«Revistat më të mira që ekzistojnë»
«Revistat më të mira që ekzistojnë»
BOTUESIT e revistës Zgjohuni! morën kohët e fundit një letër nga Lisela, një 18-vjeçare, nxënëse e shkollës së mesme në Shtetet e Bashkuara. Ajo shkruante:
«Jam regjistruar në një kurs historie të nivelit universitar. Na kërkohej të bënim kërkime e të shkruanim një kumtesë të zgjeruar, dhe unë zgjodha të shkruaja rreth qëndrueshmërisë morale të Dëshmitarëve të Jehovait ndaj nazizmit në Gjermani nën Rajhun e Tretë. Dua t’ju kërkoj listën e referimeve që ofronit në fund të artikullit ‘Dëshmitarët e Jehovait: Të guximshëm përballë rrezikut nazist’ në numrin e Zgjohuni! të 8 korrikut 1998. (shqip, korrik 1998) Artikulli bazohej në një punë të shkëlqyer kërkimore dhe ishte shkruar me kaq logjikë, saqë nëse unë e shkruaj kumtesën time vetëm me gjysmën e frymës entuziaste dhe të vërtetësisë së tij, rezultati përfundimtar do të jetë një dëshmi e madhe për komisionin që do të vlerësojë punën time.
Faleminderit që vazhdoni të botoni revistat më të mira që ekzistojnë. Në çdo numër unë marr ‘leksione të shkruara’ të një niveli shumë më të lartë se çdo gjë që na ofrohet në shkollë dhe kjo më nxit që të përpiqem të përmirësohem vazhdimisht në çdo kumtesë që shkruaj. Ju lutem të keni parasysh që i çmoj përpjekjet tuaja.»
[Burimi i figurës në faqen 22]
Fotoja në qendër: Państwowe Muzeum Oświęcim-Brzezinka, me mirësjelljen e USHMM Photo Archives