Kënga 103
Shtëpi më shtëpi
1. Në çdo shtëpi e në çdo der’,
ne lajmin e mir’ çojm’.
Në çdo qytet dhe në çdo fshat,
ne «delet» i ndihmojm’.
Përhapet në gjith’ tokën mbar’
ky lajm për Mbretërin’.
Çdo i krishter’, i ri a plak,
po ndjek mir’ Zotërin’.
2. Në çdo shtëpi e në çdo der’,
njoftojm’ për një shpëtim,
që vjen për kë zgjedh të thërras’
drejt Jah plot me besim.
Por, si mund ta thërrasin,
nëse emrin nuk mësojn’?
Pra, emrin e shenjt’ tek ata
ta çojm’, që ta dëgjojn’.
3. Pra, der’ më der’ të lajmërojm’
se Krishti u bë Mbret.
Pranojn’ a jo, në dor’ e kan’,
do ta vendosin vet’.
Të paktën, emrin «Jehova»
në çdo shtëpi tregojm’.
Të gjitha «delet» do t’i gjejm’,
nëse me zell vazhdojm’.
(Shih edhe Vep. 2:21; Rom. 10:14.)