Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

PJESA IV

Që nga mbreti i parë i Izraelit deri te robëria në Babiloni

Që nga mbreti i parë i Izraelit deri te robëria në Babiloni

Sauli u bë mbreti i parë i Izraelit. Por pastaj Jehovai e hodhi poshtë Saulin dhe, në vend të tij, u zgjodh mbret Davidi. Do të mësojmë shumë gjëra për Davidin. Kur ishte i ri, ai luftoi kundër gjigantit Goliad. Më vonë, u arratis për të shpëtuar nga mbreti xheloz Saul. Pastaj, Abigaila e matur e ndaloi që të mos bënte një gjë të pamend.

Më pas mësojmë shumë gjëra për birin e Davidit, Solomonin, që u bë mbret i Izraelit pas Davidit. Secili prej tre mbretërve të parë të Izraelit mbretëroi për 40 vjet. Pas vdekjes së Solomonit, Izraeli u nda në dy mbretëri, mbretëria veriore dhe ajo jugore.

Mbretëria veriore prej 10 fisesh zgjati 257 vjet, para se të shkatërrohej nga asirianët. Pastaj, 133 vjet më pas u shkatërrua edhe mbretëria jugore prej 2 fisesh. Në këtë kohë, izraelitët u çuan robër në Babiloni. Kështu, PJESA IV përfshin 510 vjet të historisë. Gjatë kësaj kohe, shohim shumë ngjarje emocionuese.

 

NË KËTË PJESË

TREGIMI 56

Sauli—Mbreti i parë i Izraelit

Nga shembulli i Saulit, i cili në fillim u zgjodh nga Jehovai e pastaj u hodh poshtë prej Tij, nxjerrim një mësim të rëndësishëm.

TREGIMI 57

Perëndia zgjedh Davidin

Çfarë sheh Jehovai te Davidi që Samueli nuk e sheh dot?

TREGIMI 58

Davidi dhe Goliadi

Davidi nuk luftoi kundër Goliadit vetëm me hobenë e tij, por me një armë shumë më të fuqishme.

TREGIMI 59

Pse Davidi duhet të arratiset

Në fillim Sauli ishte i kënaqur me Davidin por pastaj zhvilloi xhelozi vrastare për të. Pse?

TREGIMI 60

Abigaila dhe Davidi

Duke e quajtur të shoqin budalla, Abigaila i shpëton jetën atij—të paktën përkohësisht.

TREGIMI 61

Davidi bëhet mbret

Davidi tregon se është i kualifikuar për të qenë mbret i Izraelit, si me anë të gjërave që bën edhe të gjërave që nuk pranon të bëjë.

TREGIMI 62

Probleme në shtëpinë e Davidit

Ngaqë gabon rëndë Davidi i sjell gjëmën vetes dhe familjes së tij për vite të tëra.

TREGIMI 63

Mbreti i mençur Solomon

A do ta ndante vërtet më dysh foshnjën?

TREGIMI 64

Solomoni ndërton tempullin

Edhe pse ishte shumë i mençur, Solomonit iu mbush mendja të bënte diçka të marrë e të gabuar.

TREGIMI 65

Mbretëria ndahet

Sapo Jeroboami filloi të sundojë, e shtyu popullin të thyente ligjin e Perëndisë.

TREGIMI 66

Jezebela, një mbretëreshë e ligë

Asgjë s’e ndalonte të arrinte atë që donte.

TREGIMI 67

Jehozafati ka besim te Jehovai

Si ka mundësi që një ushtri shkon në betejë me këngëtarë të paarmatosur në krye?

TREGIMI 68

Dy djem kthehen prapë në jetë

A mund të kthehet në jetë dikush që ka vdekur? Kjo ka ndodhur më parë!

TREGIMI 69

Një vajzë ndihmon një burrë të fuqishëm

Ajo pati guximin të fliste dhe kjo solli një mrekulli.

TREGIMI 70

Jonai dhe peshku i madh

Jonai nxori një mësim të rëndësishëm në lidhje me bindjen ndaj Jehovait.

TREGIMI 71

Perëndia premton një parajsë

Parajsa që krijoi Perëndia në fillim ishte e vogël; ndërsa kjo parajsë do të mbushë gjithë tokën.

TREGIMI 72

Perëndia ndihmon mbretin Hezekia

Një engjëll vret 185.000 ushtarë asirianë brenda një nate.

TREGIMI 73

Mbreti i fundit i mirë i Izraelit

Kur ishte adoleshent, Josia bëri një hap të guximshëm.

TREGIMI 74

Një burrë që s’ka frikë

Jeremia mendoi se ishte tepër i ri për të qenë profet, por Perëndia e dinte se ai mund t’ia dilte.

TREGIMI 75

Katër djem në Babiloni

Ata patën sukses edhe pse i kishin ndarë nga familjet e tyre.

TREGIMI 76

Jerusalemi shkatërrohet

Pse Perëndia lejon që babilonasit, armiqtë e Izraelit, ta shkatërrojnë Jerusalemin?