Njëqind vjet më parë—1914
«NE BESOJMË se viti 1914 paraqet mundësinë më të madhe të shërbimit në favor të së vërtetës, sesa çdo vit i mëparshëm i kohës së korrjes»—thuhej në Kullën e Rojës të 1 janarit 1914. Më në fund kishte ardhur viti që Studentët e Biblës po prisnin prej dekadash dhe ata ishin të angazhuar me mish e me shpirt në veprën e predikimit. Miliona veta dëgjuan premtimet biblike falë përpjekjeve të Studentëve të Biblës në atë vit. Megjithatë, bota që i rrethonte po investonte energjitë e saj në një drejtim krejt tjetër.
Bota bëhet më e dhunshme
Në fillim të 1914-s, një nga grevat më të dhunshme në historinë e Shteteve të Bashkuara u mori jetën burrave, grave e fëmijëve. Minatorët e grevës dhe familjet e tyre i kishin dëbuar nga shtëpitë që ishin pronë e kompanive dhe i detyruan të jetonin nëpër kampe me çadra. Më 20 prill, në kampin pranë Ladlout, Kolorado, u dëgjuan krisma. Kampit të minatorëve i vunë zjarrin. Në mbarë rajonin, minatorët e zemëruar u hakmorën duke vrarë shumë roja të kompanisë. U desh ndërhyrja e ushtrisë për të vendosur rendin.
Në Evropë gjendja ishte edhe më e mjerë. Më 28 qershor, Gavrilo Principi, një 19-vjeçar serbo-boshnjak, shkrepi plumbin që vrau arkidukën Franc Ferdinand të Austrisë. Kjo ishte shkëndija që ndezi Luftën I Botërore. Në fund të atij viti, Lufta I Botërore, që atëherë u quajt Lufta e Madhe, kishte përfshirë Evropën.
Kongreset përqendrohen te vepra e predikimit
Mes trazirave që sa vinin e shtoheshin, Studentët e Biblës inkurajonin njëri-tjetrin të merrnin pjesë me zell në shërbim. Kongresi i parë i popullit të Perëndisë që u mbajt në Afrikën e Jugut nisi më 10 prill. Maksimumi i të pranishmëve në kongres ishte 34 veta. Uilliam U. Xhonstoni shkroi: «Ishim vërtet një kope shumë ‘e vogël’. Pagëzuam gati gjysmën e [të pranishmëve] në . . . kongres. Tetë motra dhe tetë vëllezër simbolizuan kushtimin e tyre sipas mënyrës së përcaktuar nga Zotëria.» Ditën e fundit të kongresit, ata që ishin mbledhur shqyrtuan si ta zhvillonin sa më mirë veprën e predikimit në Afrikën e Jugut. Sot, mbi 90.000 lajmëtarë besnikë në Afrikën e Jugut dëshmojnë për suksesin e asaj kopeje ‘të vogël’.
Më 28 qershor 1914, në të njëjtën ditë që u vra arkiduka Ferdinand, Studentët e Biblës u mblodhën në Klinton, Ajoua, SHBA. Në atë kongres, më 30 qershor, A. H. Mekmilëni
tha: «Nëse dëshirojmë të marrim çmimin, kemi nevojë të vazhdojmë të marrim pjesë aktivisht në bërjen e vullnetit të Perëndisë dhe të dalim në shërbim sa të mundemi.»«Foto-Drama» tërheq miliona veta
«Foto-Drama e Krijimit», një prodhim me fjalime biblike e muzikë të incizuar të sinkronizuara me diapozitiva me xhama të ngjyrosur dhe filmime, u shfaq për herë të parë në qytetin e Nju-Jorkut më 11 janar 1914. Pesë mijë veta ndoqën shfaqjen e saj të parë dhe shumë të tjerë nuk arritën ta shihnin sepse nuk kishte më vende.
Ishin dashur dy vjet për të prodhuar «Foto-Dramën e Krijimit», e prapëseprapë, siç thoshte Kulla e Rojës «mezi u arrit të shfaqej për herë të parë në janar». Gjatë gjysmës së parë të vitit 1914, vëllezërit përmirësuan disa aspekte të «Foto-Dramës». Për shembull, i shtuan një filmim prezantues të sinkronizuar me fjalët e tregimtarit, Çarls Tejz Rasëllit, duke treguar qartë kush e kishte sponsorizuar.
Në kulmin e suksesit të saj, «Foto-Drama» u shfaq njëkohësisht deri në 80 qytete. Në korrik të 1914-s, kishte mbërritur në Britaninë e Madhe ku ishte shfaqur në teatrot e mbushur plot të Glasgout dhe të Londrës. Në shtator ky prodhim u shfaq në Danimarkë, Finlandë, Gjermani, Suedi dhe Zvicër. Në tetor tashmë kishte mbërritur në Australi dhe në Zelandën e Re. Gjatë vitit të parë, «Foto-Dramën» e panë gjithsej më shumë se nëntë milionë njerëz.
