Kënga 135
Të qëndrojmë deri në fund
1. Premtimet edhe Fjal’ e Jah
po na dhurojn’ qëndres’.
Mësimet që i duam shum’,
në zemër kan’ bër’ fortes’.
Kur të fort’ jemi në besim,
ditën e Jah s’e harrojm’.
Të mbajm’ integritetin ton’,
forc’ jep çdo sprov’ që kalojm’.
2. Që dashuria të mos shter’,
ta mbajm’ si në fillim.
Çdo sprove që na vjen në jet’
do t’i bëjm’ ball’ me durim.
Problemet që përpara vijn’,
nuk na bëjn’ që të dyshojm’.
Vet’ zgjidhje Jah na siguron,
na jep ndihm’ që të qëndrojm’.
3. Po, kush qëndron fort gjer’ në fund,
ai do të shpëtoj’.
Të gdhendur i ka emrat Jah,
në librin që na jep jet’.
Të jemi të qëndrueshëm,
le ta vëm’ synim përjet’.
Kështu Jah miratim na jep,
do të gjejm’ gëzim vërtet.
(Shih edhe Hebr. 6:19; Jak. 1:4; 2 Pjet. 3:12; Zbul. 2:4.)