‘Më i miri rreth kësaj teme’
‘Më i miri rreth kësaj teme’
KY ISHTE mendimi i një pedagogu luteran nga San-Diego e Kalifornisë, SHBA, pasi mori librin Njerëzimi në kërkim të Perëndisë. Ai shkroi shprehjen e mëposhtme të falënderimit.
«I çmoj kohën dhe përpjekjet që keni harxhuar për të më treguar pikëpamjen e Dëshmitarëve për këtë botë të pështjelluar në të cilën jetojmë. E kam lexuar dhe rilexuar materialin rreth njerëzimit në kërkim të Perëndisë. Është më i miri që kam lexuar rreth kësaj teme. Mund të mos e kem shqyrtuar siç duhej literaturën luterane, por duket se literatura e Dëshmitarëve, që ma keni siguruar me kaq dashamirësi, qëndron shumë më lart se ato që kam parë nga literatura jonë. Ju falënderoj për interesin e vazhdueshëm për mirëqenien time frymore.»
Libri Njerëzimi në kërkim të Perëndisë përmban kapituj rreth mitologjisë, magjisë dhe spiritizmit, hinduizmit, budizmit, taoizmit e konfucianizmit, shintoizmit, judaizmit, krishterimit dhe islamizmit. Ai siguron, gjithashtu, udhëheqje se si ta adhurojmë Perëndinë në mënyrën që ai e miraton. Mund të kërkoni një kopje të këtij libri me 384 faqe, duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e postuar në adresën e treguar në kupon ose në njërën nga adresat e përshtatshme të radhitura në faqen 5 të kësaj reviste. *
[Shënimi]
^ par. 4 Edhe pse nuk gjendet në shqip, ky libër është në dispozicion në anglisht, italisht, frëngjisht dhe në shumë gjuhë të tjera.
□ Më dërgoni një kopje të librit Njerëzimi në kërkim të Perëndisë.
□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua, për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.