KAPITULLI 18
A duhet t’ia kushtoj jetën Perëndisë dhe të pagëzohem?
1. Cilën pyetje mund të bësh pasi ke studiuar me kujdes këtë libër?
GJATË studimit të këtij libri, ke mësuar shumë të vërteta nga Bibla, si për shembull: premtimin e Perëndisë për jetën e përhershme, gjendjen e të vdekurve dhe shpresën e ringjalljes. (Eklisiastiu 9:5; Luka 23:43; Gjoni 5:28, 29; Zbulesa 21:3, 4) Mbase ke nisur të ndjekësh mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait dhe beson se e adhurojnë Perëndinë siç i pëlqen Atij. (Gjoni 13:35) Ndoshta ke filluar të lidhësh miqësi të ngushtë me Jehovain dhe ke vendosur t’i shërbesh. Prandaj mund të pyesësh: «Çfarë duhet të bëj që t’i shërbej Perëndisë?»
2. Pse donte të pagëzohej burri etiopas?
2 Këtë pyetje bëri edhe një burrë etiopas që jetoi në kohën e Jezuit. Këtij burri i predikoi dishepulli Filip, pak kohë pas ringjalljes së Jezuit. Filipi i tregoi me prova se Jezui është Mesia. Etiopasi u prek kaq shumë nga ajo që mësoi, sa menjëherë tha: «Ja, uji! Çfarë më pengon të pagëzohem?!»—Veprat 8:26-36.
3. (a) Cilin urdhërim u dha Jezui dishepujve? (b) Si duhet bërë pagëzimi?
3 Bibla tregon qartë se, nëse dëshiron t’i shërbesh Jehovait, duhet të pagëzohesh. Jezui u tha dishepujve të tij: «Bëni dishepuj njerëz nga të gjitha kombet, duke i pagëzuar.» (Mateu 28:19) Edhe vetë ai u pagëzua, duke lënë shembullin për të tjerët. Jezui u zhyt plotësisht në ujë, nuk është se vetëm i spërkatën kokën. (Mateu 3:16) Edhe sot, kur një shërbëtor i Perëndisë pagëzohet, duhet të zhytet ose të futet plotësisht në ujë.
4. Çfarë u tregon të tjerëve kur pagëzohesh?
4 Kur pagëzohesh, u tregon të tjerëve se dëshiron fort të jesh mik i Perëndisë dhe t’i shërbesh Atij. (Psalmi 40:7, 8) Ndoshta po pyet veten: «Çfarë duhet të bëj që të pagëzohem?»
NJOHURI DHE BESIM
5. (a) Çfarë duhet të bësh para se të pagëzohesh? (b) Pse janë të rëndësishme mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait?
5 Para se të pagëzohesh, duhet të njohësh Jehovain dhe Jezuin. Tashmë ke filluar ta bësh këtë duke studiuar Biblën. (Lexo Gjonin 17:3.) Por nuk mjafton vetëm kaq. Bibla thotë se duhet ‘të jemi plot me njohuri të saktë’ për vullnetin e Jehovait. (Kolosianëve 1:9) Mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait të ndihmojnë të lidhesh më ngushtë me Jehovain. Kjo është një arsye e rëndësishme pse duhet t’i ndjekësh rregullisht mbledhjet.—Hebrenjve 10:24, 25.
6. Sa njohuri nga Bibla duhet të kesh para se të pagëzohesh?
6 Pa dyshim, Jehovai nuk pret që ta dish Biblën në majë të gishtave para se të pagëzohesh. Nuk e priti këtë as nga etiopasi. (Veprat 8:30, 31) Për më tepër, gjithë përjetësinë do të mësojmë gjëra të reja rreth Perëndisë. (Eklisiastiu 3:11) Ama, që të pagëzohesh, duhet të njohësh dhe të pranosh të paktën mësimet bazë të Biblës.—Hebrenjve 5:12.
