Te kush tjetër mund të shkoj?!
Shkarko:
1. Nëpër udhët e jetës,
mes udh’kryqesh pa kthim,
kam ecur pa frik’,
krah Mësuesit tim.
Bari i Shkëlqyer,
prin me plot mençuri.
Drejton hapin tim,
në shtrëngat’ e stuhi.
(PARA-REFRENI)
Kurr’ s’kam për t’u mikluar
nga zëra të çakorduar.
S’ka gjuh’ e as mashtrim
që më spraps nga shtegu im!
(REFRENI)
Te kush tjetër mund të shkoj?!
Ku të gjej streh’ në dit’ të errët?!
Te kush tjetër mund të shkoj?!
Nga zërat e huaj
rri larg e i druaj!
Jezuin, Zotërin’ tim, dëgjoj.
2. I kënaqur, i sigurt
jam në krahët e tij,
me paqe në shpirt
e përreth dashuri.
Sa her’ shoh Jezuin,
mund të shoh Atin tim,
mësoj dhe fjal’ jete,
që çojn’ në shpëtim.
(PARA-REFRENI)
S’kam për t’u mikluar
nga zëra të çakorduar.
S’ka gjuh’ e as mashtrim
që më spraps nga shtegu im!
(REFRENI)
Te kush tjetër mund të shkoj?!
Ku të gjej streh’ në dit’ të errët?!
Te kush tjetër mund të shkoj?!
Nga zërat e huaj
rri larg e i druaj!
Jezuin, Zotërin’ tim, dëgjoj.
(REFRENI)
Te kush tjetër mund të shkoj?!
Ku të gjej streh’ në dit’ të errët?!
Te kush tjetër mund të shkoj?!
Nga zërat e huaj
rri larg e i druaj!
Jezuin, Zotërin’ tim, dëgjoj.
Te kush tjetër mund të shkoj?!
‘Vetëm ti ke fjal’ që çojn’ në jet’’, jet’.