Çdo kopje e «Foto-Dramës» kishte qindra diapozitiva xhami, shumë bobina filmi dhe disqe gramafoni. Prodhimi i kopjeve kushtonte shtrenjtë dhe çdo shfaqje e saj kërkonte një staf me motra e vëllezër me përvojë. Ja përse, «Foto-Drama» e plotë u shfaq kryesisht në qytetet e mëdha. Që ta shfaqnin edhe në zonat rurale, Studentët e Biblës prodhuan edhe tri versione të shkurtuara të «Foto-Dramës». Një version, i cili quhej «Drama Eureka Y», përmbante diapozitiva me xhama
të ngjyrosur që shoqëroheshin me muzikë dhe fjalime biblike të incizuara. Dy versionet e tjera, «Drama Eureka X» dhe ai më i shkurtri, «Drama Familja Eureka», ishin vetëm në audio, pa diapozitiva dhe filmime. Në Shtetet e Bashkuara, në fund të 1914-s, më pak se katër muaj pasi kishte dalë, mbi 70.000 njerëz kishin parë një version të «Dramës Eureka».Përhapësit dhe vullnetarët marrin pjesë në veprën e predikimit
Edhe pse shfaqja e «Foto-Dramës» ishte diçka e re dhe emocionuese, Studentët e Biblës kuptuan se format e tjera të shërbimit kishin përparësi për ta. Në një letër që Çarls Tejz Rasëlli u drejtoi përhapësve, që tani quhen pionierë, thuhej: «E dimë se nuk ka mënyrë tjetër shërbimi që sjell më shumë fryt në këtë kohë korrjeje. Ja përse nuk po i inkurajojmë përhapësit të përfshihen në punën me Foto-Dramën . . . Të tjerë vëllezër e motra, po ashtu besnikë ndaj Zotërisë . . . mund të shërbejnë në projektin e Dramës.»
Në janar të vitit 1914, kishte 850 përhapës. Gjatë atij viti, ata ungjillëzues të zellshëm shpërndanë më shumë se 700.000 kopje të Studime mbi Shkrimet. Kulla e Rojës shprehte «interes të përzemërt» për përhapësit dhe nxiste lexuesit e saj «t’u thoshin fjalë inkurajimi; pasi jeta e tyre nuk ishte gjithnjë fushë me lule».
Studentët e Biblës dhanë fletushka në dhjetëra gjuhë. Gjatë 1914-s, lanë mbi 47 milionë kopje të fletushkës Mujori i Studentëve të Biblës dhe të fletushkave të tjera.
Vepra e Studentëve të Biblës nuk kaloi pa u vënë re. Ata predikonin në publik dhe në mbledhjet e tyre hyrja ishte e lirë. Një klerik i krishterimit u ankua: «Shpejt, njerëzit do të mendojnë se është krim të kërkosh pará. E pastaj, ku do të përfundojmë ne? Pastori Rasëll po na diskrediton të gjithëve.»
Fundi i kohës së johebrenjve
Studentët e Biblës besonin se «kohët e johebrenjve» që përmenden te Luka 21:24 (King James Version), do të përfundonin më 1 tetor 1914. Ndërsa afrohej tetori, të gjithë pritnin me padurim çfarë do të ndodhte. Madje, disa Studentë të Biblës mbanin një kalendar që quhej «tabela e ditëve që mungojnë» ku shënonin çdo ditë që kalonte. Shumë besonin se në atë datë do të thirreshin përtej perdes, pra në qiell.
Mëngjesin e 2 tetorit 1914, vëlla Rasëlli hyri në dhomën e ngrënies dhe njoftoi familjen Bethel: «Kohët e johebrenjve mbaruan. Mbretërit e tyre i kanë mbushur ditët!» Disa prej të pranishmëve mund t’i njihnin ato fjalë, që bazoheshin te kënga 171 e librit të këngëve Himne për agimin e Mijëvjeçarit. Që nga 1879-a, Studentët e Biblës kishin kënduar: «Kohët e johebrenjve po shkojnë drejt fundit.» Por ato fjalë nuk ishin më të vërteta, pasi «kohët e johebrenjve», ose «kohët e caktuara të kombeve» kishin përfunduar Luka 21:24) Me kalimin e kohës, librat tanë të këngëve pasqyruan këtë ndryshim të rëndësishëm.
vërtet. (Në fund të vitit, Mbretëria Mesianike tashmë ishte vendosur patundshmërisht në qiej dhe disa Studentë të Biblës mendonin se vepra e tyre kishte përfunduar. Nuk ua merrte mendja që pas pak do të hynin në një periudhë sprove dhe shoshitjeje. Shkrimi i vitit për 1915-n ishte «A mund të pini ju prej kupës sime?» dhe bazohej në Mateun 20:22 sipas Biblës King James. Kupa për të cilën po fliste Jezui, përfshinte sprovat që do të përballonte ai deri në vdekje. Pas pak, Studentët e Biblës do të hasnin sprova, si nga brenda radhëve të tyre, ashtu edhe nga jashtë. Reagimi ndaj sprovave do të provonte besnikërinë e tyre ndaj Jehovait.