KËNGA 128
Qëndro deri në fund
-
1. Me Fjalën tënde, Jehova,
na jep forc’ e guxim.
Spiranc’ për shpirtin shpresa jon’,
motivi yn’ për durim.
Besimi me themel të fort’,
të patundur po na mban,
e sprovat po na rafinojn’,
dhe ty, At’, të ndiejm’ më pran’.
-
2. I fort’ ësht’ zjarr’ i dashuris’,
në zemër thell’ na ngroh.
Asnjë stuhi nuk e lejojm’
që k’të zjarr të na e ftoh’.
Kjo bot’ e lig’ ushtron presion,
që të ndiejm’ tmerr e panik.
Por, pran’ e kemi Atin ton’,
prandaj rezistojm’ pa frik’.
-
3. Kushdo që gjer në fund qëndron,
shpërblimi po e pret:
bekim nga ti, o Jehova,
mir’njohja jote dhe jet’.
Ndaj po qëndrojm’ pa hequr dor’,
shohim para me besim.
I ngrohim zemrën Atit ton’
dhe marrim pa fund gëzim.
(Shih edhe Hebr. 6:19; Jak. 1:4; 2 Pjet. 3:12; Zbul. 2:4.)