KAPITULLI 13
Ata që u bënë dishepuj të Jezuit
NGA tërë shërbëtorët e Perëndisë, kush është më i miri që ka jetuar ndonjëherë? . . . Po, shumë mirë, Jezu Krishti. A mendon se edhe ne mund të jemi si ai? . . . Bibla thotë se ai na ka lënë shembullin që ta ndjekim. Ai na fton të jemi dishepujt e tij.
A e di çfarë do të thotë të jesh dishepull i Jezuit? . . . Ka të bëjë me disa gjëra. Së pari duhet të mësojmë nga ai. Por jo vetëm kaq. Duhet edhe ta besojmë vërtet atë që thotë ai. Në qoftë se e besojmë, do të bëjmë çfarë na thotë ai.
Shumë njerëz thonë se besojnë te Jezui. A mendon se të gjithë ata janë vërtet dishepujt e tij? . . . Jo, shumica nuk janë. Ata mund të shkojnë në kishë. Por shumë prej tyre nuk kanë lënë asnjëherë ca kohë për të mësuar atë që tha Jezui. Në të vërtetë, vetëm ata që ndjekin shembullin e Jezuit janë dishepujt e tij.
Le të flasim për disa prej atyre që ishin dishepuj të Jezuit kur ai ishte njeri në tokë. Një nga të parët që u bë dishepull ishte Filipi. Filipi shkon të takojë shokun e tij, Natanaelin (i quajtur edhe Bartolome), i cili është ulur poshtë një peme, siç e sheh këtu. Kur Natanaeli shkon te Jezui, Jezui thotë: ‘Ja një njeri i ndershëm, një bir i vërtetë i Izraelit.’ Natanaeli habitet dhe e pyet: ‘Nga më njeh ti mua?’
Një ditë më përpara se të bëheshin dishepuj Filipi dhe Natanaeli, ishin bërë dishepuj edhe disa të tjerë. Këta janë Andrea dhe vëllai i tij, Pjetri, si dhe Gjoni e ndoshta edhe Jakovi, vëllai i tij. (Gjoni 1:
Duke ecur pak më tutje, Jezui sheh Jakovin dhe Gjonin. Ata janë në një varkë bashkë me të atin, duke rregulluar rrjetat e
Kur këta burra u bënë dishepuj të Jezuit, mos do të thoshte kjo se pas kësaj bënin gjithmonë atë që ishte e drejtë? . . . Jo. Ndoshta të kujtohet se këta burra madje debatuan me njëri-tjetrin se kush ishte më i madhi prej tyre. Por ata e dëgjonin Jezuin dhe ishin të gatshëm të ndryshonin sjelljen e tyre. Edhe ne mund të jemi dishepuj të Jezuit, në qoftë se jemi të gatshëm të ndryshojmë.
Jezui ftonte çdo lloj njeriu që të bëhej dishepull i tij. Një herë, një sundimtar i ri e i pasur erdhi te Jezui dhe e pyeti si mund ta fitonte jetën e përhershme. Kur sundimtari i ri tha se i kishte zbatuar urdhërimet e Perëndisë që nga fëmijëria, Jezui e ftoi: ‘Eja e bëhu dishepulli im.’ A e di se çfarë ndodhi? . . .
Ky njeri mbeti shumë i pakënaqur kur mësoi se të jesh dishepull i Jezuit duhet të jetë më e rëndësishme, sesa të jesh i pasur. Ai nuk u bë dishepull i Jezuit, sepse i donte paratë më shumë sesa Perëndinë.
Pasi Jezui kishte predikuar pothuajse një vit e gjysmë, ai zgjodhi 12 nga dishepujt e tij që të ishin apostuj. Apostujt ishin burra të cilët ai i dërgoi të bënin një punë të veçantë. A i di emrat e tyre? . . . Të shohim se mos i mësojmë. Shikoji figurat e tyre këtu dhe mundohu të thuash si e kanë emrin. Pastaj, përpiqu t’ua thuash emrin përmendësh.
Me kalimin e kohës njëri nga 12 apostujt u bë i keq. Ky ishte Judë Iskarioti. Pas kësaj, u zgjodh një dishepull tjetër që të ishte
Siç e mësuam në kapitullin e parë të këtij libri, Jezui interesohej për fëmijët e vegjël. Përse? . . . Sepse e dinte që edhe ata mund të bëheshin dishepujt e tij. Vërtet, shpesh fëmijët mund t’i thonë gjërat në një mënyrë që i bën edhe të rriturit të dëgjojnë e të duan të mësojnë më shumë për Mësuesin e Madh.
Pati edhe shumë gra që u bënë dishepulle të Jezuit. Disa prej tyre udhëtuan me të kur ai shkoi në qytete të tjera për të predikuar.
A dëshiron të jesh dishepull i Jezuit? . . . Mos harro, për të qenë vërtet të tillë, nuk mjafton vetëm të themi me fjalë që jemi dishepuj të tij. Duhet të veprojmë si dishepuj të tij kudo që të jemi, jo vetëm kur shkojmë në mbledhjet e krishtere. A mund të mendosh për disa vende ku është e rëndësishme që ne të veprojmë si dishepuj të Jezuit? . . .
Po, një vend është shtëpia, kurse një tjetër është edhe shkolla. Ka diçka që as unë e as ti nuk duhet ta harrojmë asnjëherë: për të qenë dishepuj të vërtetë të Jezuit, duhet të veprojmë si ai gjatë gjithë ditës dhe çdo ditë, kudo që të jemi.
Tani të lexojmë së bashku se çfarë thotë Bibla për dishepujt e Jezuit, te Mateu 28: