«Mendoja gjithnjë se isha e vetmja»
«Mendoja gjithnjë se isha e vetmja»
KOMENTIN e mësipërm e bëri Ulrika 13-vjeçare nga Kalifornia, SHBA, si rezultat i studimit të librit Sekreti i lumturisë familjare. Ajo shkruante:
«E çmova vërtet faktin që kishit futur në të kapitullin ‘Familjet me një prind mund t’ia dalin mbanë!’ Më ndihmoi të shkoj më mirë me mamin dhe t’i bëhem më shumë krah, pasi ajo është prind i vetëm. Më ndihmoi, gjithashtu, të kuptoj më mirë se si ndihet. Mendoja gjithnjë se isha e vetmja që provoja dhembje emocionale.» Kjo e re përfundonte: «Ai libër më ndihmoi shumë!»
Ky libër me 192 faqe ka ndihmuar miliona njerëz në mbarë botën. Libri Sekreti i lumturisë familjare mund t’u sjellë dobi të gjithë pjesëtarëve të familjes—burrave, grave, prindërve, fëmijëve, gjyshërve—vërtet, çdonjërit. Ndër kapitujt e tij praktikë janë: «Stërvitini fëmijët që në foshnjëri», «Ndihmojini adoleshentët të rriten të mbarë», «Mbroni familjen tuaj nga ndikimet shkatërrimtare» dhe «Mbani paqen në shtëpinë tuaj».
Për të marrë kopjen tuaj, ju lutemi të plotësoni dhe të postoni kuponin shoqërues në adresën që jepet në kupon ose në njërën nga adresat e përshtatshme të radhitura në faqen 5 të kësaj reviste. Do të merrni këshilla specifike që mund t’ju ndihmojnë të zgjidhni problemet dhe të bëni që jeta familjare të jetë një kënaqësi, ashtu siç pati për qëllim Krijuesi.
□ Më dërgoni një kopje të librit Sekreti i lumturisë familjare.
□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua, për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.