7. Për çfarë të ka ndihmuar studimi i Biblës?
7 Bibla thotë: «Pa besim është e pamundur të kesh . . . pëlqimin e Perëndisë.» (Hebrenjve 11:6) Pra, para se të pagëzohesh, duhet të kesh besim. Bibla tregon se disa veta në qytetin e lashtë të Korintit, i dëgjuan gjërat që mësonin dishepujt e Jezuit dhe, si rrjedhojë, «filluan të besonin e të pagëzoheshin». (Veprat 18:8) Në mënyrë të ngjashme, studimi i Biblës të ka ndihmuar edhe ty të kesh besim te premtimet e Perëndisë dhe te fuqia që ka flijimi i Jezuit për të na shpëtuar nga mëkati dhe vdekja.—Josiu 23:14; Veprat 4:12; 2 Timoteut 3:16, 17.
FOL ME TË TJERËT PËR TË VËRTETAT E BIBLËS
8. Çfarë do të të motivojë të flasësh për gjërat që ke mësuar?
8 Teksa e njeh më mirë Biblën dhe sheh si ta përmirëson jetën, besimi yt do të forcohet. Do të kesh Jeremia 20:9; 2 Korintasve 4:13) Por, me kë mund të flasësh?
dëshirë t’u flasësh të tjerëve për gjërat që po mëson. (9, 10. (a) Kujt mund t’ia tregosh fillimisht gjërat që ke mësuar? (b) Çfarë duhet të bësh nëse dëshiron të predikosh bashkë me kongregacionin?
9 Mbase ke dëshirë t’u flasësh familjarëve, miqve, komshinjve ose kolegëve për mësimet e Biblës. Kjo është gjë e mirë, por fol gjithnjë me mirësjellje dhe me dashuri. Me kohë, do të jesh në gjendje të fillosh të predikosh bashkë me vëllezërit e motrat e kongregacionit. Kur të ndihesh gati, mund të flasësh me Dëshmitarin që studion Biblën me ty. Nëse ai mendon se je gati, dhe nëse je duke jetuar sipas standardeve të Biblës, së bashku mund të takoni dy pleq të kongregacionit.
10 Pse duhet të takoheni me pleqtë? Gjatë bisedës, pleqtë duan të shohin nëse i kupton dhe i beson mësimet bazë të Biblës, nëse i zbaton në jetën e përditshme gjërat që thotë Bibla dhe nëse dëshiron vërtet të bëhesh Dëshmitar i Jehovait. Mos harro se pleqtë kujdesen për çdo pjesëtar të kongregacionit, edhe për ty, ndaj mos ngurro të flasësh me ta. (Veprat 20:28; 1 Pjetrit 5:2, 3) Pas kësaj bisede, pleqtë do të të thonë a je gati të predikosh bashkë me kongregacionin.
11. Pse është e rëndësishme të bësh ndryshime para se të predikosh me kongregacionin?
11 Ndoshta pleqtë të thonë se duhet të bësh edhe ca ndryshime para se të predikosh me kongregacionin. Pse është kaq e rëndësishme që të bëhen këto ndryshime? 1 Korintasve 6:9, 10; Galatasve 5:19-21.
Sepse kur u flasim të tjerëve për Perëndinë, përfaqësojmë Jehovain, ndaj duhet të jetojmë në mënyrën që i sjell nderim atij.—PENDOHU DHE KTHEHU
12. Pse të gjithë njerëzit duhet të pendohen?
12 Para se të pagëzohesh, duhet të bësh edhe diçka tjetër. Apostulli Pjetër tha: «Pendohuni dhe kthehuni, që t’ju fshihen mëkatet.» (Veprat 3:19) Çfarë do të thotë të pendohesh? Do të thotë të ndiesh keqardhje të thellë për gjërat e gabuara që ke bërë. Për shembull, nëse dikush ka bërë jetë imorale, duhet të pendohet. Por, edhe nëse gjithë jetën është përpjekur të veprojë drejt, përsëri duhet të pendohet, sepse të gjithë mëkatojmë dhe kemi nevojë për faljen e Perëndisë.—Romakëve 3:23; 5:12.
