TREGIMI 84
Një engjëll viziton Marinë
KJO vajzë e bukur është Maria. Ajo është izraelite dhe jeton në qytetin e Nazaretit. Perëndia e di që ajo është shumë, shumë e mirë. Prandaj dërgon engjëllin e tij, Gabrielin, që t’i flasë. A e di se çfarë do t’i thotë Gabrieli asaj? Le të shohim.
‘Mirëdita, ti që Jehovai të pëlqen shumë,
‘Mos ki frikë, Mari,
Gabrieli vazhdon të shpjegojë: ‘Ky fëmijë do të jetë i madh dhe do të quhet Bir i Më të Lartit. Jehovai do ta bëjë mbret, siç ishte Davidi. Por Jezui do të jetë mbret përgjithmonë dhe mbretëria e tij s’do të ketë fund.’
‘Si mund të ndodhë kjo?
‘Fuqia e Perëndisë do të vijë te ti,
Menjëherë Maria thotë: ‘Unë jam skllavja e Jehovait! Le të më ndodhë ashtu siç ke thënë.’ Pastaj engjëlli largohet.
Maria niset menjëherë për vizitë tek Elizabeta. Kur Elizabeta dëgjon zërin e Marisë, fëmija brenda saj kërcen nga gëzimi. Elizabeta mbushet me frymën e Perëndisë dhe i thotë Marisë: ‘Ti je e bekuar veçanërisht mes grave.’ Maria qëndron me Elizabetën rreth tre muaj, pastaj kthehet në shtëpinë e saj në Nazaret.
Maria së shpejti do të martohet me një burrë që quhet Jozef. Por kur Jozefi merr vesh se Maria do të ketë një fëmijë, mendon se nuk duhet të martohet me të. Atëherë engjëlli i Perëndisë i thotë: ‘Mos ki frikë ta marrësh Marinë për grua, sepse është Perëndia ai që i ka dhënë një bir.’ Pra, Maria dhe Jozefi martohen dhe presin që të lindë Jezui.