PJESA VII
Që nga ringjallja e Jezuit deri te burgimi i Pavlit
Ditën e tretë pas vdekjes, Jezui u ringjall. Atë ditë, iu shfaq dishepujve të tij pesë herë. Jezui vazhdoi t’u shfaqej atyre për 40 ditë. Pastaj, ndërsa disa dishepuj të tij po vështronin, Jezui u ngrit në qiell. Dhjetë ditë më vonë, Perëndia derdhi frymën e shenjtë mbi dishepujt e Jezuit që po prisnin në Jerusalem.
Më vonë, armiqtë e Perëndisë i futën në burg apostujt, por një engjëll i çliroi. Dishepullin Stefan e vranë me gurë kundërshtarët. Por mësojmë se si Jezui zgjodhi një nga këta kundërshtarë për të qenë shërbëtor i tij i veçantë, dhe ai u bë apostulli Pavël. Tre vjet e gjysmë pas vdekjes së Jezuit, Perëndia dërgoi apostullin Pjetër për t’i predikuar Kornelit, që nuk ishte jude, si dhe familjes së tij.
Rreth 13 vjet më vonë, Pavli filloi udhëtimin e tij të parë të predikimit. Në udhëtimin e dytë, me Pavlin u bashkua edhe Timoteu. Mësojmë se sa kohë të bukur kaluan Pavli dhe bashkudhëtarët e tij në shërbim të Perëndisë. Në fund, Pavlin e burgosën në Romë. Dy vjet më vonë e lanë të lirë, por pastaj e burgosën përsëri dhe e vranë. Ngjarjet e PJESËS VII ndodhën në një periudhë prej 32 vjetësh.
NË KËTË PJESË
TREGIMI 102
Jezui është gjallë
Pasi një engjëll heq gurin nga varri i Jezuit, ushtarët që e ruanin atë shtangen kur e shohin bosh.
TREGIMI 104
Jezui kthehet në qiell
Para se Jezui të kthehet në qiell, u jep dishepujve një urdhërim të fundit.
TREGIMI 105
Në pritje në Jerusalem
Pse derdhi Jezui frymë të shenjtë mbi dishepujt e tij gjatë Ditës së Pesëdhjetë?
TREGIMI 106
Çlirimi nga burgu
Krerët fetarë judenj i futin apostujt në burg që të mos predikojnë më. Por Zoti ka plane të tjera.
TERGIMI 107
Stefanin e vrasin me gurë
Ndërsa është duke u ekzekutuar Stefani bën një lutje të jashtëzakonshme.
TREGIMI 108
Rrugës për në Damask
Një dritë verbuese dhe një zë nga qielli ndryshojnë jetën e Saulit.
TREGIMI 109
Pjetri shkon te Korneli
A i sheh Zoti disa raca ose kombe si më të mira se disa të tjera?
TREGIMI 110
Timoteu, ndihmësi i ri i Pavlit
Timoteu lë shtëpinë e tij që të bashkohet me Pavlin në një udhëtim emocionues predikimi.
TREGIMI 111
Një djalë që e zuri gjumi
Eutikun e zë gjumi gjatë fjalimit të parë të Pavlit, por jo gjatë fjalimit të dytë. Ajo që ndodhi midis dy fjalimeve ishte tamam një mrekulli.
TREGIMI 112
Në një ishull, pasi fundoset anija
Tamam atëherë kur dukej se s’kishte rrugëdalje, Perëndia i tregon Pavlit diçka që i jep shpresë.