13. Çfarë do të thotë ‘të kthehesh’?
13 A mjafton vetëm të ndiesh keqardhje për gjërat që ke bërë? Jo! Pjetri tha edhe se duhet ‘të kthehesh’, pra të heqësh dorë nga çdo sjellje e gabuar dhe të bësh atë që është e drejtë. Le ta ilustrojmë. Ta zëmë se po shkon diku për herë të parë. Pas njëfarë rruge, zbulon se ke marrë drejtimin e gabuar. Çfarë do të bësh? Pa dyshim që do të ulësh shpejtësinë, do të ndalosh, do të kthehesh e pastaj do të ecësh në drejtimin e duhur. Në mënyrë të ngjashme, duke studiuar Biblën, mund të zbulosh se duhet të bësh ndryshime. Ndaj tregohu i gatshëm ‘të kthehesh’—pra të bësh ndryshimet e nevojshme—dhe fillo të bësh atë që është e drejtë.
KUSHTOJU PERËNDISË
14. Ç’do të thotë t’i kushtohesh Perëndisë?
14 Një hap tjetër i rëndësishëm që duhet të bësh para se të pagëzohesh, është t’i kushtohesh Jehovait. Kjo do të thotë t’i bësh Jehovait një lutje në të cilën i premton se do të adhurosh vetëm atë dhe se vullneti i tij do të jetë gjëja më e rëndësishme në jetën tënde.—Ligji i përtërirë 6:15.
15, 16. Çfarë e motivon dikë që t’i kushtohet Perëndisë?
15 T’i premtosh Jehovait se do t’i shërbesh vetëm atij, është si t’i premtosh njeriut që dashuron se do të kalosh gjithën jetën me të. Mendo për një djalë që po njihet me një vajzë. Ndërsa e njeh më mirë vajzën, ai fillon ta dojë dhe dëshiron të martohet me të. Ndonëse është vendim me peshë, nga dashuria që ka, djali është gati ta marrë përsipër këtë përgjegjësi.
16 Po kështu, ndërsa e njeh më mirë Jehovain, fillon ta duash dhe dëshiron të bësh çmos për t’i shërbyer. Kjo do të të motivojë të bësh një lutje në të cilën i premton se do t’i shërbesh. Bibla tregon se kushdo që dëshiron të ndjekë Jezuin, duhet «ta mohojë veten». (Marku 8:34) Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se bindja ndaj Jehovait duhet të jetë gjëja më e rëndësishme në jetën tënde. Vullneti i Jehovait duhet të vijë para dëshirave dhe synimeve të tua.—Lexo 1 Pjetrit 4:2.
MOS KI FRIKË NGA DËSHTIMI
17. Pse disa nuk i kushtohen Jehovait?
17 Disa nuk i kushtohen Jehovait nga frika se s’do ta mbajnë dot premtimin për t’i shërbyer. Nuk duan
ta zhgënjejnë Jehovain ose mendojnë se Jehovai nuk do t’i quajë përgjegjës për gjërat që bëjnë, përderisa nuk i janë kushtuar.18. Si mund ta mposhtësh frikën se mos e zhgënjen Jehovain?
18 Dashuria për Jehovain të ndihmon ta mposhtësh frikën se mos e zhgënjen. Nga dashuria do të përpiqesh me mish e me shpirt ta mbash premtimin e kushtimit. (Eklisiastiu 5:4; Kolosianëve 1:10) Nuk do të të duket tepër e vështirë të bësh vullnetin e Jehovait. Në fakt, apostulli Gjon shkroi: «Kjo do të thotë dashuri për Perëndinë: të zbatojmë urdhërimet e tij. E megjithatë, urdhërimet e tij nuk janë të rënda.»—1 Gjonit 5:3.
