Mbro mendjen, e jeta do të qeshë!
Shkarko:
1. Nuk dua, At’, të të zhgënjej,
por një stuhi plot ankth po ndiej.
«A bëj mjaft?»—kjo ndjenj’ më bren,
gjith’ gëzimin ma rrëmben.
Diku e gjej një qoshk’ e flas,
në lutje zemrën te ti At’ e zbraz.
Kur shoh çdo gjë përreth gri,
k’to fjal’ më ngrohin si dielli:
(REFRENI)
«Që jeta të qesh’, të kesh plot gëzim,
nis numëro, çmo çdo bekim.
Ankthi s’të mbyt kur mendjen e mbron,
e paqja në shpirt but’sisht të pushton.»
2. Të flas për ty kam dëshirim.
Por, po më mbyt ky pështjellim.
Shpesh dyshoj nëse kam vler’,
në më do, o Ati im!
Dhe pse përtok’, gjej forc’ e dal,
e flas pareshtur për shpresën që kam.
Fitoj mbi dhembjen time,
o At’, ti je forca ime!
(REFRENI)
Që jeta të qesh’, të kem plot gëzim,
nis numëroj, çmoj çdo bekim.
Ankthi s’më mbyt kur mendjen e mbroj,
e paqja në shpirt nis të më pushtoj’;
të më pushtoj’.
(URA)
Do të luftoj, tej do ta flak,
çdo mendim që zemrën ma mpak.
Pse të dyshoj në do t’ia dal mban’,
kur më siguron se ty At’ të kam pran’?
Se ty At’ të kam pran’!
(REFRENI)
Që jeta të qesh’, të kem plot gëzim,
nis numëroj, çmoj çdo bekim.
Ankthi s’më mbyt kur mendjen e mbroj,
e paqja në shpirt nis të më pushtoj’.