Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Të rritësh fëmijë të ekuilibruar: Si?

Të rritësh fëmijë të ekuilibruar: Si?

Të rritësh fëmijë të ekuilibruar: Si?

«Fëmijët e mësojnë respektin për veten dhe vetëkontrollin duke marrë si dashuri, ashtu edhe disiplinë nga prindërit»,​—thuhet në një artikull në The Gazette, gazetë e Monrealit të Kanadasë. Çfarë përfshin kjo gjë? Sipas psikologes Konstans Lalinek nga Monreali, është jetësore të caktohen kufij të qartë për sjelljen e fëmijës.

Lalinek, që punon me fëmijë dhe me familje, vëren, gjithashtu, se «kur nuk i lëmë fëmijët të përjetojnë pasojat e veprimeve të tyre, i pengojmë në një masë të madhe edhe që të mësojnë». Toleranca e madhe mund të ndikojë për keq në zhvillimin e një fëmije.

Këshilla e mençur dhe e provuar nga koha që jepet në Bibël rreth rritjes së fëmijëve, është mjaft me vend. Ajo thotë: «Fjala juaj Po, le të jetë Po, Jo-ja juaj, Jo.» (Mateu 5:37) Pasi të jenë vendosur rregulla të arsyeshme dhe fëmijët tuaj t’i kenë kuptuar ato, zbatojini pa vonesë dhe në mënyrë koherente. Mbështetini fjalët me veprime të efektshme. Kjo u jep fëmijëve një mesazh të qartë rreth rregullave të prindërve dhe asaj që presin ata​—që njerëzit ‘do të korrin atë që mbjellin’. (Galatasve 6:7; Romakëve 2:6) Synimi i dëshiruar i disiplinës së dashur e të efektshme është që fëmijët të mësojnë të respektojnë rregullat dhe të durojnë zhgënjimet e plotësimin e vonuar të dëshirave. Kështu mund të zhvillojnë cilësi që u nevojiten për t’u bërë të rritur të ekuilibruar e të përgjegjshëm.

Këshilla të mëtejshme rreth asaj që u thotë Perëndia prindërve për disiplinimin me dashuri të fëmijëve të tyre, gjenden në librin Sekreti i lumturisë familjare. Mund të merrni një kopje të këtij libri me 192 faqe duke plotësuar dhe duke postuar kuponin shoqërues në adresën e dhënë ose në njërën nga adresat e përshtatshme të radhitura në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Më dërgoni një kopje të librit Sekreti i lumturisë familjare.

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua, për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.