KAPITULLI 11
Ndihmë nga engjëjt e Perëndisë
DISA njerëz thonë se besojnë vetëm atë që shohin. Por kjo nuk është e mençur. Ka shumë gjëra që ekzistojnë me të vërtetë, por që nuk i kemi parë kurrë me sy. A mund të thuash një të tillë? . . .
Po ajri që thithim kur marrim frymë? A e ndiejmë atë? . . . Hape dorën dhe fryji. A ndjeve gjë? . . . Po, ndjeve, por nuk e pe ajrin, apo jo? . . .
Tashmë kemi folur për personat frymorë, të cilët nuk i shohim. Mësuam se disa janë të mirë, kurse disa të tjerë janë të këqij. Më trego disa persona frymorë të mirë që nuk arrijmë t’i shohim. . . . Po, është Perëndia Jehova, është Jezui e janë edhe engjëjt e mirë. A ka engjëj të këqij? . . . Bibla thotë që ka. Më trego, çfarë ke mësuar për ta? . . .
Një gjë që dimë është se edhe engjëjt e mirë, edhe ata të këqij janë më të fortë se ne. Mësuesi i Madh dinte shumë gjëra për engjëjt. Arsyeja ishte sepse ai kishte qenë vetë engjëll para se të lindte si foshnjë në tokë. Kishte jetuar me engjëj të tjerë në qiell dhe njihte miliona prej tyre. A kanë emra të gjithë këta engjëj? . . .
Atëherë, ne mësuam se Perëndia u vuri nga një emër yjeve. Prandaj, mund të jemi të sigurt se edhe të gjithë engjëjt kanë nga një emër. E dimë se ata mund të flasin me njëri-tjetrin, sepse Bibla flet për ‘gjuhën e engjëjve’. (1 Korintasve 13:1) Për çfarë mendon se flasin engjëjt? A flasin ata për ne që jemi këtu në tokë? . . .
Ne e dimë se engjëjt e Satanait, demonët, duan të na nxitin që të mos i bindemi Jehovait. Pra, ata duhet të flasin me njëri-tjetrin se si ta
bëjnë këtë. Duan që të jemi si ata, me qëllim që Jehovai të mos na pëlqejë as ne. Por, ç’të themi për engjëjt besnikë të Perëndisë? A mendon se edhe ata flasin për ne? . . . Po, flasin. Ata duan të na ndihmojnë. Tani do të të tregoj se si disa engjëj të Perëndisë ndihmuan njerëzit që e donin Jehovain dhe që i shërbenin atij.Për shembull, njëri prej tyre ishte një burrë me emrin Daniel, i cili jetonte në Babiloni. Shumë njerëz në atë vend nuk e donin Jehovain. Madje disa njerëz bënë një ligj për të ndëshkuar këdo që i lutej Perëndisë Jehova. Por Danieli vazhdoi t’i lutej Jehovait. A e di, çfarë i bënë ata Danielit? . . .
Po, njerëzit e këqij e hodhën Danielin në një gropë me luanë. Atje Danieli gjendej krejt i vetëm përballë luanëve të uritur. Çfarë ndodhi atëherë, a e di? . . . ‘Perëndia dërgoi engjëllin e tij dhe u mbylli gojën luanëve’,
Pastaj ishte një rast kur Pjetri gjendej në burg. Me siguri të kujtohet që Pjetri ishte një shok i Mësuesit të Madh, Jezu Krishtit. Disa njerëzve nuk u pëlqente kur Pjetri u thoshte se Jezui ishte Biri i Perëndisë. Prandaj e futën në burg Pjetrin. Vunë edhe ushtarë që ta ruanin Pjetrin, për t’u siguruar që të mos ikte. A kishte ndonjë që mund ta ndihmonte? . . .
Pjetri po flinte midis dy rojave që e ruanin dhe duart i kishte të lidhura me zinxhirë. Por Bibla thotë: ‘Ja, engjëlli i Jehovait erdhi dhe
një dritë ndriçoi qelinë e burgut. Duke e prekur Pjetrin në ijë, engjëlli e zgjoi dhe i tha: «Ngrihu shpejt!»’Me të thënë këtë, Pjetrit i ranë zinxhirët nga duart. Engjëlli i tha Pjetrit: ‘Vishu, vish sandalet dhe më ndiq.’ Rojat nuk i ndalnin dot, sepse Pjetrin po e ndihmonte engjëlli. Më pas arritën te një portë prej hekuri dhe aty ndodhi një gjë e çuditshme. Porta u hap vetë! Ky engjëll e kishte liruar Pjetrin që ai të vazhdonte të predikonte.
A mund të na ndihmojnë edhe ne engjëjt e Perëndisë? . . . Po. A do të thotë kjo se asnjëherë nuk do të lejojnë që të na ndodhë ndonjë gjë e keqe? . . . Jo, engjëjt nuk na ruajnë nga dëmtimet, në qoftë se bëjmë gjëra jo të mençura. Por, edhe sikur të mos bëjmë gjëra jo të mençura, prapë mund të dëmtohemi. Engjëjve nuk u është thënë të pengojnë që të ndodhë kjo. Në vend të kësaj, Perëndia u ka dhënë atyre një punë të veçantë.
Bibla flet për një engjëll që u thotë njerëzve kudo që janë të adhurojnë Perëndinë. (Zbulesa 14:
Por, ç’të themi nëse njerëzit që nuk e duan Perëndinë na shkaktojnë probleme? Po sikur të na futin në burg? A do të na çlironin engjëjt? . . . Ata munden të na çlirojnë. Por nuk veprojnë gjithnjë kështu.
Pavli, një dishepull i Jezuit, ishte një herë i burgosur. Gjatë udhëtimit me anije, ndodhi një stuhi e fortë. Por engjëjt nuk e çliruan
Ka edhe një vepër tjetër të madhe që do të bëjnë engjëjt, dhe këtë do ta bëjnë së shpejti. Është shumë afër koha kur Perëndia do të shkatërrojë njerëzit e ligj. Të gjithë ata që nuk e adhurojnë Perëndinë e vërtetë do të shkatërrohen. Ata që thonë se nuk besojnë tek engjëjt sepse nuk i shohin, do të kuptojnë sa gabim e kanë.
Çfarë do të thotë kjo për ne? . . . Në qoftë se jemi në anën e engjëjve të Perëndisë, këta do të na ndihmojnë. Por, a jemi në anën e tyre? . . . Jemi, në qoftë se i shërbejmë Jehovait. E në qoftë se i shërbejmë Jehovait, do t’u themi edhe të tjerëve që t’i shërbejnë atij.
Për të mësuar më shumë se si ndikojnë engjëjt në jetën e njerëzve, lexo Psalmin 34:7; Mateun 4:11; 18:10; Lukën 22:43 dhe Veprat 8: