Kënga 60
Ai të bën të fortë
1. Arsye ka, që të vërtetën Jah të jep.
Nga errësira në drit’ të thërret.
Pa brenda zemrës tënde një dëshir’ të zjarrt’,
të gjesh Jah dhe çfar’ ësht’ e drejt’ në jet’.
Premton ti që të bësh çfar’ do ai.
Gjithnjë mbështetje do të kesh prej tij.
(REFRENI)
Fal’ Krishtit, Jah të bleu, Atij ti i përket.
Patundshmëri të jep, të bën të fort’ vërtet.
Përher’ do të të mbroj’, të jep drejtim ty në jet’.
Patundshmëri të jep, të bën të fort’ vërtet.
2. Për ty e dha të Birin, që kaq shum’ e do,
ndaj dëshiron që të bësh përparim.
Përderisa dha Birin e tij shum’ të shtrenjt’,
kurr’ mos dysho, të jep forc’ pa mbarim.
Mban mend besimin, dashurin’ që ke,
përher’ kujdes Jah do të ket’ për ne.
(REFRENI)
Fal’ Krishtit, Jah të bleu, Atij ti i përket.
Patundshmëri të jep, të bën të fort’ vërtet.
Përher’ do të të mbroj’, të jep drejtim ty në jet’.
Patundshmëri të jep, të bën të fort’ vërtet.
(Shih edhe Rom. 8:32; 14:8,9; Hebr. 6:10; 1 Pjet. 2:9.)