Nga lexuesit tanë
Nga lexuesit tanë
Universi Dua t’ju falënderoj për artikujt që japin informacione rreth universit tonë të mahnitshëm të tillë, si «Çfarë ka mbrapa planeteve?» (22 korrik 1999, anglisht) dhe «Rikthim në planetin e kuq». (22 nëntor 1999, anglisht) Ishin vërtet mjaft tërheqës dhe na e rritën çmueshmërinë për Krijuesin tonë.
M.A.T., Itali
Glaukoma Lexova pjesën «Alarm për verbërinë» në rubrikën «Një vështrim rreth botës». (22 nëntor 1999, anglisht) Gjashtë vjet më parë më diagnostikuan me glaukomë. Ka të ngjarë që, siç thuhej në artikullin tuaj, shumë njerëz me glaukomë të mos ndiejnë asnjë dhembje. Megjithatë, unë kam dhembje të forta në sy, si edhe dhembje koke herë pas here, ndonëse hedh përditë në sy ilaç me pika. Mos ndoshta disa nga ata që lexojnë artikullin tuaj arrijnë në përfundimin që glaukoma është gjithnjë pa dhembje?
H. M., Japoni
Pjesa jonë e shkurtër nuk bënte një trajtim në thellësi të kësaj sëmundjeje të rëndë. Artikulli «Glaukoma—Vjedhëse tinëzare e shikimit», në numrin e 8 majit 1988 (anglisht) bënte një shqyrtim më rrënjësor, dhe në të pohohej se disa pacientë në të vërtetë kanë dhembje.—BOT.
Lindje e parakohshme Dua të shpreh falënderimet nga zemra për artikullin «Mësuam të mbështetemi te Perëndia në vështirësi». (22 nëntor 1999, anglisht) Fliste për familjen Major dhe për vajzën e tyre të bukur Xho-Anën. Motrën time të vogël e diagnostikuan me sëmundjen e autizmit kur arriti moshën 2 vjeçe. Përballimi i sëmundjes së motrës është diçka e rëndë dhe sprovuese, por përvoja e Majorëve na e ka thelluar çmueshmërinë për faktin se sa e rëndësishme është të mbështetemi te Jehovai, pavarësisht nga çfarë na sjell jeta.
M. K., Shtetet e Bashkuara
Vajza jonë lindi në vitin 1992, në të njëjtin vit me Xho-Anën. Kur lindi peshonte vetëm 700 gramë. Mjekët këshilluan t’i bëhej një transfuzion gjaku. Një mjek, madje, tha se ajo do të kishte dëmtime në tru, nëse nuk i bënim transfuzion. Por ne iu lutëm Jehovait dhe qemë në gjendje të qëndronim të patundur. Sot ajo shkon në shkollë dhe nuk shfaq asnjë shenjë dëmtimi të trurit.
Ç. H., Japoni
Jam grua dhe nënë e tre fëmijëve. Duke qenë se im shoq është pa punë, nuk kemi as të ardhura, as sigurim shëndetësor. Por historia e Xho-Anës dhe e familjes së saj më ka ndihmuar ta përballoj jetën ditë pas dite. (Mateu 6:34) Faleminderit që më kujtoni të mos mbështetem te vetja, por t’i drejtohem Jehovait për të më dhënë forcën që t’i bëj ballë.
K. A., Shtetet e Bashkuara
Shekulli i njëzetë Po ju shkruaj për serinë «Shekulli i 20-të: Vite kritike ndryshimi». (dhjetor 1999) Më la mbresa informacioni i qartë që paraqitnit lidhur me kohërat e vështira që përjetuam gjatë shekullit të 20-të. Munda të kuptoj, gjithashtu, se si dhuna po e shkatërron njerëzimin pak nga pak. Ju përgëzoj për punën e mrekullueshme që po bëni.
U. G., Porto Riko
Avokadot Sapo mbarova artikullin «Avokadoja—Frut me njëmijë përdorime». (22 dhjetor 1999, anglisht) Mendoj, me të vërtetë, se shumë vetave do t’u pëlqejë ky artikull. Fillova të ha avokado kur isha nëntë muajsh. Kur isha tre vjeç, fillova të mësoja të bëj guakamolë. Tani jam dhjetë vjeç. Po mendoja për ata njerëz që nuk i hanë dot qepët, të cilat janë pjesë e recetës që sugjerohej në artikullin tuaj. Kështu, në recetën time të guakamolës unë përdor avokado, lëng limoni, kripë, salcë pikante dhe hudhra të grira.
N. E., Shtetet e Bashkuara
Faleminderit për sugjerimin!—BOT.