19. Pse nuk duhet të kesh frikë t’i kushtohesh Jehovait?
19 Nuk ka pse të jesh i përsosur që t’i kushtohesh Jehovait. Ai nuk pret kurrë që të bësh diçka përtej mundësive të tua. (Psalmi 103:14) Për me tepër, Jehovai do të të ndihmojë të bësh atë që është e drejtë. (Isaia 41:10) Nëse beson te Jehovai me gjithë zemër, «ai do t’i drejtojë shtigjet e tua».—Proverbat 3:5, 6.
SHPALLE PUBLIKISHT BESIMIN TËND
20. Cili hap vjen pas kushtimit?
20 A mendon se je gati t’i kushtohesh Jehovait? Pasi t’i kushtohesh Jehovait, do të jesh gati për hapin e radhës: pagëzimin.
21, 22. Si bëhet «shpallja publike e besimit»?
21 Tregoji koordinatorit të trupit të pleqve në kongregacionin tënd se i je kushtuar Jehovait dhe se dëshiron të pagëzohesh. Ai do të sigurohet që disa pleq të rishikojnë me ty mësimet bazë të Biblës. asamblenë ose kongresin e ardhshëm të Dëshmitarëve të Jehovait. Atje mbahet një fjalim ku shpjegohet domethënia e pagëzimit. Në fund të fjalimit, oratori u bën dy pyetje të thjeshta personave që do të pagëzohen. Duke iu përgjigjur atyre pyetjeve, do të bësh ‘shpalljen publike të besimit’.—Romakëve 10:10.
Nëse ata bien dakord se je gati, do të të vënë në dijeni se mund të pagëzohesh në22 Pas kësaj bëhet pagëzimi duke u zhytur plotësisht në ujë. Kur pagëzohesh, u tregon të gjithëve se i je kushtuar Jehovait dhe se je bërë Dëshmitar i Jehovait.
ÇFARË SIMBOLIZON PAGËZIMI?
23. Çfarë do të thotë të pagëzohesh «në emër të Atit, të Birit e të frymës së shenjtë»?
23 Jezui tha se dishepujt e tij do të pagëzoheshin «në emër të Atit, të Birit e të frymës së shenjtë». (Lexo Mateun 28:19.) Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë të pranosh autoritetin e Jehovait, rolin e Jezuit në qëllimin e Perëndisë dhe mënyrën si e përdor Perëndia frymën e shenjtë për të plotësuar vullnetin e tij.—Psalmi 83:18; Mateu 28:18; Galatasve 5:22, 23; 2 Pjetrit 1:21.
24, 25. (a) Çfarë simbolizon pagëzimi? (b) Çfarë do të shohim në kapitullin e fundit?
24 Pagëzimi simbolizon diçka me rëndësi shumë të madhe. Zhytja në ujë nënkupton vdekjen në kuptim të figurshëm, pra braktisjen e mënyrës së mëparshme të jetesës. Dalja nga uji simbolizon fillimin e një jetë të re që përqendrohet te vullneti i Jehovait. Kjo tregon se këtej e tutje do t’i shërbesh Jehovait. Mos harro se nuk i je kushtuar një njeriu, një organizate apo një vepre. Përkundrazi, jetën ia ke kushtuar Jehovait.
25 Kushtimi të ndihmon të lidhësh miqësi të ngushtë me Perëndinë. (Psalmi 25:14) Gjithsesi, kjo s’do të thotë që një njeri e ka të sigurt shpëtimin vetëm ngaqë është pagëzuar. Apostulli Pavël shkroi: «Vazhdoni të punoni për shpëtimin e vetes me frikë e dridhma.» (Filipianëve 2:12) Pagëzimi është vetëm fillimi. Në kapitullin e fundit do të shohim si të mbajmë një miqësi të fortë me Jehovain.