Prindërit
Cilat janë disa arsye pse Jehovai krijoi martesën?
Si duhet t’i konsiderojnë prindërit fëmijët?
Shih edhe «Fëmijët; të rinjtë»
-
Shembuj nga Bibla:
-
Zn 33:4, 5—Jakobi i konsideronte fëmijët e tij si bekim nga Jehovai
-
Eks 1:15, 16, 22; 2:1-4; 6:20—Prindërit e Moisiut, Amrami dhe Jokebeda, rrezikuan jetën për ta mbrojtur
-
Çfarë përgjegjësish kanë prindërit ndaj fëmijëve të tyre?
Pse është mirë që prindërit t’i mësojnë fëmijët t’i binden Jehovait?
Shih edhe 2Ti 3:14, 15
-
Shembuj nga Bibla:
-
1Sa 2:18-21, 26; 3:19—Prindërit e dërguan Samuelin të shërbente në tabernakull; ata e vizitonin rregullisht dhe kujdeseshin për nevojat e tij. Samueli u bë një burrë që e donte Jehovain dhe i shërbente me besnikëri
-
Lu 2:51, 52—Jezui qëndroi i nënshtruar ndaj prindërve, edhe pse ishin të papërsosur
-
Ku mund të gjejnë prindërit drejtim për rritjen e fëmijëve?
-
Shembuj nga Bibla:
-
Gjy 13:2-8—Pasi një engjëll i tha Manoahut se Jehovai do ta bekonte atë dhe të shoqen me një djalë, Manoahu i kërkoi më shumë drejtim Jehovait si ta rriste fëmijën
-
Ps 78:3-8—Jehovai do që prindërit t’u mësojnë fëmijëve të vërtetat që dinë nga Bibla
-
Pse mund të ndodhë që një fëmijë të largohet nga Jehovai, edhe nëse rritet në një familje që e do Perëndinë?
Kur duhet të fillojnë prindërit t’u mësojnë fëmijëve udhët e Jehovait?
-
Shembuj nga Bibla:
-
Lp 29:10-12, 29; 31:12; Ezd 10:1—Kur izraelitët mblidheshin për të mësuar udhët e Jehovait, merrnin me vete edhe fëmijët
-
Lu 2:41-52—Jozefi dhe Maria i çonin rregullisht fëmijët, përfshirë Jezuin, në tempullin e Jerusalemit për Festën e Kalimit
-
Çfarë shembujsh duhet të ndjekin prindërit nëse duan të mbrojnë fëmijët nga ata që mund t’u bëjnë keq?
-
Shembuj nga Bibla:
-
Eks 19:4; Lp 32:11, 12—Jehovai e krahason veten me një shqiponjë që i mban, i mbron dhe përkujdeset për të vegjlit e saj
-
Is 49:15—Jehovai premton se do të kujdeset për shërbëtorët e tij dhe se do t’i mbrojë në një mënyrë që tejkalon edhe dhembshurinë e një nëne ndaj foshnjës së saj
-
Mt 2:1-16—Satanai tentoi të vriste foshnjën Jezu, duke i drejtuar astrologët paganë te mbreti i lig Herod, por Jehovai e mbrojti birin e tij, duke i thënë Jozefit të transferonte familjen në Egjipt
-
Mt 23:37—Jezui e krahasoi dëshirën e tij për t’i ndihmuar njerëzit me mënyrën si i mbledh dhe i mbron një klloçkë zogjtë nën krahët e saj
-
Pse prindërit duhet t’i mësojnë fëmijët për seksin?
-
Shembuj nga Bibla:
-
Le 15:2, 3, 16, 18, 19; Lp 31:10-13—Ligji i Moisiut fliste hapur për çështjet që kishin të bënin me seksin, dhe Jehovai kërkonte që edhe fëmijët të ishin prezent kur lexohej me zë
-
Ps 139:13-16—Psalmisti David e lëvdoi Jehovain për mënyrën e mrekullueshme si e kishte projektuar trupin e njeriut, përfshirë sistemin riprodhues
-
Pr 2:10-15—Njohuria dhe mençuria e Jehovait mund të na mbrojnë nga njerëzit e degjeneruar dhe hileqarë
-
Pse disiplina duhet dhënë me dashuri?
Pse disiplina mund të konsiderohet një shprehje e dashurisë?