ‘Flituni në mënyrë ngushëlluese shpirtrave të dëshpëruar, mbështetni të dobëtit dhe jini shpirtgjerë me të gjithë.’ (1 Sel. 5:14) Si përfundim, urojmë që secili prej nesh ‘të lutet pa pushim’ me fjalët: «Ardhtë mbretëria jote.»
Ju lutemi, kënaquni me leximin e këtij Libri vjetor, dhe dijeni se kemi për zemër secilin prej jush që doni Jehovain!
Vëllezërit tuaj,
Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait