Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

SIERRA-LEONE DHE GUINEJA

«Do të vdesësh brenda vitit»

Zakeus Martini

«Do të vdesësh brenda vitit»
  • LINDUR: 1880

  • PAGËZUAR: 1942

  • TË DHËNA: Filloi shërbimin si pionier kur ishte 72 vjeç.

ZAKEUSI nuk e kishte studiuar kurrë Biblën me dikë. Mirëpo, pasi lexoi librat Shpëtimi dhe Harpa e Perëndisë, kuptoi se kishte gjetur të vërtetën.

Më 1941, një të shtunë herët në mëngjes, Zakeusi për herë të parë u nis të shkonte në mbledhjen e Dëshmitarëve, që ishte tetë kilometra larg, dhe duhet të zbriste një mal të thepisur. Ngaqë nuk e dinte kur do të fillonte mbledhja shkoi disa orë para. U ul dhe priti vëllezërit. Pasi mori pjesë në tri mbledhje të dielave në Sallën e Mbretërisë, u tha atyre të Kishës Anglikane që t’ia hiqnin emrin nga lista e anëtarëve.

Një shok i ngushtë, i cili ishte pjesëtar i kishës, e qortoi duke i thënë: «O burrë plak, nëse vazhdon t’i ngjitesh e t’i zbresësh malit për tetë kilometra që të shkosh në sallë tek ata njerëz, do të vdesësh brenda vitit.» Ai e pa Zakeusin të ngjiste e të zbriste malin dy herë në javë, për pesë vjet. Më pas, shoku vdiq! Edhe pas njëzet e pesë vjetësh, Zakeusi ishte për bukuri.

Zakeusi i shërbeu me besnikëri Jehovait derisa vdiq në moshën 97-vjeçare.