Kënga 47
Të përhapim lajmin e mirë
1. Për Mbretërin’ sa pak që dihej koh’ më par’.
Por e vërteta për një far’, shpejt ësht’ shpërndar’.
Se ësht’ hirmadh Jah, dha mëshir’ dhe dashuri,
për gjendjen mëkatare që ka çdo njeri.
E vuri si qëllim që Krishti të jet’ Mbret.
Sundimi mbi tok’ do të vij’ kur të thot’ Jah vet’.
Për Birin siguroi nusen me kujdes.
Kështu e zgjodhi e i dha lavdi «kopes’».
2. Ish’ parathën’ ky lajm i mir’ që po njoftojm’.
Sot Jehovai dëshiron që ta tregojm’.
Dhe engjëjt marrin pjes’ të lumtur bashk’ me ne.
Ndihmojn’ të njihet mir’ kjo Mbretëri e re.
Këto dit’, nderin dhe detyrën vet’ na dha,
të shenjtërojm’ e të lëvdojm’ emrin Jehova.
Jah, kemi privilegjin të mbajm’ emrin tënd,
teksa njoftojm’ të mirin lajm ne anekënd.
(Shih edhe Mar. 4:11; Vep. 5:31; 1 Kor. 2:1, 7.)