Ky vend lëvdoftë emrin tënd!
Shkarko:
1. O At’ Jehova, o Krijues,
as qiejt nuk arrijn’ të të mbajn’,
aq më pak një vend këtu në tok’.
Fryma jote qëndroft’ mes nesh!
Ky vend, ja, për ty po stoliset
nga njerëz që ecin besnik’.
Ndiejm’ gëzim që kemi unitet.
Puna jon’ ty të sjellt’ nderim!
(URA)
Çdo gjë që zotërojm’
vjen nga Ti At’ i dashur.
O Dhurues i Madh,
gjithçka e ofrojm’ për ty.
(REFRENI)
Për gjith’ sa ke bër’ ne të çmojm’ shum’.
Ngrem’ zërat, për ty po këndojm’.
Shpresën ton’ ke bër’ realitet,
emrin tënd e lëvdoft’ky vend!
2. O At’, ti e dije çfar’ donim,
një vend që të sjell’ ty nderim.
T’i shërbejm’ këtu vëllazëris’,
t’i ndihmojm’ të qëndrojn’ besnik’.
Ky vend të shërbeft’ sa më shum’ ty,
qëllimin tënd e plotësoft’!
Ndjekim Krishtin me besnikëri,
i gjith’ populli yt gëzoft’!
(URA)
Më të mirën ofrojm’,
nga çdo gjë që ne kemi.
O Dhurues i Madh, çdo
gjë ti e meriton.
(REFRENI)
Për gjith’ sa ke bër’ ne të çmojm’ shum’.
Ngrem’ zërat për ty po këndojm’.
Shpresën ton’ ke bër’ realitet,
ky vend emrin tënd e lëvdoft’!