KAPITULLI 41
Fëmijë që e bëjnë të lumtur Perëndinë
SI MENDON, nga gjithë fëmijët këtu në tokë, cili i ka sjellë më shumë lumturi Jehovait? . . . Po, Biri i tij, Jezui. Le të flasim pak për disa gjëra që bëri Jezui, të cilat e bënë të lumtur Atin e tij qiellor.
Familja e Jezuit jetonte rreth tri ditë rrugë larg nga Jerusalemi, ku gjendej tempulli i bukur i Jehovait. Jezui e quante tempullin «shtëpia e Atit tim». Bashkë me familjen ai shkonte atje çdo vit për Pashkën.
Një vit, kur Jezui ishte 12 vjeç, familja e tij filloi udhëtimin për t’u kthyer në shtëpi pas Pashkës. Por vetëm pasi ndaluan për të kaluar natën, ata vunë re se Jezui nuk ishte me kushërinjtë dhe shokët e tij. Prandaj menjëherë Maria dhe Jozefi u kthyen në Jerusalem për të gjetur Jezuin. Si mendon ti, ku ishte Jezui? . . .
Jezuin e gjetën në tempull. Atje ai po dëgjonte mësuesit dhe po u bënte pyetje atyre. Pastaj, kur ata e pyetnin për ndonjë gjë, ai u përgjigjej. Mësuesit habiteshin nga përgjigjet e tij të shkëlqyera. A e kupton pse Perëndia ishte i lumtur nga Biri i tij? . . .
Natyrisht, kur Maria dhe Jozefi më në fund e gjetën Jezuin, u ndien shumë të lehtësuar. Por Jezui nuk ishte shqetësuar. Ai e dinte se tempulli ishte një vend i sigurt ku të rrinte. Prandaj i pyeti: «A nuk e dinit se unë duhet të jem në shtëpinë e Atit tim?» Ai e dinte se tempulli ishte shtëpia e Perëndisë dhe i pëlqente shumë të rrinte atje.
Pas kësaj, Maria dhe Jozefi e morën me vete Jezuin 12-vjeçar dhe u kthyen në shtëpi në Nazaret. Si mendon ti, si sillej Jezui me prindërit e tij? . . . Bibla thotë se ai «vazhdoi t’u nënshtrohej atyre». Çfarë do të thotë kjo, si mendon? . . . Do të thotë që u bindej atyre. Po, ai bënte gjërat që i thoshin prindërit, edhe sikur ata t’i kërkonin për shembull të sillte ujë nga pusi.Tani mendo pak për këtë: edhe pse ishte i përsosur, Jezui iu bind prindërve të tij të papërsosur. A e bëri të lumtur kjo gjë Perëndinë? . . . Po, patjetër, sepse në Fjalën e Perëndisë fëmijëve u thuhet: «Bindjuni prindërve tuaj.» (Efesianëve 6:1) Edhe ti do ta bësh të lumtur Perëndinë po t’u bindesh prindërve, siç bëri Jezui.
Një mënyrë tjetër si ta bësh të lumtur Perëndinë është t’u flasësh të tjerëve për të. Ka disa njerëz që thonë se kjo nuk është punë për fëmijët. Por ama, kur disa njerëz u përpoqën t’i ndalonin fëmijët e vegjël që të bënin këtë, Jezui tha: ‘Nuk e keni lexuar asnjëherë Mateu 21:16) Prandaj nëse vërtet dëshirojmë, që të gjithë ne mund t’u flasim të tjerëve për Jehovain dhe t’u themi çfarë Perëndie i mrekullueshëm është. Në qoftë se veprojmë kështu, do ta bëjmë të lumtur Perëndinë.
në Shkrime: «Nga goja e fëmijëve të vegjël Perëndia do të sjellë lëvdim»?’ (Ku mësojmë gjëra për Perëndinë, që pastaj t’u flasim të tjerëve për to? . . . I mësojmë nga studimi i Biblës, që bëjmë në shtëpi. Por mësojmë më shumë në vendin ku mblidhet populli i Perëndisë për të studiuar. Mirëpo, si ta dallojmë popullin e tij? . . .
