Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kënga 10

Ja ku jam, më dërgo!

Ja ku jam, më dërgo!

(Isaia 6:8)

1. Shum’ njerëz sot e turpërojn’.

Po, Perëndin’ Jah e çnderojn’.

Thon’ «ësht’ mizor» dhe «s’ka fuqi».

I marri thot’: «S’ka Perëndi.»

Kush emrin do t’ia shenjtëroj’?

Me këng’ kush do ta lavdëroj’?

Këtu jam, mua më dërgo!

Besnik, të jap lavdi kudo.

(REFRENI)

Nder më të madh nuk mund të kem, jo!

Ja ku jam! Po, më dërgo!

2. Për Perëndin’ thon’ që vonon.

Disa: «Prej tij nuk kam frik’» thon’.

Shum’ adhurojn’ idhuj të kot’.

Cezarin adhurojn’ si zot.

Të ligun kush do ta njoftoj’,

që luft’ e Jah do të filloj’?

Këtu jam, mua më dërgo,

të lajmëroj pa frik’ këdo.

(REFRENI)

Nder më të madh nuk mund të kem, jo!

Ja ku jam! Po, më dërgo!

3. Të butët hidhërim provojn’.

E liga rritet, po shikojn’.

Që të ken’ paqe dëshirojn’,

ndaj të vërtetën po kërkojn’.

Të butin kush e ngushëllon?

Për drejtësin’ kush e mëson?

Këtu jam, mua më dërgo!

Mësoj me shum’ durim këdo.

(REFRENI)

Nder më të madh nuk mund të kem, jo!

Ja ku jam! Po, më dërgo!

(Shih edhe Psal. 10:4; Ezek. 9:4.)