Kënga 89
Thirrja e ngrohtë e Jehovait: «Ji i mençur, biri im!
1. I ri dhe e re,
nëse zemrën ma beson,
do ta shikoj’ shum’ qart’
ai që më sfidon.
Rinin’, përkushtimin,
nëse m’i jep pa frik’,
mir’ do ta kuptoj’ bota
se me kë je mik!
(REFRENI)
O biri im, o bija ime,
çdo dit’ me mençuri vepro!
Vendos të më bindesh nga zemra.
Më bëj të lumtur, më gëzo!
2. Gëzo e kënaqu
kur më jep gjith’ sa ke,
dhe nëse pengohesh,
un’ vet’ do të të ngre.
Nëse të zhgënjejn’
a tregohen të pabes’,
merr zemër, se për ty
vet’ do të kem kujdes.
(REFRENI)
O biri im, o bija ime,
çdo dit’ me mençuri vepro!
Vendos të më bindesh nga zemra.
Më bëj të lumtur, më gëzo!
(Shih edhe Ligj. 6:5; Ekl. 11:9; Isa. 41:13.)