Po ja, çfarë bën ai popull në mbledhje? A u mëson vërtet të tjerëve gjërat që janë në Bibël? A e lexon Biblën dhe a e shqyrton atë? Kjo është mënyra si e dëgjojmë Perëndinë, apo jo? . . . Në mbledhjet e krishtere ne presim që të dëgjojmë çfarë thotë Perëndia, a s’është kështu? . . . Po sikur disa njerëz të thonë se nuk ka pse të jetosh sipas mënyrës që tregon Bibla? A do të thoshe se janë populli i Perëndisë? . . .
Të mendojmë tani edhe për një gjë tjetër. Sipas Biblës, populli i Perëndisë do të ishte «një popull për emrin e tij». (Veprat 15:14) Meqë emri i Perëndisë është Jehova, mund t’i pyesim njerëzit nëse Perëndia i tyre është Jehovai. Po të thonë jo, atëherë e kuptojmë se nuk janë populli i tij. Gjithashtu, populli i Perëndisë do t’u fliste të tjerëve për Mbretërinë e Perëndisë. Do ta tregonte dashurinë për Perëndinë duke zbatuar urdhërimet e tij.
Në qoftë se njeh njerëz që bëjnë të gjitha këto gjëra, duhet të mblidhesh bashkë me ta për të adhuruar Perëndinë. Duhet të dëgjosh me vëmendje në këto mbledhje, e pastaj të japësh përgjigje kur bëhen pyetje. Kështu bëri edhe Jezui kur ishte në shtëpinë e Perëndisë. Në rast se ti i bën këto gjëra, do ta bësh të lumtur Perëndinë, ashtu siç bëri edhe Jezui.
Të kujtohet ndonjë fëmijë tjetër që është përmendur në Bibël e që e bëri të lumtur Perëndinë? . . . Timoteu është një shembull shumë i mirë. Babai i tij nuk besonte te Jehovai, por mamaja, Eunika, besonte. Edhe gjyshja e tij, Loida, besonte te Jehovai. Timoteu i dëgjonte ato dhe mësoi shumë për Jehovain.
Kur Timoteu ishte rritur, apostulli Pavël shkoi në qytetin ku jetonte ai. Pavli e vuri re sa shumë dëshironte Timoteu t’i shërbente Jehovait. Prandaj e ftoi të shkonte me të për t’i shërbyer Perëndisë edhe më tepër. Kudo që udhëtonin, ata të dy u flitnin njerëzve për Mbretërinë e Perëndisë dhe për Jezuin.
Por, a ka në Bibël shembuj vetëm për djem të vegjël që e bënë të lumtur Perëndinë? . . . Jo. Ja për shembull të shohim një vajzë të vogël izraelite që e bëri të lumtur Perëndinë. Në kohën kur jetonte ajo, kombi i Sirisë dhe kombi i Izraelit ishin armiq me
njëri-tjetrin. Një ditë, sirianët luftuan kundër Izraelit dhe e zunë rob vajzën e vogël. E dërguan në shtëpinë e kreut të ushtrisë, të cilin e quanin Naaman. Atje ajo u bë shërbëtore e gruas së Naamanit.Naamani kishte një sëmundje që quhej lebër. Asnjë mjek s’e kishte ndihmuar dot. Por vajza izraelite besonte se një nga shërbëtorët e veçantë të Perëndisë, një profet, mund ta ndihmonte Naamanin. Kuptohet, Naamani dhe gruaja e tij nuk e adhuronin Jehovain. A duhej t’ua tregonte vajza e vogël atë që dinte? Ti çfarë do të kishe bërë? . . .
Vajza e vogël tha: ‘Sikur Naamani të shkonte te profeti i Jehovait në Izrael, do të shërohej nga lebra.’ Naamani e dëgjoi vajzën e vogël dhe shkoi te profeti i Jehovait. Kur bëri gjërat që i tha profeti, ai u shërua. Nga kjo ngjarje Naamani u bë adhurues i Perëndisë së vërtetë.
A ke dëshirë të ndihmosh dikë që të mësojë për Jehovain dhe për gjërat që mund të bëjë ai, ashtu si veproi ajo vajzë e vogël? . . . Kë mund të ndihmosh ti? . . . Kuptohet, në fillim ata mund të mendojnë se nuk kanë nevojë për ndihmë. Por ti mund t’u tregosh atyre gjërat e mira që bën Jehovai. Ndoshta ata do të të dëgjojnë. Të jesh i sigurt se kjo do ta bëjë të lumtur Perëndinë.
Nxitje të tjera që fëmijët të kënaqen duke i shërbyer Perëndisë gjejmë te Psalmi 122:1; 148: